×
Hyrja
Profili

Google+

Google+

· 26 · 3004

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-06-2011, 16:43:09
Pra Google dje prezantoi ate produkt, te cilin ka nje vit qe po e pergatit. Ne fakt kete here se kane quajtur fare produkt, por projekt, sepse askush ne kete bote s'mund te thote se ky "produkt" do te jete i suksesshem apo jo!
Mund te thuhet se kjo eshte tentativa finale e Google per t'u bere edhe rrjet social e per te thyer dominimin e rrezikshem te Facebook-ut. Tentativat e deritanishme duhet thene se kane qene te dobta dhe aspak serioze.

Per momentin Google+ eshte hapur vetem per nje numer te kufizuar personash, por ka nje sistem ftesash qe mund te beje qe per disa dite te shtohet numri i perdoruesve. Sidoqofte, besoj se shume shpejt do ta hapin per te gjithe. Deri atehere s'mund te thuhet gje nese eshte vertete sherbim me potencial dhe qe ia vlen, apo jo. Edhe se per momentin ka komente goxha pozitive nga specialistet e fushes.

https://plus.google.com/ eshte faqja hyrese, ku dhe per momentin merren informacione per sherbimin qe po vjen. Nga aty mund te behet dhe kerkese per pranim ne projekt.
« Editimi i fundit: 04-07-2011, 00:51:07 nga M A X »

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 29-06-2011, 16:47:08
Cfare duhet theme hapur dhe pa dorashka fare, eshte fakti se Google ka kopjuar haptas dhe shume fare, Facebook-un.


http://twitpic.com/5iiwos/full

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 29-06-2011, 16:49:51
Google sërish sfidon Facebook’un... kësaj radhe me Google+

Më në fund Google ka bërë të ditur armën e saj më të re në botën e rrjeteve sociale; një shërbim i quajtur Google+...
Google ka shkaktuar mjaft turbulencë në botën e rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme kur shpalosi projektin e saj “Top-Sekret” Google+, që është një shërbim i ri që esencialisht kthen komplet Google’in në një rrjet gjigant social.

Gjersa Facebook me 700 milion përdoruesit e saj, është një rrjet social mjaft i madh dhe që mundëson të lidheni me miq duke shtypur butonin për të pranuar një kërkesë miqësie, Google+ synon që të ridefinojë mënyrën sesi njerëzit lidhen online, duke iu mundësuar atyre të krijojnë një lloj-llojshmëri të grupeve më të vogla të quajtura “Cirlces” (po më kujtohet në këto qaste ideja e grupit “The Pitchers” në Startup Live Casting Pristina...), të cilat lejojnë njerëzit të shkëmbejnë informacione dhe përmbajtje vetëm me miqtë apo kolegët që zgjedhin.

“Ne besojmë se shkëmbimi online është shkatërruar. Dhe madje është bërë edhe i çuditshëm” tha një përfaqësues i Google për TechCrunch. “Ne mendojmë se lidhja është një nevojë bazike njerëzore. Ne e bëjmë këtë gjë në jetën e përditshme, por veglat tona online janë rigide. Ato na detyrojnë neve të futemi në shporta – apo të bëhemi tërësisht publik” u shpreh Vic Gundotra, president i Social for Google.

Sikurse Facebook News Feed, edhe Google+ ju ofron përdoruesve një panel ku paraqiten një sërë përditësimesh prej miqve të tyre. Materiale të shkëmbyera, komente, fotografi e gjëra të tjera janë të ndara në “transmetime”, dhe secila është e grupuar në rrathë të caktuar të miqve.

Google+ mund të kontrollohet përmes një shiriti të ri të ridizajnuarm që do të paraqitet në maje të secilës faqe që është produkt i Google. Përmes kësaj përdoruesit e Google+ mund të qasen në profilet e tyre, të kontrollojnë lajmërimet dhe të shkëmbejnë në përmbajtjen në rrathë të ndryshëm.

Një veçori tjetër pranë Google+ është edhe funksionaliteti mobil. Google+ mobile app momentalisht është në ofertë përmes Android Market dhe së shpejti do të paraqitet edhe në Apple App Store.

