×
Hyrja
Profili

Hackerat serbe ne sulm!

Hackerat serbe ne sulm!

· 19 · 1494

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-07-2011, 13:32:53
Serbet hackojne Kosova-sot.info

Sic njoftohet nga ShkabajTK faqja online e gazetes Kosova Sot eshte hackuar nga hacker serbe.
Kosova-sot.info aktualisht eshte e mbyllur dhe mban shenimin Under Construction.
Di gje njeri cfare CMS kane pasur perdorur keta?
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 16:19:36 nga M A X »

  • Postime: 372
livefutboll
#1 ne: 30-07-2011, 14:42:38
Prishtinë – Hakerët serbë përmes sulmeve të dhjetëfishuara kanë sulmuar portalin “Adem Jashari (www.ademjashari.com) dhe portalin “Gjuha Shqipe” (www.gjuhashqipe.com).
Edhe pse këto sulme ishin shumë të sofistikuara kompania softuerike “Alba-Soft” që është partnere e Qendrës për Edukim dhe Përparim (QEP) e që merret me mirëmbajtjen e këtyre portaleve deri më tani me sukses i kanë mposhtur hakerët serbë.
Drejtori i QEP-it Lulëzim Shishani, tha për portalin www.gjuhashqipe.com , se për orë të tëra po luftohet për mbrojtjen e këtyre dy portaleve dhe se sulmet ndaj këtyre portaleve janë duke u bërë me mjete shumë të sofistikuara.
“Për më shumë se 12 orë luftohet në mbrojtjen e këtyre dy portaleve të sulmuara vazhdimisht nga hakerët serb. Kësaj radhe sulmet ishin të dhjetëfishuara dhe shumë më të sofistikuara”, tha Shishani.
Ai tha se rregullisht ka sulme dhe përpjekje për të marrë këto dy portale nën kontroll nga hakerët serbë dhe se mbi 90% e këtyre sulmeve vijnë nga territori i Serbisë.
“E veçanta e kësaj situate është kalimi në sulme të sofistikuara dhe me pajisje shumë të fuqishme. Ne dyshojmë për ndihmën nga institucione qeveritare të Serbisë, ose lejimin e përdorimit të pajisjeve dhe kapaciteteve shtetërore për këto sulme. Ne kemi marrë të gjitha masat teknike që varen nga ne. Inxhinierët tanë janë shumë të mirë në këto punë, megjithatë, teknologjia jonë nuk është aq e avancuar për të garantuar 100% sigurinë e portalit “Adem Jashari”. Ne do të punojmë me angazhimin më të madh për të mbrojtur këto portale. Për ne është shumë e rëndësishme që portali “Adem Jashari” të mos bije në duart e serbëve dhe nëse kjo ndodh, do të ishte fyerje e madhe për ne, për shkak të simbolikës”, u shpreh Shishani.

http://informohu24.net/hakeret-serbe-sulmojne-portalin-%E2%80%9Cadem-jashari%E2%80%9D-dhe-%E2%80%9Cgjuha-shqipe/

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 03-08-2011, 00:23:49
Te dyja faqet punojne mire aktualisht.
Serbet jane rrezik permanent, sidomos keto kohet e fundit per shkak te trazirave rreziku eshte akoma dhe me i madh. Duhet bere kujdes!

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 04-08-2011, 13:01:14
Serbët sulmojnë uebfaqen e Kuvendit të Kosovës

Sipas lajmërimit në indeksonline.net, gjatë mbrëmjes serbët kanë sulmuar uebfaqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, që është assembly-kosova.org. Në ballinë paraqitej flamuri serb me titullin “Në mbrojtje të serbëve”. Kjo përmbajtje ka ekzistuar deri në orën 9 të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa, rreth orës 11:45, kjo faqe është risulmuar nga serbët.
Sipas lajmit në indeksonline.net, serbët gjatë sulmit të dytë kanë arritur që të kontrollojnë uebfaqen e kuvendit. Përveç përmbajtjes me fotografi, të flamurit serb, dhe titullit për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, gjatë sulmit të ditës së sotme është vendosur në sfond edhe himni serb.

