×
Hyrja
Profili

Hakerët shfrytëzojnë Twitter për të kontrolluar kompjuterët

· 1 · 701

Hakerët shfrytëzojnë Twitter për të kontrolluar kompjuterët

· 1 · 701

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    mirfA Dj
    ne: 20-08-2009, 23:00:43
    Disa nga javët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për shërbimin e popullarizuar për mikro-blogje Twitter.

    Jose Nazario, hulumtues i kompanisë Arbor Networks, e ka zbuluar një lëshim të sigurisë i cili lë të kuptojë se hakerët e përdorin shërbimin Twitter për të kontrolluar rrjetin e disa mijëra kompjuterëve të infektuar, dhe atë kryesisht në Brazil.

    Këto rrjete identifikohen si botnets – programe të cilat u mundësojnë krijuesve të tyre që të marrin kontrollin mbi kompjuterin e sulmuar.

    Sulmi i fundit në Twitter është përshkruar si i vogël, sepse programet botnet kanë tendencë që të udhëheqin me qindra mijëra kompjuterë të infektuar.

    Megjithatë këto ngjarje tregojnë se kriminelët po bëhet çdo ditë e më inovativ në tentimet e tyre për të shfrytëzuar rrjetet shoqërore, derisa qëllimet dhe veprimet e tyre janë vështirë të kontrollohen. Kjo posaçërisht ka të bëj me situatat kur njerëzit klikojnë në në një numër të madh të lidhjeve të tyre si në adresa të e-mailave apo në faqe të internetit.

    "Problemi qëndron në mediat sociale dhe njerëzit duhet të janë të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin lëshohen kur hynë në faqet për rrjetëzim shoqëror”, ka theksuar Jose Nazario.

    Telegrafi