Sa për informacion shërbimi është ende në “testim fushor”, dhe vetëm disa njerëz fatlum do të mund të qasen në të gjatë kësaj kohe. Por kompania ka bërë të ditur se shumë shpejtë produkti do të jetë publik. Le të shpresojmë se do të shohim diçka më të mirë se Google Buzz apo Orkut... /pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 06-07-2011, 00:43:02
Zuckerberg, numër një në Google+

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg mesa duket ka skuqur konkurrencën Larry Page e Sergey Brin, sepse sipas Google+ Statistics ai renditet si përdoruesi më i ndjekur në kuadër të Google+.
CEO i Facebook ka 21,218 ndjekës, ndërsa prapa tij renditet CEO i Google me 14,798, Vic Gundotra i Google Social me 13,783 ndjekës, bashkë-themeluesi i Google Sergey Brin me 11,629, blogeri Robert Scoble me 11,389, ndjekësi i spamit në Gogole Mat Cutts me 9,153, themeluesi i TWIT Leo Laporte me 7566, Bradley Horowitz me 7,187, MG Sielger prej TechCrunch me 6,579 dhe blogerja Gina Trapani me 5,649.

Krijuesi i Google+Statistics Boris Veldhuijzen Van Zanten shpjegon se popullariteti i CEO’s së Facebook është për shkak të asaj se ka shumë miq. “Ai ka më së shumti miq në bot, ata kanë bërë film për të dhe ai është më i pashëm se Larry dhe Sergey”. /pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 06-07-2011, 15:22:25
Profilet private në Google+ do të fshihen pas datës 31 korrik, 2011

Me zgjerimin e shërbimit Google+ për më shumë njerëz, përmasat përfundimtare të këtij shërbimi fillojnë që të formësohen. Këtu kemi një hollësi interesante: nuk do të ketë profile privatë në Google+. Nëse zgjedhni që ta mbani profiling tuaj si privat, Google thjesht do ta fshijë atë pas dates 31 korrik 2011.
Nga seksioni i Google+:

Qëllimi i Google Profiles është që t’ua mundësojë juve që të udhëheqni identitetin tuaj online. Sot, pothuajse të gjithë profilet janë publikë. Ne besojmë që përdorimi i Google Profiles për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë dhe të lidhen me ju online është se si produkti përdoret më së miri. Profilet privatë nuk e lejojnë këtë, kështu që ne kemi vendosur që të kërkojmë të gjithë profilet të jenë publikë.

Mbani në mend që emri juaj i plotë dhe gjinia janë informatat e vetme që do të paraqiten në profiling tuaj; ju do të jeni në gjendje që të ndryshoni ose largoni ndonjë informatë tjetër që nuk dëshironi ta shkëmbeni.

Nëse ju tani keni një profil privat, por nuk dëshironi që ta bëni public, ju mund ta fshini profiling tuaj. Ose, ju mundeni thjesht të mos bëni gjë. Të gjithë profilet privatë do të fshihen pas dates 31 korrik, 2011.

Kjo paraqet një ndryshim të theksuar në mes të Google+ dhe rrjetit Facebook; në Facebook, ju mund të keni një profil tërësisht privat, i cili nuk do të paraqitet në kërkimet në Google, ose madje edhe kërkimet në Facebook nuk do ta paraqesin atë (për njerëzit që nuk janë shokë me ju në Facebook). Në anën tjetër, Google+ ju kërkon domosdoshmërisht publikimin e emrit dhe gjinisë, duke nënkuptuar mundësinë për ta përdorur këtë shërbim./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 10-07-2011, 00:09:24
Sa shpejt ndertuan nje forum per Google Plus http://www.plustopix.com/  hmmmmm:

I ndertuar me SMF ;)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 12-07-2011, 21:39:43
Kjo eshte shume interesante per ata qe kane website.

