×
Hyrja
Profili

Google po zhvillon nje makine qe nuk ka nevoje per shofer

Google po zhvillon nje makine qe nuk ka nevoje per shofer

· 4 · 629

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-10-2010, 23:50:29
Google njofton sot ne blogun zyrtar, se prej kohesh jane duke punuar ne nje projekt qe ne te vertete nuk ka shume te beje me web-in, por me makinat qe njerezit anambane globit i perdorin cdo dite.

Projekti ne fjale ka te beje me ndertimin e makinave robotike, qe nuk kane nevoje per shofer. Makinat e me te cilat Google po punon ecin vete dhe njerezit ne to kane vetem rolin e pasagjerit, por jo te shoferit.

Video me nje nga keto makinat qe perdoren per testime nga Google.

Autonomously-driving Google Car

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 10-10-2010, 23:51:38
PcWorld.al ka nje artikull me te gjere per kete ceshtje.

***

Miqtë tanë amerikanë këto ditë janë befasuar me një Toyota Prius që ka lëvizur në autostradën që lidh qytetin San Francisco me Los Angeles, për shkak se kjo makinë ka pasur një kamerë interesante cilindrike të montuar sipër, por ajo që nuk ka mundur të mos bie në sy ka qenë mungesa e ngasësit. Po pra automjeti ka qenë pa ngasës!

Automjeti në fjalë është një projekt i Google, që ka qenë duke vëzhguar në mënyrë sekrete plane për automjete që drejtojnë vetveten, duke përdorur softuer të inteligjencës artificiale që mund të hetojnë çdo gjë afër automjetit dhe të emitojnë vendimet e bëra nga një drejtues i zakonshëm human.

Me një person përgjegjës që merr nën kontroll timonin nëse diçka shkon keq dhe me një teknik në karrigen e bashkudhëtarit për të monitoruar sistemin navgiues, shtatë automjete testuese janë vozitur për më shumë se 1.000 milje pa intervenimin e njeriut dhe për më shumë se 140.000 milje vetëm me intervenime kohë pas koheshe të njeriut. Një makinë ka drejtuar vetën tatëpjetë rrugës Lombardi në San Francisco, që është një prej rrugëve me më së shumti kthesa dhe me përqindjen më të madhe të rënies në këtë vend. I vetmi aksident sipas inxhinierëve ishte kur një automjet i Google ishte goditur prapa kur u ndal para shenjës së kuqe në semafor.

Automjetet autonome janë ende larg prodhimit masiv, por teknologët thonë se kanë ëndërruar për to qysh kaherë dhe besojnë se do të jenë në gjendje të transformojnë shoqërinë në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë përmes internetit .

Robotët reagojnë më shpejtë se njerëzit, kanë perceptim 360 shkallësh dhe nuk shpërqendrohen , bien në gjumë gjatë rrugës apo ndikohen nga barërat, argumentojnë inxhinierët. Sipas inxhinierëve automjetet që drejtohen vetvetiu mund të dyfishojnë kapacitetin e rrugëve dhe mund të rrisin sigurinë në trafik. Sepse sipas tyre automjetet robotike kanë më pak tendenca për të bërë aksidente, dhe rrjedhimisht mund të jenë më të lehtë, reduktojnë shpenzimet e konsumimit të derivateve, janë më të sigurta, etj. Në mes tjerash ata sugjerojnë që të punohet më shumë në besueshmërinë e tyre sepse në rast të mosfunksionimit në trafik nuk ka CTRL+ALT+DELETE sikurse tek kompjuteri në rast bllokimi, kështu që siguria është një element kyç në ndërtimin e tyre.

Programi hulumtues i Google që përdor inteligjencën artificiale është duke tentuar të revolucionojë industrinë automobilistike dhe po vërteton planet ambicioze të Google që shkojnë përtej biznesit kërkues.

Priusi i Google është i pajisur me një bashkësi të sensorëve dhe pas daljes në trafik përcjellë një rrugë të programuar në sistemin navigues me GPS. Ai lëviz në shpejtësinë e përcaktuar në bazë të rregulloreve të përfshira në databazë, kurse pajisja sipër tij prezanton një hartë të detajuar të ambientit. Makina ndalet në shenja të trafikut dhe bënë paralajmërime se po i afrohet vendkalimit të këmbësorëve  apo kthesave në rrugë. Sipas inxhinierëve automjeti mund të programohet me personalitete të ndryshme të drejtimit, prej asaj komforte në atë sportive.

