×
Hyrja
Profili

HOST.AL ABUZON?

HOST.AL ABUZON?

· 10 · 2071

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
ne: 05-10-2009, 09:06:36
ME VIJNE SHPESH HERE EMAILE REKLAMUESE PER UNIVERSITETE APO HOTELE NE SHQIPERI, PROBLEMI NUK ESHTE KETU POR PROBLEMI QENDRON SE NGA VIJNE KETO EMAILE. KUSH FSHIHET MBRAPA KETYRE ? SHPESH HERE KAM AKUZUAR FIRMAT NE SHQIPERI PER SERIOZITETIN E TYRE DHE KETE GJE E VEREJ DITA DITES DHE ME TE VERTETE ME VJEN KEQ PER MENTALITETIN QE KANE..
SHIKONI KETU...

-30% PERFITONI NGA OFERTA ME E FUNDIT PER FAKULTETET E UNIVERSITETIT

Universiteti Vitrina
Adresa : Tirane, Bulevardi Deshmoret e Kombit, pas Kryesise se Kuvendit Popullor
Tel : 044 300 808, Cel : 068 20 67 991, 068 20 61 561, 067 20 26 596
e-mail: info_point@fullideasbank.al, www.fullideasbank.a l



KJO POSTE MBAN FIRMEN E From:         UNIVERSITETI VITRINAT (njoftim@posta-al.com) WWW.POSTA-AL.COM POR UNE SJAM RREGJISTRUAR NE KETE FAQE PER TE MARRE NJOFTIME NGA SHQIPERIA ,NGA ANA TJETER NESE HYNI NE FAQEN QE REKLAMOHET www.fullideasbank.a l POR NDERTIMI I KESAJ FAQE MBAN TJETER FIRME ATE TE HOST.AL OSE TE SHQIPERIA.COM NJE RRJETI QE SIC E DINI KA BERE MJAFT SUKSES NE INTERNETIN SHQIPTAR. E THUA TE JETE THJESH KOICIDENCE DHE NDERTUESI I KAS FAQE QE REKLAMOHET NUK KA ASNJE LIDHJE ME REKLAMEN DHE ME FAQEN ABUZUSE POSTA-AL.COM ?
« Editimi i fundit: 05-10-2009, 15:14:00 nga M A X »

  • Postime: 114
AB
#1 ne: 05-10-2009, 12:10:34
Grupo,
Host.al nuk ka te beje fare me Posta-al.com sa per dijeni.
Persa i perket fullideasbank.al eshte klient i ShqiperiaCom Shpk dhe ka host dhe programimin nga kjo kompani. Kjo nuk do te thote qe cdo aktiviteti qe ben ajo, lidhet me hostuesin e saj ku klientet kane kufizime per dergim emailesh te ketyre volumeve.
Sic e thua dhe vete, emailet dhe spamet i dergojne nga posta-al.com. Sqaro kujt i perket posta-al.com dhe mos hap te tilla tema te pasakta dhe te padrejta.

Per kontakt me posta-al.com shih:
http://www.posta-al.com/kontakto/

Ne cep te faqes ke nje shenim: posta-al.com ke nje shenim: Te Gjitha te drejtat e rezervuara. Ndertuar nga www.alb-studio.com

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#2 ne: 05-10-2009, 12:47:51
"Grupo" ska pse erritohesh une thjesh e shtrova si ceshtje dhe le dy variacone zgjedhjesh :

1] Koicidence
2] bashkepunim me to

Nese ti ke ndo nje mendim mund ta japesh, nuk shoh se une e kam akuzuar host.al . Por ne fakt ky email qe ma kane derguar eshte rregjistruar ne pak faqe shqiptare , tek host al eshte i rregjistruar por jo tek alb studio apo si e kan ato.

  • Postime: 114
AB
#3 ne: 05-10-2009, 13:27:08
Mendohu pak njehere se ne cfare forumi (me shume mundesi nullified), ne ndonje faqe kalamajsh , ndonje addin ne facebook apo diku tjeter e ke perdorur ate email se aty e ke problemin.
Bjeri telefonit te posta-al.com dhe u thuaj ku e keni gjetur emailin tim se dua ta hedh ne gjyq ate qe jua ka shitur dhe/ose juve.

Per host.al te siguroj une qe asnje adrese e klienteve te Host.al nuk shitet, apo perdoret per SPAM (dhe as na ka shkuar ndermend njehere).

Me ka ndodhur dhe njehere tjeter qe po per kete klient ne kete forum eshte hapur nje teme e tille. Kishte nje argumentim me shume pasi emaili ishte derguar realisht nga IPja e faqes dhe qe atehere ne kemi filtra qe kufizojne trafikun e emaileve ne outgoing per klientet tane. (Do te thote qe po perpiqemi te minimizojme rastet kur kliente tanet duan te dergojne SPAM, dhe edhe mund te ndodhe qe kliente te dergojne 2000 emaile qe i cilesojne kontakte pune dhe e kemi veshtire ti ndalojme, por rasti qe ti permend nuk ka te beje fare me host.al.)