Citim
How to set up a "yourdomain.com/+" redirect in one .htaccess line:

RedirectMatch ^/\+(.*)$ http://plus.google.com/YOUR•PLUS•ID•HERE$1

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 13-07-2011, 11:03:56
Te tjera truqe.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 13-07-2011, 12:42:10
Rivali i Facebook, Google +, rritje impresionuese

Google + duket se do ta rivalizojë fuqishëm rrjetin social më të madh në botë, Facebook. Edhe pse ka pak ditë që ka dalë në treg, Google + pritet që në përfundim të ditës së sotme të shënojë 10 milionë përdorues, ndërsa deri në fund të javës të shënojë 20 milionë përdrues.

Të dhënat bëhen të ditura nga “Ancestry.com”. Vetëm 32 orët e fundit në këtë rrjet janë regjistruar 2.2 milionë persona. Kjo rritje ka ndodhur pvarësisht faktit se ti nuk mund të regjistrohesh i lirë, por duhet që të të ftojë ikush që është pjesë e këtij rrjeti. Nëse regjistrimi do të ishte i lirë, rritja e Google + do të ishte shumë herë më e madhe. Me këto ritme, Google + mund ta arrijë shumë shpejt dhe madje ta kalojë Facebook.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 18-07-2011, 14:43:35
Google Plus, ja pse është më i mirë se Facebook

Edhe pse vetëm pak ditë në treg, Google Plus pritet që brenda 24 orëve të vijim të kapë shifrën e 10 milionë anëtarëve. Bëhet fjalë për rrjetin social më të ri në botë që po konkurron Facebook në një kohë rekord. Sipas Ancestry.com, në 32 orët që lamë pas në Google Plus janë regjistruar 2.2 milionë përdorues ndërkohë që janë bërë të ditura detajet përsë Google është më tërheqës se sa Facebook apo ndonjë rrjet social tjetër. Së pari, Google Plus funksionon me rrethe miqsh që do të thotë se ju mund ti ndani personat që shtoni si shokë sipas rretheve shoqërore në familje, shokë, miq, kolegë etj.

Kjo do tju japë mundësinë që informacionin tja adresoni audiencës që keni dëshirë. Nga ana tjetër, duke mësuar nga gabimet e Facebook dhe Tëitter, Google Plus jep mundësinë për kontrollin e ndarjes së informacionit. Përmirësime priten që të bëhen dhe në motorin e kërkimit ndërkohë që për tu bërë anëtar i Googl Plus, mbetet ende pothuajse i pamundur pasi më parë duhet të merrni një ftesë në adresën tuaj të G-Mail për tu bërë pjesë e tij. /A.R/ Gazeta Shekulli

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 19-07-2011, 23:46:18
Shikoni kete se eshte e forte :D

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 20-07-2011, 10:08:11
Tani G+ ka dhe aplikacionin e tij per iPhone

Vic Gundotra nga Google ka postuar në Google+ ky rrjet tani është i gatshëm për përdoruesit e pajisjes iPhone. Vetëm disa javë pasi u lëshua aplikacioni për Android, përdoruesit e iPhone mund ta përdorin atë në Circle, Huddle dhe Stream, me një aplikacion për iOS.
Ndërsa, përdoruesit e iPad dhe iPod touch do të duhet që end eta përdorin faqen e rregulluar për celularë, sepse ky aplikacion funksionon vetëm për iPhone 3G, 3GS dhe iPhone 4. Gundotra shkruan që aplikacioni duhet që rishtas të dalë në dyqanin për aplikacione, por ju mund ta merrni atë nga lidhja këtu.

Një zëdhënës i Google, rreth mospërshtatjes së këtij aplikacioni për iPad dhe iPod touch, tha: “Ne jemi duke punuar shpejt për ta rregulluar aplikacion Google+ për celularë të sa më shumë platformave dhe pajisjeve që është e mundshme. Sot ne kemi lajmëruar mundësinë për iPhone.”/pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 20-07-2011, 17:09:33
Nje tjeter parodi e lezetshme

Google+ vs. Facebook: Mark Zuckerberg's Reaction

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 21-07-2011, 16:46:33
Postoni në Twitter dhe Facebook automatikisht nga Google+

Tani nuk ka ndonjë rrugë për të postuar përditësime nga Google+ në Twitter dhe Facebook. Sidoqoftë, Zane Claes ka zhvilluar StartG+, që është një shtojcë për shfletuesin Chrome, që do të mund të përdoret nga njerëzit që duan të postojnë përditësimet në rrjetet si Twitter dhe Facebook, drejtpërdrejt nga Google+.
Për të postuar në Twitter dhe Facebook, ju duhet që të kyçeni nëpërmjet shfletuesit Google Chrome.

