×
Hyrja
Profili

Fillimi i historise se Mark Zuckerberg dhe Facebook

Fillimi i historise se Mark Zuckerberg dhe Facebook

· 4 · 809

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-10-2010, 16:40:51
Sic e dime Facebook eshte bere tashme fenomen, madje i kane bere dhe nje film, si i tille ngjall dhe shume interes cdo gje ne lidje me te. Sidomos origjina, dmth se si kane filluar gjerat per te arritur aty ku eshte sot, me siguri shumekush mund t'i interesoje ta lexoje.

Keshtu keto dite eshte bere shume popullor nje artikull i gazetes se universitetit te Harvard-it, The Harvard Crimson, artikull ky qe flet pikerisht per Mark Zuckerberg dhe nje te "pabere" te tij, e cila e kishte futur ne telashe me drejtuesit e universitetit.

"E pabera" kishte e bente me nje faqe qe Mark kishte ndertuar aty nga fundi i vitit 2003 dhe qe ky e kishte hostuar ne serverat e universitetit. Faqja pare e Zuckerberg, qe mund te konsiderohet dhe si fillimi i Facebook, eshte quajtur Facemash.com dhe ishte pak a shume nje tip faqe "Hot or Not", nje format shume popullor ne ato vite.
Zuckerberg faqen qe kishte krijuar e kishte mbushur me foto vajzash te Harvard-it te marra pa leje ne serverat e universitetit. Pasi e kishte krijuar faqen ia kishte derguar per testim disa miqve te tij, por shume shpejt dhe keta ia kishin treguar te tjereve, duke sjelle keshtu qe per shume pak kohe faqja te vizitohej aq shume sa te krijoheshin probleme me serverat e universitetit, per shkak te mbingarkeses.

Gjithcka pastaj eshte histori, histori kjo qe mund te shihet dhe ne filmin e sapodale ne kinema "The Social Network".
Por eshte interesante te shihet se si kane evuluar gjerat. Pasi Zuckerberg e mbylli faqen per shkak te ketyre telasheve me faqen, ka shume mundesi qe formati i radhes qe zgjodhi, nje tip rrjeti social, te ishte vetem nje tjeter prove e tij per te testuar aftesite qe kishte ne programim. Mund te kete qene gjithashtu qe eksperienca me Facemash.com t'i kishte bere te kuptonte se sa potencial kane faqe te tilla nder studentet e universitetit me te njohur ne bote.

Artikulli i The Harvard Crimson: http://www.thecrimson.com/article/2003/11/19/facemash-creator-survives-ad-board-the/
Domeni i pare i Zuckerberg http://www.facemash.com/ (Zuckerberg e ka lene te skadoje qe ne 2007 dhe tashme zoterohet nga dikush tjeter)
Ankandi per Facemash.com http://flippa.com/auctions/108465/Facebook-Founders-FIRST-known-website-FaceMash-com---As-featured-in-the-Movie

  • Postime: 229
Epoka X
#1 ne: 06-10-2010, 21:21:48
Interesant...

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 26-11-2010, 15:38:29
Mark Zuckerberg: “Paratë dhe fama nuk më kanë ndryshuar”