Rishikoje dhe njehere titullin, kur hidhet nje diskutim, hapen fakte (1) dhe diskutohet fundi(2), dhe jo vihet nje shpifje(fundi (2)) ne titull dhe pastaj argumentohet Koincidenca.

Kisha nja 2 vjet qe isha apatik ne forume dhe nje dite mendova qe ka nje komunitet njerezish qe mund te diskutohet por po shoh qe jemi shume mbrapa. Jo vetem diskutimet jane te nje niveli shpifje (ashtu si ne politike xhanem, sheh rrushi rrushin dhe piqet), por nuk ka fare perceptim llogjik ne diskutimet ne forume.
 Nuk ka vlere por ka vetem humbje kohe, thashetheme kafenesh dhe faqe telenovelash. Jo vetem aq, por dhe kur ka ndonje moderator verdalle ka nje tolerance ndaj kesaj natyre shkrimesh qe eshte aspak etike. Nejse, ky eshte shkrimi im i fundit ne kete dhe ndonje forum tjeter te ngjashem.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 05-10-2009, 15:17:01
Url, nqs ti nderton nje faqe per nje klient dhe pastaj ai ben cfare te doje me te, nder te tjera dhe dergon spam, a do te thote se ti je ke faj dhe je abuzues?!
Jo nuk besoj se eshte keshtu. Duke u bazuar te postimi yt i mesiper vendosa dhe titullin perkates per temen.
Mendoj se para se te akuzojme njeri-tjetrin do ishte me mire sikur te benim nje diskutim konstruktiv. Psh ti shume mire ne kete teme te kishe shtruar pyetjen perpara per ata te Host.al nese ata kane te bejne vertete me keto veprime apo jo.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#5 ne: 05-10-2009, 21:51:40
Ne radhe te pare desha ti pergjigjem shkrmit tend AB
Sic e pe edhe vete e kisha bere me PIKEPYETJE titullin qe do te thote se e shtroj si pyetje..
Ti shume bukur e spjegove qe ska te beje ky spam me host.al
Sa per djeni email qe ma kane derguar perdoret vetem per nevojat e punes sime dhe nuk eshte emaili qe predor per rregjistrime te kota.

Nese ty te duket niveli yne i ulet nuk ishte nevoja te ulesh ne kete nivel edhe te na kthesh pergjigje.
Ashtu sic e permende edhe ti ZY eshte forumi i vetem qe une marr pjese dhe kjo per shkak te nivelit qe mendoja se kane antaret ketu.

Por sic e shoh MAX prej teje, me ndrrove titullin e temes. Une nuk jam kundershtar me host.al dhe as me shkoji ndermend qe te bej kete postim per ta sulmuar . Keshtu qe titullin e temes nuk kishe perse e nderroje.
Nuk duhet te te tregoj une rregullat e nje forumi, dhe nuk ju drejtova nje presoni apo nje grupi personash ne menyre ofenduese, fyese. Hapa nje teme si cdo teme tjeter per nje sjarim te mirefillte keshtu qe kerkoj te rikthehet titulli i temes sime.
Nese respekton sadopak antaret e forumit dhe aktivitetin e tyre duhet ta rikthesh, perkundrazi eshte nje forme debimi perej ketu.
Tema qe nuk eshte ofenduese dhe fyerese i perket vetem autorit te saj qe ne rastin konkret jam  une dhe vetem une. Te lutem riktheji titullin qe kishte.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 05-10-2009, 23:16:48
Url, sic thashe le te jemi konstruktive! Titulli i nje teme ka shume rendesi sepse eshte ai qe jep pershtypjen e pare dhe qe thote cdo gje. Jane shume nga ata qe lexojne vetem titullin e nje teme dhe dy rrjeshta nga postimi, por ama kuptimin e marrin nga titulli.
Tani une e bera nje paralelizem ne postimin e pare, duke thene se cfare pergjegjsie do te mbaje ti nese nje klient i yti do te dergonte spam nga faqja, te cilen e ke nderguar dhe hoston ti?

Pastaj, shiko se ekziston tashme nje teme ne lidhje me ShqiperiaCom, pjese e se ciles eshte dhe Host.al http://www.zeriyt.com/webmasterat-shqiptare/jemi-te-kuq-por-jo-sic-mendoni-ju-t57854.0.html

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#7 ne: 06-10-2009, 02:21:54
MAX, sic e permenda edhe me siper mua ... mire/keq me pelqeu ti vendos kete titull sepse ai mu duk i pershtatshem. Dhe as ofendoj se as lendoj dike..
Spo shkel as nje pike te rregullores dhe standarteve te nje forumi eshte e drejta ime te shtroj problemin si te dua une. ne slogan e ke shkruajtur.. TRIBUNA E FJALES SE LIRE KU DEGJOHET ZERI I CDOKUJT!
Pra fjala eshte e lire , dhe ti ske te drejte te me ndrrosh fjalen time. E hapa kete teme per ta biseduar dhe ju per tu kapur me fjale me ty. Mos e luaj titullin e temes!
Une nuk mbaj pergjegjsi per personat qe lartepermende dhe qe lexojne vetem titujt ajo eshte e drejta e cdokujt .