Ja disa gjëra që Start G+ mund të bëjë:

Të vendosni rrjedhën tuaj të rrjetit Facebook dhe Twitter brenda rrjedhës së Google Plus, tërësisht me lidhjet “Stream” anash;
Automatikisht të postoni në Facebook dhe Twitter kurdo që vendosni diçka në Google Plus;
Të shtoni një lajmërues për inbox-in e Gmail në pjesën e sipërme, kështu që ju nuk keni nevojë që ta keni një tab të hapur për gmail. Klikimi në ikonën e Gmail shfaq një meny me porositë e palexuara që ju mundësojnë qasjen në emailat tuaj drejtpërdrejt brenda rrjetit Google+./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 22-07-2011, 10:36:45
Rritja e trafikut në Google+ po vazhdon...

Google+ ka filluar të bëhet emër i njohur në skenën e rrjeteve sociale dhe analizat për të (sikurse me çdo produkt të ri të një kompanie të madhe), kanë qenë një përzierje e optimizmit dhe skepticizmit.
Por çfarëdo të kenë qenë reagimet, nuk ka asnjë dyshim që publiku ka qenë entuziast për të provuar rrjetin e ri social. Sipas një raporti të ri nga Experian Hitwise, Google+ është duke u rritur vazhdimisht. Javën e kaluar, trafiku në këtë faqe u rrit për 283% krahasuar me një javë më parë, dhe 821% krahasuar me një periudhë prej dy javë më parë. Gjatë javës së kaluar rrjeti social ka arritur të pranojë më shumë se 1.8 milion vizita dhe ka fituar vendin e 42’të si faqja sociale më e vizituar, dhe vendin e 638 si faqja më e vizituar në SHBA.

Hitwise thekson se 56% e trafikut në këtë shërbim buron nga pronat e Google, përfshirë Google.com, që ka pasur pjesëmarrje në trafik prej rreth 34%. Është pothuajse befasuese, se pronat e Google nuk janë duke ofruar edhe më shumë mbështetje me një nivel më të madh të trafikut. Nxitësit tjerë kanë qenë motor tjerë kërkues (37%) dhe email (21%).

Në anën tjetër sipas një kalkulimi Google+ ka tejkaluar 10 milion përdorues, dhe shumë shpejtë mund të arrij në 18 milion të tillë. Por nëse faqja ka pranuar 1.8 milion vizita gjatë javës së kaluar, atëherë kjo do të thotë se numri i vizitorëve që nuk janë kthyer në faqe qysh prej regjistrimit është tmerrësisht i lartë. /pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 23-07-2011, 09:30:02

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 27-07-2011, 00:49:24
10 këshilla për përdorues të rinj në Google+

Përderisa po vazhdon rritja e numrit të përdoruesve në kuadër të rrjetit më të ri social Google+, shumica dërmuese, veçanërisht në rajonin tonë, vazhdon të sillet përreth tij në Facebook e Twitter, dhe po heziton t’i bashkëngjitet.
Megjithatë nëse ju jeni në grupin e përdoruesve të rinj që dëshiron t’i bashkëngjitet rrjetit, por po hezitoni nga frika për mënyrën e shfrytëzimit të tij dhe për pozitën e tij në treg, PCWorld Albanian duke shfrytëzuar këshillat e ofruara nga Mashable dhe bashkëpunëtorët e saj, prezanton para jush 10 prej tyre që mund t’ju hyjnë në punë për të shfrytëzuar këtë rrjet social më mirë.