Christopher Urmson, një shkencëtarë i robotikës pranë Universitetit Carnegie Mellon, ishte prapa timonit por nuk përdorte atë. Për të marrë përsipër kontrollin ai duhej të bënte njërën prej tre gjërave: të prekte një buton të kuq afër dorës së tij të djathtë, të prekte frenin apo të kthente timonin. Ai veproi kështu dy herë: në njërin rast një biciklistë kaloi në të kuqen në semafor dhe në rastin tjetër një makinë para tij u ndal dhe filloi të kthehej prapa për tu futur në parking. Por sipas tij vetë makina ka mundur të parandalojë aksidentin, në rast se do të kishte ardhur deri aty.

Më pas me një veprim ai kthen makinën në drejtim automatik dhe pushon dorën në mbajtëset anësore brenda makinës. Ai thekson se automjeti tërheq vëmendjen e njerëzve, por shumica mendojnë se është gjenerata e ardhshme e automjeteve të Street View, të cilat Google i përdor për të bërë imazhe dhe për të mbledhur të dhëna për hartat e saja.

Projekti në fjalë është ide e Sebastian Thrun, një drejtorë 43 vjeç pranë Laboratorit të Stanford për Intelegjencë Artificiale, dhe një inxhinierë i Google e bashkë-zbulues i shërbimit Street View.

Përveç ekipit prej 15 inxhinierëve që punojnë në projektin e tanishëm, Google ka punësuar edhe një grup të njerëzve tjerë që të vendosen në ulësen e udhëtarit dhe të shikojnë si po rrejdhojnë gjërat. Google është duke përdorur gjashtë Toyota Prius dhe një Audi TT, në kuadër të projektit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje rreth projektit, por disa thonë se Goolge mund të shkojë drejt profitit nëse ofron informata dhe shërbime të navigimit për krijues të automjeteve autonome, e disa të tjerë thonë se Google mund të shes vet teknologjinë e navigimit, në të njëjtën mënyrë siç ofron Androidin si sistem operativ për celularët e mençur.

Automjetet autonome janë ndërtuar e dizajnuar nga shkencëtarët e inxhinierët qysh prej mesit të viteve 1960-ta, por inovacionet kruciale ndodhën në vitin 2004 kur dora hulumtuese e Pentagonit filloi me Grand Challenge. Gara e parë dështoi, por në vitin 200, Dr. Thrun me ekipin e tij të Stanford ndërtuan një makinë të quajtur Stanley që fitoi garën me një automjet të një ekipi rival nga Universiteti Carnegie Mellon. Dy vite më vonë, një tjetër ngjarje ndodhi dhe u vërtetua se automjetet autonome mund të futen në ngasjen e sigurt urbane.

Sipas Dr.Thrun automjetet autonome do të ishin edhe më shumë të dobishme për njerëzimin sesa vetëm për të lëvizur në vete. “Njerëzit do të mund të shkëmbenin automjetet e t’i thirrni ato në bazë të nevojës, dhe si rezultat do të kishte nevojë për më pak makina, duke u reduktuar kështu edhe hapësirat e nevojshme për parkim”. /pcworld.al

  • Postime: 229
Epoka X
#2 ne: 11-10-2010, 16:23:27
Google esht kompani me punetore gjeniale.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 11-10-2010, 23:25:54
 Gjigandi i internetit, kompania Google ka testuar në rrugët e Kalifornisë automjetin e pazakontë që nuk ka nevojë për shofer, teksa ecën nëpër trafik.

Megjithëse i gjithë projekti tingëllon si një film fantastik-shkencor, Google e ka bërë atë realitet, e gjatë testimeve ka ndodhur vetëm një incident, teksa automjeti pa shofer ka goditur një tjetër makinë me shofer.

Sipas gazetës amerikane Neë York Times, Google ka punësuar inxhinierë të cilët kanë marrë pjesë në garat e automjeteve të automatizuara.

Google pohon se njëra prej qëllimeve kryesore të projektit është siguria. Në kompani vlerësojnë se integrimi i kësaj teknologjie do të zvogëlojë vdekjet në aksidentet e trafikut me 50 %, sepse konsideron që në kushte të caktuara kompjuterat ngasin makinën më mirë se njerëzit.

Ata vlerësojnë se automjetet e tilla do të mund të ishin më afër njëra-tjetrës, që do të zvogëlonte lëmshin e krijuar në trafik nga automjetet, gjersa do të ulte edhe shpenzimin e karburanteve, me anë të kontrollit më të mirë të gazit.

(e.n/BalkanWeb)
 

Google Lens mundeson tani leximin e shkrimit te dores

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 08-05-2020, 22:39:30
nga M A X
Si te nderroj passwordin ne Google?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 01-04-2020, 18:22:22
nga M A X
Si te perdorim Google Docs?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:12:38
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Earth?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:46
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Maps?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:01
nga InfoZ