×
Hyrja
Profili

Harrojeni privatësin, ueb faqet shesin të dhënat tona

Harrojeni privatësin, ueb faqet shesin të dhënat tona

· 5 · 1131

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-10-2011, 23:33:25
Univerziteti Stanford publikoi një studim në të cilën thuhet se shumica e ueb faqeve të njohura zbulojn të dhënat personale të përdoruesve, siç janë emrat e tyre dhe email adresat. Nga ky studim mund të konkludojmë se prania jonë në internet nuk është private, sa që duhet të jetë.

Më shum se gjysma e 185 ueb faqeve të njohura të cilët kanë numër të madh vizitash kanë ndarë emrin e identifikimit me përdorues tjerë në ueb faqe. Këto të dhëna më shum ishin ndarë në Facebook, Google, comScore dhe Quantcast. Në disa raste në këtë studim thuhet se, ndarja e informacioneve personale thyen rregullat për privatësi, ku ueb faqet premtojn se nuk do të japin këto të dhënat personave tjerë. Në një rast tjetër në studimin, është cekur ueb faqja e NBC, ku pasi të vizitoni, email adresa juaj u dërgohet shtatë kompanive!

Studimi është prezentuar në një konferencë për privatësi, ku presidenti i agjensis federale për mbrojtjen e konsumatorëve amerikan, John Lepovich tha se studimi do ti ndihmoj agjensionit për të mbrojtur privatësin online të konsumatorëve dhe krahasoi kompanitë të cilët përdorin të dhënat personale të konsumatorëve për marketing të targetuar.

Sipas z.John duhet një sistem i cili do të mundësoj që konsumatorët të zgjedhin vet nëse dëshirojnë prania e tyre online të ndjeket ose jo. Më këtë opsion kompanitë do të kufizohen në atë se sa informacione mund të mbledhin nga konsumatorët. Konsumatorët duhet të zgjedhin nëse të dhënat e tyre mund të mbledhen dhe si ato të dhëna do të përdoren. Ai lëvdroi kopmanitë: Microsoft, Mozilla, dhe Apple për shfletuesit e tyre të cilët kanë mundësuar një opsion të tillë, dhe shpreson se së shpejti këtë do ta bëj edhe Google./itshqip



Burimi: http://www.itshqip.com/#ixzz1ahSMI9Mc

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#1 ne: 14-10-2011, 10:04:27
Te gjithe e dinin kete pavarsisht se nuk duan ta pranojne ! Prania jone ne internet eshte si shohim ne komshinjte e pallatit perbalel me perde te hapura , (nuk shohim vetem kembet)

  • Postime: 118
  • Gjinia: Mashkull
TorontoCute
#2 ne: 23-09-2012, 09:15:58
Instalo
do not truck plus
better privacy
cookie killer

per FF

Une jam rehat sidomos per gmail accounte te reja se fshijne te gjitha edhe flash cookies.

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#3 ne: 23-09-2012, 21:30:10
TorontoCute tashme privatesia nuk ka imunitet ne internet ose nuk vlen fare ne keto kohe. Nese une apo dikush tjeter qe kerkon me secilen nga emailet e tij/saj ne Google search apo edhe nen emrin e tij/saj, Google te nxjerr 2 apo 3 faqet e para te kerkimit.
Besoj se privatesia ne internet tashme eshte e kote qe te diskutohet.

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#4 ne: 07-10-2012, 23:36:39
lol ketu nuk po behet fjale vetem per emrin dhe mbiemrin e nje personi, por per e-mail pasi ti e ke e-mail vetem per veten tende dhe kur e hape shikone se te eshte mbushur inbox plot me mesazhe pa vlere dhe per te mos thene te demshem.