1. Shtoni më shumë informacione në dritaren e profilit tuaj

Për shumicën e përdoruesve të Google+ ju nuk jeni asgjë përveçse një thumbnail, por nëse ata vendosin miun mbi fotografinë tuaj, atëherë ju jeni një thumbnail me një përshkrim të shkurtër rreth kompanisë ku punoni, profesionist apo lokacionit. Por sipas Mashable ka një teknikë të thjeshtë që mund ta bëjë Google+ të shfaq më shumë informacione rreth jush kur dikush vendos miun mbi fotografinë e profilit tuaj. Editoni profilin tuaj, zgjidhni seksionin e punëdhënësit, dhe në vendin e parë “Employer name”, shkruani biografinë dhe zgjidhni pjesën “current”. Çfarëdo që shkruani do të duhej të paraqitet tani kur njerëzit vendosin miun mbi fotografinë tuaj. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Atom McCree & Simon Kemp).


2. Organizoni përmbajtjen me Rrathë

Circles (rrathët) janë një vegël shumë e dobishme për organizim të përmbajtjeve. Falë faktit se ju mund të krijoni rrathë të thatë, ka një sërë opsionesh organizative para të cilave ju duhet të shfaqeni. Por ju mund të krijoni rrathë të thatë në të cilët mund të vendosni gjëra për të shkëmbyer dhe t’i lexoni më vonë. Ju mund të krijoni rrathë të quajtur “lexo më vonë” apo “test”, dhe më pas artikujt që i shkëmbeni aty nuk i shesh askush por ju në njëfarë forme i keni bërë bookmark apo ruajtur për lexim të mëvonshëm. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Evelyn Barney & Natalio Cosoy).

3. Klikoni në fotografi të profileve

Një trik shumë interesant i ndërtuar në Google Plus është mundësia për të shfletuar të gjitha fotografitë e profilit të ngarkuara nga një përdorues, qoftë nga faqja e profilit apo faqja e postimeve. Ju mund të bëni këtë duke klikuar imazhin e avatarit të përdoruesit që qëndron në skajin e majtë lartë, por nëse ata kanë shtuar më shumë se një fotografi ju mund të shfletoni albumin edhe prej kësaj pike. Gjersa në njërën anë është një gjë e dobishme për të shikuar fotografitë e profileve me një hap, disa përdorues të Plus kanë krijuar një koncept kreativ. Dizajneri Phouthong Luong ka dy fotografi të profileve përmes së cilave mund të shfletoni. Ato janë të të njëjtit koncept si natyra e filmave të vizatuar. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Tom Paladino).

4. Ndalni shkëmbimin në postime

Një prej gjërave më të pëlqyera në Google+ sipas Mashable është mundësia e postimit të kufizuar, në vend të atij publik. Ju mund të shkëmbeni gjëra me një person apo me tërë botën. Megjithatë, nuk ka askush që e ndal dikë që të klikojë “share” dhe të ekspozojë postimin tuaj privat para tërë botës. Por Google+ ofron mundësinë edhe për të ndaluar shkëmbimin e postimeve tuaja. Nëse keni postuar diçka që dëshironi ta ruani privat,. Klikoni në menynë rënëse që ka shigjetën në pjesën e djathtë të postimit dhe zgjidhni “disable reshare". Për arsye të dukshme kjo ndalon edhe “+mentions” në komentim të postimit, edhe nëse ju dëshironi që të përmendni dikë që ka komentuar tek ju më parë. Mos harroni se dikush mund të përdor Print Screen, megjithëse së paku është një lloj forme e ruajtjes së privatësisë.

5. Si të gjeni permalinks

Nëse dëshironi të gjeni një permalink të një postimi të një personi kjo gjë është e thjeshtë. Nëse postimi është shpërndarë publikisht, ju mund të klikoni në shigjetën e menysë rënëse në skajin e djathtë dhe të zgjidhni “link to this post”. Kjo do të hap postimin në një tab të veçantë, duke lejuar që të kopjoni dhe të vendosni URL-n.

