×
Hyrja
Profili

Gjerat qe nje webmaster nuk duhet te beje!

Gjerat qe nje webmaster nuk duhet te beje!

· 10 · 2094

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-02-2007, 15:12:55
Mund te kete shume gjera qe nje ndertues apo mirembajtes faqesh nuk duhet te  beje, por une po permend disa prej tyre.

 1) Asnjehere mos bej nje faqe teresisht apo ne pjese me te madhe ne flash, nqs ajo faqe nuk eshte personale. Nje faqe e ndertuar per publikun e gjere nuk duhet te jete ne flash per disa arsye: se pari sepse makinat e kerkimit nuk do kapin asgje ne ate faqe. E dyta qe ka po aq rendesi sa e para eshte fakti se teknologjia flash eshte teper e rende dhe duhet marre ne konsiderate qe shume persona ende perdorin linja interneti te ngadalta, apo kane kompjutera jo shume te fuqishem. Ne nje faqe edhe vetem nje banner flash eshte shume, por kaq do ishte e pranueshme.

 2) Mos vendosni kurr qe ne faqe te pare nje radio apo cfaredo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gje qe une urrej me shume, kur sapo hyn diku te hapet ndonje radio e shpifur. Mos harroni se shijet tuaja nuk jane dhe shijet e te tjereve dhe me e rendesishmja: shpesh windows media player e ngrin nje faqe qe eshte ne ngarkim e siper. Ai vizitor qe deshiron te degjoje radio apo cfaredo gje tjeter e luajtur me Windows media mund ta gjeje vete ne faqe dhe duke e klikuar e hap. Une personalisht nje faqe qe me hap radion direkt e mbyll dhe nuk  vazhdoj ta vizitoj me.

Keto jane dy keshillat e pare, here tjeter do vazhdoj me tej.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#1 ne: 07-02-2007, 02:45:18
Kjo e radiove qe hapen vete, eshte me te vertete irrituese dhe e padrejte. Sidomos per ata qe perdorin lidhje interneti me transfer te limituar te te dhenave.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#2 ne: 08-02-2007, 00:47:01
Mos vendosni kurr qe ne faqe të parë një radio apo çfarëdo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gjë qe unë urrej me shumë, kur sapo hyn diku te hapet ndonjë radio e shpifur.

Njesoj edhe per mua. Ma shpifin faqet qe, sa i hap, me ngjallin bokset e kompjuterit me ndonje kenge te Sinanit apo te Gilit...  ^o)

  • Postime: 10
  • Gjinia: Mashkull
Qerkinaj
#3 ne: 09-07-2007, 02:40:30
Mund te këtë shumë gjëra qe një ndertues apo mirembajtes faqesh nuk duhet te  beje, por unë po përmend disa prej tyre.

 1) Asnjëherë mos bëj një faqe teresisht apo ne pjesë me te madhe ne flash, n.q.s. ajo faqe nuk është personale. Një faqe e ndertuar për publikun e gjerë nuk duhet te jetë ne flash për disa arsye: së pari sepse makinat e kerkimit nuk do kapin asgjë ne atë faqe. E dyta qe ka po aq rëndësi sa e para është fakti se teknologjia flash është tepër e rëndë dhe duhet marrë ne konsideratë qe shumë persona ende përdorin linja interneti te ngadalta, apo kanë kompjutera jo shumë te fuqishem. Ne një faqe edhe vetëm një banner flash është shumë, por kaq do ishte e pranueshme.

 2) Mos vendosni kurr qe ne faqe të parë një radio apo çfarëdo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gjë qe unë urrej me shumë, kur sapo hyn diku te hapet ndonjë radio e shpifur. Mos harroni se shijet tuaja nuk janë dhe shijet e te tjerëve dhe me e rendesishmja: shpesh windows media player e ngrin një faqe qe është ne ngarkim e sipër. Ai vizitor qe deshiron te degjoje radio apo çfarëdo gjë tjetër e luajtur me Windows media mund ta gjeje vete ne faqe dhe duke e klikuar e hap. Unë personalisht një faqe qe me hap radion direkt e mbyll dhe nuk  vazhdoj ta vizitoj me.

Këto janë dy keshillat e pare, herë tjetër do vazhdoj me tej.


