Hyper Text Transfer Protocol ( ose e njohur ndryshe si http e URL-se) është sigurisht gjëja kryesore për protokollin e transferimeve të të dhënave në internet, por nuk është më më efikase. Kështu më nëntor të 2009 Google fillojë të punojë mbi një projekt për zëvendësimin e saj me një shërbim të ri, emëri i të cilit është SPDY ( nga sdeedy= i shpejt). Sot nëse përdorni Chrome në faqet e Google, mund ta shikoni SPDY në zbatim.
Një mënyrë për të parë ndryshimin është duke përdorur Chrome dhe Firefox duke kërkuar në dokumentet e google. Me Chrome do hapen gati 20 % më shpejtë. I njëjti ndryshim do duket dhe ne faqet si gmail, iGoogle ose dhe Google Advanced Scholar Search.
Sigurisht, protokolli i komunikimit nuk është i vetmi që ndikon në shpejtësinë e një faqe. Varet dhe nga ngarkesa e rrjetit nga ana e përdoruesit, gjithashtu ISP e serverit ndikon në rezultate.
Gjithashtu, SPDY funksionon nëse mbështetet si nga shfletuesi por edhe nga serveri. Kështu, në faqe të tjera si Facebook apo Yahoo, nuk do vëreni ndonjë ndryshim të madh në shpejtësi.
Dhe një faktor tjetër është në formën e të dhënave. SPDY nuk ka ndonjë rritje të shpejtësisë me ndonjë formë mrekullie. Një nga gjërat që bënë është duke përdorur ngjeshjen (ose paketimin) gzip për të zvogëluar madhësinë e të dhënave. Por për të dhënat që janë të kompresoruara si , mp3, mp4, video apo imazhe jpeg nuk ka vërtetuar ndonjë ndryshim në shpejtësi.
Por pavarësisht nga kufizimet e tij, SPDY ka gjëra që të tjerat ja rrinë deri tek gjuri. Si për shembull, mund t’i japë më shumë rëndësi të dhënave kryesore në një faqe- mund të ngarkojë më parë një video si një faqe dhe më pas reklamat.
Në planet e google është që SPDY të jetë si një open source. Mund t’i gjeni nga kodin C++ këtu gjithashtu dhe një eksperimentim Apache Web Server module, për të gjithë ju që doni të eksperimentoni për sa i përket serverit.
Mirë se të vini gjërat, google shumë shpejt do lëshojë gjithashtu source code paraqesë SPDY në World Wide Web Consortium ( W3C ) që të zyrtarizohet si protokoll.
Ky shkrim eshte mare nga: Google shpejton internetin me SPDY - Forum Familjar
http://www.forumfamiljar.com/teknologjia/google-shpejton-internetin-me-spdy/#ixzz1KqziltkD