×
Hyrja
Profili

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e muzeut grek: Jeni dështakë!

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e muzeut grek: Jeni dështakë!

· 8 · 1188

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-01-2012, 11:13:25
Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen zyrtare në internet të Muzeut të Fosileve në Greqi. Me ta klikuar në sfond të shfaqet një këngë shqiptare, e shoqëruar me një tekst ku lartësohet flamuri shqiptar e grekët quhen dështakë.

http://www.kerasiamuseum.gr/

Faqja grekë është sulmuar sot dhe nëse klikoni në adresën http://www.kerasiamuseum.gr do të shfaqet një flamur shqiptar i dizenjuar në një bluzë të kuqe.

Më poshtë shkruhet “Shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar (në anglisht) ..ndërsa përbri shkrimit shfaqet flamuri shqiptar.

Teksti vazhdon me thënien “Jemi një komb, kemi një gjak, ne jemi bijt e shqipes”.

Pastaj në faqen greke të Muzeut të Fosileve është shkruar një tjetër tekst në anglisht, ku hakeri shqiptar thotë: “Unë kurrë nuk do ndalem deri sa ju të digjni flamurin tuaj dhe të puthni flamurin shqiptar! Unë jam nga Shqipëria e Madhe. U frikësuat?!

Në kohën që hapet faqja e hakeruar në sfond shfaqet edhe një këngë shqiptare “Xhamadani vija vija”, një këngë patriotike tepër e njohur, për të cilën hakeri pyet më poshtë: “Më falni se harrova t’ju pyes, a ju pëlqeu kënga? Ju mund ta dëgjoni atë kur të doni. Greqia, dështakja e madhe”, përfundon teksti.

(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 116
Mand1
#1 ne: 06-01-2012, 11:50:59
Bravo cuna 

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 06-01-2012, 12:24:29
Car bravo
Bravo cuna 
car baravo re. bravo eshte kjo? ^o) Lam nam me keto budallalliqe

  • Postime: 2
Doktor Hacker
#3 ne: 06-01-2012, 14:24:43
Car bravo car baravo re. bravo eshte kjo? ^o) Lam nam me keto budallalliqe

Ore Poshnja do rrish urte apo si e ke hallin?  :D

Rri urte vetem ti mos fol, sepse te dyja sitet qe ke ne firme jane vulnerable   :engjell:

  • Postime: 116
  • Gjinia: Mashkull
FloriVL
#4 ne: 06-01-2012, 16:37:38
Big Like ;)

  • Postime: 116
Mand1
#5 ne: 06-01-2012, 17:21:50
Car bravo car baravo re. bravo eshte kjo? ^o) Lam nam me keto budallalliqe

Poshnja sa shume po te dhimbsen Greket mer ? pak na kan shkel dhe e kan poshteruar popullin shqiptar ? Budallik do ishte po te kishin ber Hack faqen e ndonje Shqiptari ...por sa per Grek dhe Serb ti shuajn fare se sme dhimbsen hic. Cuna edhe iher Bravo dhe keni nai Drek nga ana ime.

Mandi

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#6 ne: 06-01-2012, 18:48:25
Poshnja sa shume po te dhimbsen Greket mer ? pak na kan shkel dhe e kan poshteruar popullin shqiptar ? Budallik do ishte po te kishin ber Hack faqen e ndonje Shqiptari ...por sa per Grek dhe Serb ti shuajn fare se sme dhimbsen hic. Cuna edhe iher Bravo dhe keni nai Drek nga ana ime.

Mandi
Nuke e di se cafre te kane bere ty grekerit, por une kam jetuar per shume kohe te gjate aty dhe kam pare shume gjera si nga ana e shqiptarve dhe nga ana e grekeve.
Por une nuk po mburre as grek e as gjerman, italian a ku di une cfare.
Por ajo qe dua te them se me nje xhest te till nuk te nxjere as gjikundi.  ;)

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#7 ne: 06-01-2012, 19:51:08
Ore Poshnja do rrish urte apo si e ke hallin?  :D

Rri urte vetem ti mos fol, sepse te dyja sitet qe ke ne firme jane vulnerable   :engjell:

Cfare e kercenon ti? Ska perse e kercenon se thote mendimin e tij.

Dhe nga nje ane e ka mire..
Popujt  jane njelloj, Politika ndryshon.. Nuk e ka fajin greku pshm se politikanet tane nenshkruajne marrveshje qe te futen shume thelle ne ujerat shqiptare.

Une e kam thene dhe here tjeter mendimin tim per sa u perket faqeve .gr

Nese jane .gov.gr nuk do me prishej fare terezia por nese eshte thjesht .gr (qe ka mundesi te jete edhe shqiptar) eshte gjynah sepse ske pse i ben dem prones se dikujt thjesht per nje kapricio.