Pershendetje ke premtu qe do na thuash edhe  Keshillat e tjera dhe nuk do te ndalesh vetem me keto Dya qe ke permend ti. Te lutem naj trego te tjerat se ndoshta ndonje nga to do te na mbetet ne kokë
Nderime
 GQ

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 17-07-2007, 10:01:25
Keni te drejte :)
Dy keshilla te tjera:

1)
Kjo vlen me shume per forumet. Nje faqe nuk duhet te jete gati asnjehere i mbyllur per vizitoret. Qe nje faqe te jete e mbyllur dhe te jete e vizitueshme vetem nga te rregjistruarit, atehere do duhet te kesh para per ta reklamuar ate neper faqe te ndryshme dhe qe ta reklamosh duhet te paguash goxha para. Por duke qene se shumica e webmasterave nuk i kane keto  burime financiare, ose nuk duan te shpenzojne per dicka te tille, atehere dhe mbyllja eshte gjeja me e keqe qe mund te bejne.
Sic thashe qe nje faqe te behet popullore, ajo duhet te jete e hapur per publikun. Por nese e mbyll ate, atehere nuk do mund te marresh publikun e duhur- dhe kjo per disa arsye:
Se pari sepse faqja nuk do te indeksohet ne makinat e kerkimit, qe jane burimi kryesor i trafikut ne ditet e sotme. Nje faqe qe nuk shihet nga vizitoret nuk mund te shihet as nga robotet e kerkimit dhe si rezultat nuk mund te indeksohet.
Se dyti nje vizitor pasi ky hyre ne nje faqe dhe sheh qe per te pare seksionet qe i interesojne duhet te rregjistrohet, ne 90 % te rasteve do te ike ne nje faqe tjeter dhe nuk do te kthehet gati kurre me. Kjo sepse njerezit i duan gjerat e thjeshta dhe te shpejta dhe nuk kane deshire (ose thjeshte pertojne) t'i hyjne procedurave te merzitshme te rregjistrimit. Per me shume qe sot ka nje numer teper te madh forumesh dhe komunitetesh virtuale.
Pra shkurt, nese nuk ke para me shumice, nuk duhet kurre ta besh nje faqe te mbyllur per vizitoret.

2)
Reklamat. Ka gati 6 muaj qe ne faqet shqiptare kane hyre ne mase reklamat, sidomos ato nga Google ads. Kjo eshte mire, sepse me se fundi dhe shqiptaret po i hyjne rruges se berjes para ne internet, por une personalisht shoh nje defekt te madh, qe per mendimin tim eshte dhe gabim i madh.
Reklat duhen, por ama ashtu si duhet - "Gjella me krip, por kripa me karar" - thote populli.
Nje faqe e tejngarkuar me reklama eshte e  bezdisshme dhe jo e kenaqshme per syrin, por edhe lodhese. Prandaj dhe nje vizitor (te pakten une keshtu e bej) do te largohet menjehere sapo te shoh qe qe ne koken e faqes ne vend te ndonje logo do te shohe reklama sa gjysma e faqes. Po ashtu dhe futja e reklamave ne cdo qosh duke ngaterruar permbajtjen e faqes me reklamat ben qe vizitoret te largohen dhe te mos denjojne fare te klikojne diku.
Duhen ndare qarte reklamat nga permbajta e faqes dhe mbi te gjitha nuk duhet te kete nje mbingarkese me blloqe publicitare, sepse nese dikush sheh nje reklame interesante per te ai do ta klikoje kudo qofte, por presupozohet se nje vizitor vjen ne nje faqe per informacione interesante dhe jo per te pare reklamat.

Shpresoj qe t'i vlejne dikujt keto keshilla.

  • Postime: 7
doni86
#5 ne: 16-02-2008, 05:01:59
faleminderit shum max per keshillat.....do me duhen meqe jam i ri ne kte fushe :)

  • Postime: 40
Steganos
#6 ne: 16-02-2008, 06:36:50
Shqipetaret kane zbuluar Google Adsense edhe varda per te bere leke. Se shpejti te tere keta qe mbushin faqet kot me kot ti kapin targen Adsense se do i thone Good Bye.

  • Postime: 118
  • Gjinia: Mashkull
Alb4nian
#7 ne: 02-05-2008, 11:14:33
Mbi tegjitha faqja te jet online 100% nese faqja ndalet per 24 ore humb shume e mos te flasim per jave ose muaj.

Per permbajtjen e faqes nuk do te beja analiz te madhe, sepse pjesa me e madhe e shqiptareve qe surfojne neper faqe nuk zgjedhin shume e shume, ata kan nevoj per mp3, dvd ose radio.

Do te theksoja edhe un se stermbushja e faqes me bannera nuk sjell gje pos humbje deri ne 0. Un per vete kam vendosur nje banner ne fund te indeksit, dhe nga nje banner neper pjeset me te shfletuara te faqes sime. Dhe kjo me mjafton qe te kem fitime e te mos humb vizitoret.

  • Postime: 1
Stilltoni
#8 ne: 23-06-2008, 01:04:07
Un do te keshilloja te bejne kujdes me google ads. Nga eksperienca ime dhe te tjerve keshilloj qe mos bejne klikime vete ne reklamat pasi google eshte me dinak. Te len sa te besh ca ca dollar e kur ti mendon se ja hodhe ai ta blloko e nuk te jep as sqarim. Per me teper nuk te lejon me hap llogari tjeter me emrin tuaj.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 26-10-2010, 00:19:57
Keshillat e ketushme vlejne akoma. :) Eshte mire t'i rikujtojme.