×
Hyrja
Profili

Google dhe Top Channel

Google dhe Top Channel

· 7 · 1434

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-01-2009, 00:12:16
Me terhoqi vemendjen nje lajm i Top Channel, ne te cilin behej fjale per Google qe gjashme ka hapur nje makine kerkimi vetem per myslimanet. Pasi lexova shkrimin vizitova edhe faqen dhe menjehere me ra ne sy se nuk behej fjale per gje tjeter, vecse per nje faqe qe perdorte "Google custon search", dhe nuk kishte asgje te bente me vete Google e akoma me pak me nje makine kerkimi qe ishe hapur nga Google per kerkues myslimane.

Me kete doja te terhiqja vemendjen per keta gazetare qe behen qesharake duke u munduar te krijojne lajme per gjera qe s'i njohin. Shkrimi ne vetvete nuk e thote tamam ate qe pretendon titulli, por dihet se titulli eshte koka e lajmit.

Citim
Google krijon motorin e kerkimit per fene islame
Ne Turqi eshte vene ne pune nje motor kerkimi vetem per besimtaret e fese islame.

Sipas gazetes me popullore ne vend, “Hurriyet”, faqja quhet www.muslumangoogle. com dhe perdor arkivin e te dhenave te kompanise meme, Google.

E vecanta e ketij motori kerkimi eshte se ai censuron te gjitha fjalet jo etike dhe perqendrohet ne kerkimet specifike per fene islame. Fjale te tilla si “porn” apo “sexy” nuk mund te hapen nga ky motor kerkimi.

Faqja e pare e kesaj adrese eshte jeshile, cka simbolizon ngjyren e shenjte te islamit, ndersa hapesirat publicitare bejne thirrje per ndihme ndaj popullsise palestineze. 
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=140306

Nese shikoni te DomainTools domeni http://whois.domaintools.com/muslumangoogle.com i perket nje fare Selimi dhe nuk ka asnje lidhje me Google.
Madje ky domen eshte thjeshte nje ridrejtues te nje tjeter. http://whois.domaintools.com/islamara.com

  • Postime: 70
gjentli
#1 ne: 18-01-2009, 00:35:00
Hhaha, Max ke shume te drejte me kete qe thua. Dhe une pata lexuar lajmin dhe hyra te kjo faqja, dhe mund te them se ata qe njohin google dhe filozofine tyre, mund te kuptojne se ajo nuk eshte pune e Google.

Ndersa sa i perket kesaj qe thua per gazetaret, ky eshte nje problem shume i madhe i TCH. Une e vizitoj shume shpesh kete faqe, dhe me te vertete cuditem nganjehere kur shoh lajme shume te quditshme, me tituj shume te ndryshem per nga permbajtja, e keshtu me radhe. Mendoj se TCH ka nevoje per redaktor me te mire per web faqen, pasi eshte burimi kryesor i informacionit per shqiptaret ne net.

Poashtu nje problem tjeter eshte se pak mediume (per te mos thene asnje), kane gazetar te informatikes.

Ku di gje ai tipi qe ka shkruar artikullin, se cfare eshte google custom search engine. jam mese i bindur se as nuk ja ka idene per kete.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 18-01-2009, 00:37:46
Ky eshte nje rast per te cilin ne mund te japim mendim me profesional. Por Top Channel nuk vuan vetem nga mangesite ne lajmet qe kane te bejne me fushat e informatikes. Edhe lajmet e tjera trajtohen dhe komentohen sikur te ishin muhabet tavoline mes shokesh dhe jo lajme te nje televizioni te madh qe shikohet nga nje shume e madhe njerezish. Vertete per te ardhur keq.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#3 ne: 18-01-2009, 01:01:35
Po titulli eshte si karamelja per femijet.
Ky gazetari ose ka qene shume i zgjuar dhe ke perdor kte titull per tu shitur artikulli i tij ose ka fol pa lidhje per gjera qe nuk njeh.

Ndo nje gazetar socialist ( ndo e cilesonte Sala)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 14-06-2009, 00:02:18
Gazetaret e seksionit online te Top-it jane vertete per t'u qare hallin.
Lexoni pak kete lajmin ketu: http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149349
Shikoni titullin dhe pastaj lajmin ne vazhdim.

Dhe kete http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149114
Daneze-Holandeze-Filipinas-Jemenas :D

« Editimi i fundit: 07-12-2010, 00:58:35 nga M A X »

  • Postime: 406
[Joni]
#5 ne: 14-06-2009, 15:57:01
TCH online nuk ka vetem probleme me gazetaret por edhe me webmasterat...
Ne faqe ka shume probleme me sigurine (nuk po i bej publike ketu...)
Ka shume probleme me strukturen etj.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 07-12-2010, 00:57:29
Rastesisht e gjeta kete temen perseri dhe me beri pershtypje qe te gjitha linqet e vjetra te ndodhura asokohe nen /new/, nuk funksionojne me. Webmasteri i TCH mbase ka nevoje te njihet dhe me redirects :d
 

Google Lens mundeson tani leximin e shkrimit te dores

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 08-05-2020, 22:39:30
nga M A X
Si te nderroj passwordin ne Google?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 01-04-2020, 18:22:22
nga M A X
Si te perdorim Google Docs?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:12:38
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Earth?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:46
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Maps?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:01
nga InfoZ