Në ora 12:16, uebfaqja është kthyer në gjendjen normale, me përjashtim të adresës: KOSOVO JE SRBIJA. Siç po vërehet, përgjegjësit për gjendjen e uebfaqes, janë duke e rikthyer uebfaqen në gjendjen e zakonshme.

Përditësim: Tani, në ora 12:27, uebfaqja ka larguar termin shpifës të sulmuesve serbë.

Ky sulm mund të jetë edhe si tregues që siguria në uebfaqet zyrtare nuk është në nivelin e duhur, kështu që kjo ngjarje e 15 orëve të fundit duhet të shërbejë si ndikues në përmirësimin e gjendjes së sigurisë./pcworldalbanian

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#4 ne: 04-08-2011, 13:29:42
Duke naviguar ne internet hapa websitin e Bashkise se Tiranes per te pare info, kur shoh faqja e sulmuar nga hackera serbe , shikoni foton 



Update Faqja eshte kthyer ne normalitet,por siguria e websiteve zyrtare mesa duket eshte 0

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 04-08-2011, 13:39:37
Eshte bere keq situata  ^o)

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#6 ne: 04-08-2011, 13:42:55
Eshte bere keq situata  ^o)


Nuk punesojne webmaster te zote,por te paate, dhe me minimalja perditesimet qe eshte me e thjeshta i lene pas dore,jo me te sigurojne faqet.

  • Postime: 287
  • Gjinia: Mashkull
N3twork
#7 ne: 04-08-2011, 15:08:14
Cdofaqe nese nuk ka interes te vecante gjithmone do lihet ne harrese.Pastaj dhe nese webmasteri ka faj mund te kete shume mundesi qe si ofrojne aq sa duhet qe ka neglizhuar punen.

  • Postime: 287
  • Gjinia: Mashkull
N3twork
#8 ne: 04-08-2011, 15:10:51
Kshu eshte kur qeveritaret e kane mendjen tek vjedhja dhe uebfaqet qe jane udherrefyes per kedo ne internet lihen ne harrese dhe normale qe siguria e tyre nuk i ploteson kriteret.

Sikur te financonin me shume per keto webfaqe s'do ishte keq.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 04-08-2011, 16:17:26
I bashkangjita tre temat sepse trajtone te njejten gje. Keshtu dhe vemendja do te jete edhe me e madh.

  • Postime: 372
livefutboll
#10 ne: 05-08-2011, 23:23:49
po pse sdalin kta tanet, te sulmojne ?

  • Postime: 57
  • Gjinia: Mashkull
3ndrit
#11 ne: 06-08-2011, 00:09:16
po pse sdalin kta tanet, te sulmojne ?


Jan ne pushime :D

  • Postime: 11
ski11z
#12 ne: 06-08-2011, 00:44:57
po pse sdalin kta tanet, te sulmojne ?


Keta tanet faqen tirana.gov.al e kane paralajmeruar qysh ne vitin 2009, pastaj edhe 2010.

Shiko ketu.
http://zone-h.org/mirror/id/8778364

Ose ja ende qendron paralajmerimi i tyre.
http://www.tirana.gov.al/common/images/404.shtml

Fajet i kane uebmasteret e faqeve qe nuk kane ndermar masa per plot 3 vite. Pastaj i sigurt jam se edhe faqet e qeveris se kosoves nje kohe pothuajse te gjitha i kishin paralajmeruar me saktesisht KHG.

  • Postime: 376
  • Gjinia: Mashkull
AlbCoder
#13 ne: 06-08-2011, 10:06:51
nga ta shohin webmasterat e asaj faqe kete paralajmerim qe ndodhet ne nje 404.shtml brenda ne folderin images kujt i vjen ne mend qe aty ndodhet emaili i khg eshte me mire ti kontaktohet administratorit te faqes.