Nëse postimi ka opsione të kufizuara për shkëmbim, kjo mundësi nuk paraqitet në menynë rënëse. Në vend të kësaj klikoni në orën apo datën në pjesën e poshtme të postimit. Kjo gjithashtu do të hap postimin në një dritare të re dhe do të shpalos URL’në, edhe pse askush nuk do të jetë në gjendej ta shoh. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Tom Paladino).

6. Tërhiqni dhe lëshoni përmbajtje për të shkëmbyer

Nëse zgjeroni kutinë e shkëmbimit, atëherë ju mund të tërhiqni dhe lëshoni përmbajtje në të. Kjo funksionon për video, fotografi, linka dhe madje edhe profile të Plus.

7. Ndryshoni dukshmërinë e Rrathëve tuaj

Google+ shfaq të gjithë njerëzit në rrathët tuaj në mënyrë të rëndomtë  në profilin tuaj. Megjithatë ju mund të ndryshoni opsionin e zakonshëm të shfaqjes së rrathëve, në vetëm disa të caktuar dhe t’i fshihni të tjerët. Me fjalë të Google kjo ju mundëson të fshihni atë për të cilën ndiheni në siklet, dhe të shfaqni vetëm njerëzit më të mirë që njihni. Për të bërë këtë ndryshim, klikoni në “Edit Profile” dhe më pas klikoni kutinë e rrathëve në të majtë të ekranit tuaj. Më pas zgjidhni cilët rrathë dëshironi që bota t’i sheh dhe më pas vendosni nëse dëshironi që të shfaqen njerëzit që ju kanë shtuar në rrathët e tyre.

8. Lajmëroni njerëzit rreth postimeve

Në vend se të rrezikoni mbulimin e postimit në hapësirën e transmetimit të vazhdueshëm të informacioneve, Google+ ofron një mënyrë të paralajmërimit të njerëzve në rrathë rreth një postimit, pa pasur nevojë që të shtoni emrat e përdoruesve veç e veç. Për ta vënë këtë në funksion klikoni në rrethin me të cilin po shkëmbeni informacioni dhe më pas zgjidhni “notify about this post”.

9. Shtoni efekte speciale në fotografitë në Google+

A e dini se Google+ ofron disa efekte shumë të bukura për fotografi? Madje ka edhe një opsion “I’m feeling lucky”. Klikoni në një prej fotografive tuaja për të shfaqur prapavijën e zezë, dhe më pas klikoni menynë “Actions” në pjesën e poshtme të djathtë, dhe përdorni opsionet si “Auto Contrast” dhe “Auto Color” pastaj Cross Process, Orton-ize, bardh-e-zi, etj.

10. Të gjitha URL’t e Google+

A e keni ditur se në Google+ mund të qaseni edhe sipas këtyre URL’ve:

www.google.com/+
www.plus.google.com
www.google.com/plus
nëse dëshironi të shkoni direkt në profilin tuaj ju mund të shkruani edhe www.plus.google.com/me

http://www.pcworld.al/ja-se-si/5146-kshilla-prdorues-rinj-Google.html

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 29-07-2011, 13:09:34
Bie trafiku i Google+

Pas një fillimi të fuqishëm, rritja e Google+ ka ngadalësuar ritmin. Raporti i kompanisë “Experian Hitwise” tregon se trafiku dhe koha mesatare e kaluar në rrjetin social ka rënë javën e fundit në SHBA.

Vizitat totale në Google+ ranë përreth 3%, në 1,79 milion në SHBA, gjatë javës së fundit krahasuar me javën e shkuar. Koha mesatare e kaluar në faqe ka rënë me 10%, nga 5 minuta e 50 sekonda në 5 minuta e 15 sekonda.

Kompania që ka bërë raportin ka qenë e kujdesshme të mos ekzagjeroi rezultatet. “Kjo nuk është një rënie e madhe” – deklaruan nga kompania.

Javën e shkuar “comScore” raportoi 20 milion vizitorë unik në rrjetin e ri social. Disa madje, aq të dashuruar me rrjetin e ri social, mbyllën llogarit e tyre në Facebook dhe e kaluan të gjithë aktivitetin e tyre në Google+.

