×
Hyrja
Profili

Hackerat Serb sulmojne qeverine shqiptare

Hackerat Serb sulmojne qeverine shqiptare

· 3 · 1073

  • Postime: 40
  • Gjinia: Mashkull
armenito
ne: 22-10-2008, 09:26:32
Eshte skandaloze te mendosh se adresa web shqiptare te ministrive vazhdojne te qendrojne me muaj te tere te hack-eruera dhe askush nuk merr asnje mase per ti levizur ato. Mire qe qeveria shqiptare nuk ka nje zyre per administrimin e sigurise se adresave web te tyre por ajo qe ben pershtypje se qeveria e ka pasur si moton e saj kryesore "Shqiptaret ne moshen e internetit".
Un i sugjeroj qeverise qe para se te fuse shqiptaret ne boten e internetit duhet te hyje ajo. Ne fakt, edhe legjislacioni shqiptare nuk parashikon krimet kibernetike, pra me ane te kompjuterit. Mjafton te sjell ne mendje nje hacker shqiptare i cili blinte bileta falas kompanise "Belle air" ku edhe pse emri i tij u be publik ai nuk u arrestua. Mungesa legjislative ka lidhje me mungesen e eksperteve ne kete fushe.
Adresat web te ministrive kane qene shpesh ne shenjestren e hackerave serb, kjo per arsye te urrejtjes qe serbet kane ndaj shqiptareve; megjithate lufta kibernetike thellohet edhe me shume kur hackera shqiptare kane sulmuar vazhdimisht adresa serbe, ndaj kjo mund te quhet si nje pergjigje-kunder-pergjigje.
Ne vendet evropiane sulmi i nje adrese qeveritare eshte krim dhe denohet penalisht, keshtuqe shqiperia mund te quhet nje parajse per hackerat, piraterine dhe cdo gje te jashteligjshme qe ka lidhje me internetin.

Adresa web te ministrive qe jane (ose vazhdojne) hackeruar:
http://www.jfc.mil.al/doc
http://www.tradoc.mil.al/doc
http://www.aaf.mil.al
http://www.gs.mil.al
http://www.navy.mil.al/doc
http://www.air.mil.al/doc
http://www.supcom.mil.al/album
Nje faqe e Ministrise se Punes dhe Shanseve te Barabarta ka muaj te tere qe eshte ne kete gjendje
http://www.shssh.gov.al/awstats/


Marre nga www.veriu.com Exlusive!

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 22-10-2008, 09:32:47
E kemi diskutuar këtë problem me herët dhe aktualisht nga të gjitha adresat qe janë renditur këtu vetëm dy janë ende te hack-uara. Duhet t'i kishe kontrolluar adresat para se t'i publikoje këtu.
Por të gjitha këto s'e fshehin faktin se faqet zyrtare janë tepër joprofesionale dhe se qeveria s'e ka aq seriozisht kur flet për internetin dhe informatizimin e sektoreve te ndryshëm.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
 

Hackerat serbe ne sulm!

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 07-08-2011, 22:50:22
nga M A X