  • Postime: 11
ski11z
#14 ne: 07-08-2011, 00:47:03
nga ta shohin webmasterat e asaj faqe kete paralajmerim qe ndodhet ne nje 404.shtml brenda ne folderin images kujt i vjen ne mend qe aty ndodhet emaili i khg eshte me mire ti kontaktohet administratorit te faqes.

Sigurisht i kane paralajmeruar edhe ne menyra tjera. Pastaj un kerkova ne faqe, te lutem mund te me ndihmosh se nga ku mund ti kontaktojme administratoret e faqes tirana.gov.al??

Kane ndonje forme kontakto, ose email publike?

Pastaj pse thua nga ta shohin, kjo eshte pune e administratoreve, per te siguruar faqet e institucioneve, dhe ato gjithcka duhet te shikojne. Nuk mund dikush te ngarkon torrents ne faqen e tyre, dhe atyre te mos ju shkoi mendja. Pastaj nuk eshte e gjitha vetem te krijojne nje faqe, ose CMS, eshte mire te jene ne hap me kohen e teknologjis, respektivisht Siguris, IT Security.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 07-08-2011, 01:03:53

  • Postime: 376
  • Gjinia: Mashkull
AlbCoder
#16 ne: 07-08-2011, 01:06:34
nuk e kam fjalen aty sepse te gjitha ato qe the jane te drejta edhe une e mbaj mend para 2 - 3 vjetesh lajmerova faqen mete.gov.al dhe asgje exploiti eshte akoma ne faqe.Jane webmastera futja kot.Ose jane nxenes qe nuk i del koha te meren gjith diten me ate faqe,ketu e ka fajin vet qeveria qe nuk i vlereson faqet e internetit dhe te paguaj pak me shume duke gjetur personat e duhur per te mirmbajtur faqet.

  • Postime: 11
ski11z
#17 ne: 07-08-2011, 16:10:48
Sic duket ka filluar nje kundersulm http://www.zeriyt.com/hakeret-shqiptar-i-kunderpergjigjen-serbeve-t88940.0.html

Ca kundersulmi i thua ti kesaj?

Ky sulm eshte si nje pike uji ne deti. Pastaj dhe faqa ishte e krijuar ne Joomla, qe sigurisht ndonje 14 vjeqar ne momentin qe ka gjetur vulnerability e ka shfrytezuar rastin te fut nje foto.

Mendoj qe per momentin vetem KHG ka mundesi te kunderpergjigjet si duhet, por sic e dijm te gjith ato i kane ndaluar aktivitetet, dhe nuk sulmojne me. E them KHG sepse ato kur sulmonin, gjithmon sulmet ishin ne drejtim te qeveris se Serbis, dhe gjitha domenet ishin GOV.RS

Keto tjeret jane vetem tipi i atyre: wanna be Hacker

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 07-08-2011, 22:50:22
Kush tha që shqiptarët do të rrinë duarkryq?

Sulmet e fundit të bëra nga serbët në uebfaqen zyrtare të Parlamentit të Kosovës dhe sulmet e tjera si në faqen e gazetës "Kosova Sot", AdemJashari.com, gjuhashqipe.com kanë nxituar shqiptarët që të ndërmarrin sulme. Grupet shqiptare që kanë sulmuar janë ACA dhe KHS (Kosova Hacker's Security).
Uebfaqja e sulmuar është  www.dssbeograd.rs. Në të ishte paraqitur harta e Shqipërisë Etnike, duke treguar kështu që ky veprim ishte si mbrojtje e identitetit kombëtar shqiptar të shtetit më të ri në Evropë. Tani uebfaqja është kthyer në gjendjen normale.

Sipas burimeve të globi-ks.com, grupet ACA DHE KHS (Kosova Hacker's Security) nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërmarrin sulme edhe në ditët në vijim./pcworldalbanian
 

Hackerat Serb sulmojne qeverine shqiptare

Nisur nga armenitoRubrika Tech

Postimi i fundit 09-12-2008, 12:13:22
nga M A X