(a.h/BalkanWeb)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 07-08-2011, 01:06:29
Google+ mund të kalojë rrjetet Twitter dhe Linkedin

Sipas një studimi, tani në Google+ janë të regjistruar 13% e adoleshentëve amerikanë dhe kjo shifër mund të shkojë në 22% për një vit, duke kaluar rrjetin Twitter dhe Linkedin, për t’u bërë rrjeti numër dy, pas Facebook-ut.
Raporti, i bazuar në një sondazh në Bloomberg dhe YouGov, ku  1,003 adoleshentë amerikanë ishin pjesëmarrës, zbuloi që 71% e  adoleshentëve amerikanë përdorin rrjetin Facebook, por, pas një viti, ky numër mund të shënojë rënie në 69%. Në mesin e njerëzve që i përdorin të dy shërbimet, Facebook dhe Google+, 30% thonë që ata planifikojnë që ta ndërpresin kohën të cilën e shpenzojnë në Facebook. Sidoqoftë, 31% e përdoruesve të Google+ thonë që ata i kanë braktisur llogaritë e tyre në Google+ ose kurrë s’kanë postuar në ato llogari.

Sidoqoftë, Twiter dhe Linkedin mund  të vazhdojnë të rriten.

Twitter mund të përfshijë 3% më tepër amerikanë, duke arritur kështu në 20% në tërë Shtetet e Bashkuara. Linkedin, i cili pritet që të shtojë 2%, mund të mbërrijë në 20%. Ndërsa, 45% e të përgjigjzrve që janë regjistruar në Google+ thane që ata e kanë lexuar çdo ditë përmbajtjen në këtë rrjet. Për rrjetin Facebook./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 07-08-2011, 22:51:47
Ftoni në Google+ vetëm me një lidhje

Ftimi i shokëve në Google+ tani është bërë më i lehtë, për shkak të një ndryshimi që ka ndodhur për përdoruesit.
Përditësimi ua mundëson që të dërgoni ftesa vetëm duke e paraqitur një lidhje. Duke ua dhënë shokëve tuaj një lidhje të veçantë, deri 150 ftesa mund t'i dërgoni për t'ua mundësuar njerëzve mundësinë për t'u regjistruar në këtë rrjet, i cili po shënon rritje të madhe të numrit të përdoruesve. Edhe mundësia e kaluar për të ftuar shokët, duke shkruar emailat e pranuesve, vlen ende.

Ky përditësim ishte lajmëruar nga inxhinieri në Google+, Balaji Srinivasan. "Pasi që jemi ende në fazën testuese, ne jemi duke kufizuar numrin e të regjistruarve me këto lidhje për 150 ftesa nga i njëjti person për tani," tha Srinivasan në postimin e tij në Google+./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 17-08-2011, 13:16:18
Publikimet në Google+ do të duken në motorin e kërkimit

Google ka bërë të ditur se së shpejti përdoruesit e Google+ do të shohin publikimet e tyre publike edhe në rezultatet e kërkimit.

Kjo vecori do të aktivizohet vetëm kur përdoruesit janë të loguar në llogarinë e tyre.

Në rezultatet e kërkimit do të duken vetëm publikimet publike dhe jo ato private.



Kur kërkoni në Google, për shembull një restorant, në rezultatet e kërkimit do të duket edhe përmbajtja e publikuar nga përdoruesit e tjerë të Google+ në rrethet tuaja.

Një shembull në rezultatet e kërkimit:

(a.h/BalkanWeb)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#21 ne: 27-08-2011, 00:05:18
Injorimi me Google+ më pak i rëndë se bllokimi

Google+ nuk i paraqet lidhjet në mes të njerëzve si në botën e vërtetë. Ky rrjet shoqëror i Google sapo ka marrë më shumë mprehtësi me mundësinë e re për t’i injoruar njerëzit.
Më parë, anëtarët e Google mund t’i bllokonin të tjerët, por tani nuk mund ta bëjnë këtë.