Mendja e ndritur e djaloshit 26-vjeçar Mark Zuckerberg, i cili që kur ishte fëmijë studionte mekanizmin e breshkave Ninxha, ndërsa në adoleshencë ishte gjeni i kompjuterëve, i dha jetë një tjetër ideje: asaj të mesazheve. 500 milionë përdoruesit e “Facebook”-ut, domethënë një në 12 banorë mbi tokë, do të kenë në dispozicion një adresë e-maili (xy@facebook.com) që do t’i mundësojë ata të komunikojnë me miqtë vetëm me një klikim, ashtu siç bëjnë në chat. Një gjetje e thjeshtë që me siguri do të ketë pasoja mbi mënyrat që kemi për të komunikuar. Si ajo që Mark Zuckerberg dhe shokët e tij të kolegjit sollën kur shpikën “Facebook”-un, gjatë një nate pa gjumë për shkak të një zhgënjimi dashurie. Ku i dihet nëse edhe kjo shpikje do të jetë revolucionare për këta djem, që në gjashtë vjet kanë bërë për vete gjithë botën e tashmë janë edhe protagonistët e filmit “The Social Network” të David Fincher, që po korr sukses të paparë nëpër kinematë anembanë globit. Por, zoti “Facebook” qëndron gjithmonë i mbyllur në zyrë (“punoj 16 orë në ditë”, - thotë), ku punëtorët lëvizin sa nga një departament në tjetrin me patina, shkruajnë formula në mur, nuk veshin kurrë uniformë dhe i lajnë rrobat në lavanterinë e ndërmarrjes. Marku nuk ka kurrë kohë për të bërë ndonjë bisedë sy më sy me ndonjërin, dhe për të dëgjuar mendimet e tij duhet të presësh të shkruajë vetë në mesazhet e tij në “Facebook”, në bisedat e rralla kolektive me median dhe mbi të gjitha, në takimet që zhvillohen në selinë kaliforniane, me rastin e prezantimit të ndonjë shpikjeje të re. Takimi i fundit ndodhi vetëm pak ditë më parë, me rastin e lançimit të “Messages”, në një shou televiziv me pjesëmarrjen e Oprah Winfrey, dhe sigurisht të gjithë Amerikës. Ajo shfaqje e rrallë në televizor i dha mundësinë njerëzve të dëgjonin edhe opinionin e tij për filmin e frymëzuar nga historia e tij personale. Fillimisht Zuckerberg kishte thënë se nuk do të shkonte kurrë për ta parë. Megjithatë, më vonë ndryshoi mendim: “Pas një periudhe shumë të vështirë, unë dhe ortakët e mi shkuam për t’u çlodhur në kinema. Filmi është frymëzuar nga historia ime, por aty nuk shfaqej jeta ime, ndaj nuk kam asnjë problem. Në fund të fundit, është vetëm një prodhim kinematografik”, është shprehur ai. 26-vjeçari kuqalosh, i lindur në një lagje të vogël të Nju Jorkut, djali i një dentisteje dhe një psikiatri (ka dy vëllezër dhe një motër që punon për të) shumë shpejt nga “haker” u bë një miliarder i fuqishëm. “Për fjalën ‘haker’ shpesh kemi një kuptim të madh”, - ka shpjeguar shumë herë Zuckerberg. “Nuk ka lidhje me veprime e jashtëligjshme në rrjet, por me një mënyrë për të shkëmbyer njohjet, për të bërë diçka më të madhe, më të mirë dhe më të shpejtë se sa një njeri i vetëm mund të bëjë. Unë i kam nisur navigimet e mia në internet shumë shpejt. E quaj veten autodidakt. Në gjimnaz, në ‘Phillips Exeter Academy’, bashkë me mikun tim, Adam D’Angelo kemi përmirësuar programin ‘Winamp’, në mënyrë që të ishte në gjendje të krijonte një përpilim në ‘MP3’ që të ndiqte shijet muzikore të gjithsecilit. Ftuam ‘Aol’ dhe ‘Microsoft’-in që ta shkarkonte falas. Na thanë që duhej të shkonim të punonim tek ata për të krijuar shpikjen tonë”, - shprehet gjeniu. Përkundrazi, Zuckerberg zgjodhi Harvardin. Pikërisht aty pati një iluminim, sa të thjeshtë aq edhe gjenial: “E kuptova që në universitet nuk kisha në kompjuter një udhëzues me fytyrat dhe historitë e studentëve, ndaj më kërkuan që ta hapja. Pastaj hyra fshehurazi në sistemin e universitetit