  • Postime: 6
  • Gjinia: Mashkull
romaku
#8 ne: 06-10-2009, 18:35:59
Atehere, qe te shkruash neper forume pa dhene llogari, kjo eshte tashme nje praktike e gjere ne forumet shqiptare. Te pretendosh qe asksh mos te preke ate qe shkruan, eshte budallek, sepse ti je mik ne shtepine e tjetrit, dhe nese do te qendrosh si mik, nuk duhet te fyesh, te shash, te shpifesh dhe abuzosh.

Per t'ju kthyer temes, ka te drejte AB (besoj se e njoh personalisht), i cili ve ne dukje mangesite e diskutimeve neper forume. Personat qe jane profesioniste, nuk kane kohe te merren me llafe kalamajsh dhe te vihen ne loje nga ta,ndaj qendrojne shumicen e kohes jashte tyre, dhe nderhyjne tek-tuk kur u cenohet puna dhe serioziteti. Ne rastin e Host.al, behet fjale per nje kompani hostimi, kurse Posta-al.com eshte nje klient i saj. Nuk duhet te ngaterrohen te dyja gjerat, por faktikisht dhe nuk mund te menjanohen dyshimet, perderisa Whois i ketij domaini nuk te tregon detajet e pronarit te vertete.

Une do te qendroja larg ketyre "kompanive" qe shesin sherbime spam, perderisa ne faqen e tyre nuk kane as nr NIPT apo kode te tjera per te bere pagesat, si llogari bankare, paypal etj.
Mbi te tjera, kane kopjuar designin e faqes http://www.mailmarketing.com.au/ teresisht, dhe si e tille kjo duhet denoncuar.

E vetmja gje qe mund te beni, eshte te kontaktoni personin qe ka krijuar kete faqe (dhe jo kontaktin e vete faqes), i cili bashkepunon ose eshte i njejti i Posta-al.com (http://www.alb-studio.com/marketing/):

e-mail : info@alb-studio.com

Tel :    +355 682010454
          +355 682630108

Mund ti kerkoni llogari atij, ose firmes hostuese (Host.al), e cila DUHET ti pergjigjet ankeses tuaj, ne rast te kundert i dergohet ankesa direkt providerit kryesor, dhe sinjalizohet serveri ku hostohet sherbimi ne te gjitha sherbimet antispam, duke bllokuar aktivitetin e tij perfundimisht (dhe ate te Host.al). Edhe nese keto firma nuk ju japin pergjigje, mos kujtoni se askush nuk ju mbron, thjesht duhen pak me shume perpjektje :).

Nese doni detaje se si te veproni, me kontaktoni ne privat.

Pershendetje.

  • Postime: 1
ari11
#9 ne: 21-11-2009, 13:39:48
Me falni per ndrehyrjen, por jam webmaster dhe mund tu jap nje pergjijge direkte per ti vene kapak ketij problemi. host.al eshte njesia qe ka hostuar faqen "fullideasbank.al" qe tashme eshte  "vitrina.al". host.al ska asnje lidhje me emailet qe vijne spam. Nese se dini emailet spam nuk vijne nga serverat e hostimit te faqeve pra emaili spam qe ka shqetesuar zoterine nuk ka dale nga serverat e host.al pasi nese do te dilte nga aty nuk do te vinte spam. Emaili ju ka ardhur nga posta-al.com qe dergimin e emaileve e perdor si biznes te sajin. Pra qe nga ky moment nuk mund te akuzosh me host.al. Shkurt muhabeti kjo eshte nje gje qe po ti hysh ne detaje nuk gjen rruge dalje sepse sot ekzistojne qindra e mijra programe dhe sherbime qe te dergojne spam dhe emaile te cuditshem. Meqe e ke merak, mund te ta dergoj une nje email ne adresen tende qe vjen po nga adresa jote dhe gjeje ti pastaj se kush e ka fajin.........
 

How to link your .al domain with Blogger.com[Domainet e regjistruar nen host.al]

Nisur nga ABRubrika Domene | Domain Names

Postimi i fundit 30-12-2013, 16:58:51
nga MisterE
Host.al / AutoInstallers

Nisur nga ABRubrika WebHosting

Postimi i fundit 26-12-2013, 12:15:01
nga AB
Host.al Kupona per zbritje ne prag fundviti

Nisur nga ABRubrika Domene | Domain Names

Postimi i fundit 23-12-2013, 18:17:06
nga Poshnjari
Prape u be hack host.al?

Nisur nga TorontoCuteRubrika Tech

Postimi i fundit 15-11-2012, 10:30:40
nga AB
host.gs

Nisur nga erand81Rubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 18-04-2012, 14:11:01
nga erand81