Dhe për shkak se Google nuk i tregon një personit që është injoruar, Google+ tani ua mundëson të mosqenurit shoqëror: njerëzit e injoruar ende mund të tregojnë nëse janë në një nga rrathët tuaj, duke paraqitur një ndjekje e cila në praktikë nuk është e vërtetë.

Ju gjithashtu mund të injoroni njerëz të cilët nuk janë duke ju ndjekur por ju i ndiqni ata, postimet e të cilëve do të paraqiteshin në rrjedhën tuaj “incoming”.

Ju gjithashtu mund të injoroni njerëz të cilët nuk janë duke ju ndjekur por ju i ndiqni ata, postimet e të cilëve do të paraqiteshin në rrjedhën tuaj “incoming”.

Ja se si mbrëmë programerja në Google+, Olga Wichrowska, e përshkruajti veçorinë:

Injorimi i dikujt është kryesisht të thuhet se ju nuk jeni thjesht të interesuar – mbase ju nuk i njihni ata, ose ndoshta ju nuk doni që të shihni se çfarë ata janë duke shpërndarë. Kur ju ja bëni Ignore dikujt, disa gjëra ndodhin në Google+, duke përfshirë:

-ju nuk mund të shihni ndonjë nga postimet e tyre në rrjedhën Incoming.

-ju nuk do të merrni lajmërime për aktivitetet e tyre.     

-ju nuk do t’i shihni ata në faqen tuaj të rrathëve./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#22 ne: 21-09-2011, 10:38:52
Qe prej dites se djeshme G+ eshte hapur per te gjithe. Shikoni sot se cfare 'ofron' Google kur hyn ne http://www.google.com/ si vizitor :d

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#23 ne: 19-11-2011, 23:50:46
Rrjeti shoqëror i Google mund të shohë një ngritje më të madhe falë veçorisë së re që mund ua mundëson përdoruesve ndërtimin e profileve për të paraqitur brendet e tyre dhe falë një ndryshimi në sistemin më të ri operativ të Google, që është Android 4.0.
Përdoruesve të cilët i shkruajnë të dhënat e tyre në telefona me sistemin e ri do t’iu paraqitet mundësia për t’u regjistruar në Google+.

Është një ide mjaft e mirë që do të ndikojë në më shumë përdorues për rrjetin Google+, pasi që shumë njerëz nuk kanë përvojë çfarëdo qoftë Google+. Duke përkrahur përdoruesit e Ice Cream Sandwich për t’u regjistruar, rrjeti shoqëror mund t’u shpaloset miliona përdoruesve të cilët nuk e dinë se ç’është apo si funksionon ky rrjet. Dhe disa nga ta me siguri që do ta pëlqejnë atë. Gjatë kësaj jave,  Google lëshoi kodin burimor për Ice Cream Sandwich, duke ua mundësuar kështu ndërtuesve të pajisjeve dhe zhvilluesve të tjerë që të fillojnë vendosjen e softuerit në telefonat celularë dhe tabletët që përdorin Android.

Galaxy Nexus i Samsung do të jetë i pari që do ta ketë sistemin e ri operativ. Ai u lëshua të martën në Britani të madhe dhe është duke u quajtur si telefoni më i shitur Android ndonjëherë, një përshkrim ky i cili do të jetë si një sllogan kur kjo pajisje do të fillojë të shitet edhe në Shtetet e Bashkuara./pcworldalbanian

  • Postime: 1439
  • Gjinia: Mashkull
DiniL
#24 ne: 20-11-2011, 22:19:34
Une nuk i preferoje shume keto faqe facebook google+ hi5 etj, por me sa po shoh nga sherbimet qe ofron google+ do ja arrije qellimit qe t'ja kaloje FB
 

Google Lens mundeson tani leximin e shkrimit te dores

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 08-05-2020, 22:39:30
nga M A X
Si te nderroj passwordin ne Google?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 01-04-2020, 18:22:22
nga M A X
Si te perdorim Google Docs?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:12:38
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Earth?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:46
nga InfoZ
Si ta perdorim Google Maps?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 13:10:01
nga InfoZ