dhe krijova një faqe interneti shumë elementare që e quajta ‘Facemash’. Kështu, në mënyrë të rastësishme mblodha dhe publikova fotografitë e disa të diplomuarave dhe i ftova studentët që të zgjidhnin më tërheqësen dhe të dërgonin imazhe me fytyrën e tyre. Brenda katër orëve pati 450 vizitorë dhe 22 mijë foto të shkarkuara”. Më vonë Mark u transferua në Kaliforni, ku ndante apartamentin me Sean Parker, bashkëthemeluesin e ‘Napster’, një sajt për shkëmbim ‘file’-sh. Shoku i ri e prezantoi me Peter Thiel, themeluesin e ‘PayPal’, i cili e dëgjoi vetëm 15 minuta Zuckerberg, por u bind për ta financuar me 500 mijë dollarë. Edhe Bill Gates, ‘babai’ i “Microsoft”, e vuri re menjëherë talentin e Mark, madje e pranon edhe sot se sa të vlefshme kanë qenë këshillat e tij. Në fund të vitit 2004 përdoruesit e “Facebook” ishin rreth 1 milion. Tani janë 500 milionë dhe numri pret që të rritet. Kritikat për privatësinë? “Jemi të bindur se sa më shumë persona të jenë të lidhur mes tyre, aq më e hapur dhe më e prekshme do të jetë bota. Për më tepër, një botë e tillë është edhe më e mirë. Kohë e fundit kemi thjeshtëzuar sistemet e kontrollit të informacionit dhe mënyrën për të çaktivizuar aksesin e personave të padëshirueshëm”, - shprehet Zuckerberg. Me pastrimin e imazhit të tij (thuhej se ishte një djalë që nuk kishte miq dhe ortakë, sepse e quante veten shumë të suksesshëm), pas dhurimit të 100 milionë dollarëve për një shkollë publike (“thjesht u frymëzova nga shembulli i gjyshes time, që ka qenë mësuese”), Zuckerberg tani është i angazhuar në gjuetinë e talenteve të reja për t’i marrë në skuadrën e tij të përbërë nga 600 punëtorë. “Po kërkojmë më të mirët. Çdo dy muaj prezantojmë maratonën e punës, ku njerëzit kanë një natë në dispozicion për të përfunduar një projekt. Natën mund të krijosh gjëra të jashtëzakonshme”, - thotë ai. Me “Messages” numri i përdoruesve të “Facebook”-ut pritet të rritet akoma. Suksesi dhe titulli si miliarderi më i ri mbi tokë nuk duket se kanë ndryshuar stilin e jetesës së Zuckerberg. Sipas “Forbes”, pasuria e tij kap shifrën 6,9 miliardë dollarë. “Jam gjithmonë i njëjti. Po kërkoj të eksploroj kufij të rinj. Po punoj shumë që ‘Facebook’-u t’i rezistojë kohës. Po marr mësime për të mësuar kinezçe dhe dua të shkoj me pushime në Kili në fund të vitit me të fejuarën time, Priscilla Chan. Jetojmë në një apartament të vogël dhe të  thjeshtë. Nuk më intereson luksi. Bëj një jetë normale: shkoj për darkë, shoh filma, dal me miqtë”. Risia e vetme ka të bëjë me stilin e tij. Tani vë kravatë. “Mendova të ndryshoja pak, por e kam kuptuar që nuk e mbaj dot. Më duket sikur më zë frymën. Më mirë këmishat gri dhe xhinset”, - shprehet Zuckerberg. Shqip

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 23-07-2011, 10:18:46
Po kontrolloja tani per temat ne lidhje me Facebook dhe arrita deri te faqja e 15, por nuk munda te vazhdoj me se u merzita. Aq shume tema paska per Facebook :d

Nje teme e vitit 2008 ku lajmerohet se FB arrin 100 milione perdorues: http://www.zeriyt.com/facebook-arrin-ne-100-milione-perdorues-t46745.0.html

Ndersa kjo duhet te jete tema e pare fare ne lidhje me Facebook, ne ate kohe FB ishte ende anonim per publikun shqiptar. Behet fjale per vitin 2006. http://www.zeriyt.com/gjeniu-i-ri-i-internetit-refuzon-1-miliarde-dollare-te-yahoos-t34569.0.html

Nje postim i im ne kete teme ne lidhje me rrjetet sociale: http://www.zeriyt.com/gjeniu-i-ri-i-internetit-refuzon-1-miliarde-dollare-te-yahoos-t34569.0.html;msg470719#msg470719