Html 5 dhe videot ne web - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Html 5 dhe videot ne web

Html 5 dhe videot ne web

· 1 · 577

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-07-2009, 16:51:09
Me versionin e ardhshem te Html, te quajtur "HTML5" pretendohet dhe futja e standarteve te reja per publikimin e figurave te levizshme, videove, ne web.

Ne pamje te pare duket se ky problem nuk ekziston, por ne te vertete nuk eshte ashtu. Vitet e fundit per te publikuar nje video ne nje faqe interneti eshte bere e natyrshme qe te perdoret formati Flash. Por kjo nuk do te thote se problemi eshte zgjidhur.

Se pari, Flash-i nuk eshte konceptuar per video dhe se dyti, qe eshte dhe pika me delikate dhe e rendesishme, Flash-i eshte prone e Adobe Systems INC, fakt ky qe i komplikon gjerat, sepse nuk eshte aspak mire qe nje pjese kaq e rendesishme ne internet sic jane videot te varen nga nje kompani e vetme.

Per kete arsye kane nisur kokecarjet se si mund te bihet dakord per nje format universal, ose disa formate universale per video ne web, te cilet suportohen nga te gjithe shfletuesit, por mbi te gjitha qe jane me burim te hapur dhe pa kufizime ne licence.

Keshtu mendohet se me Html5 do te prezantohen edhe elemente te rinj html si <audio> dhe <video>, ndersa per formatin e videove akoma nuk eshte gjetur nje gjuhe e perbashket. Diskutimi kryesor ka te beje me formatet universale qe do te perdoren, ku dy jane pretendet kryesore.
H.264 qe eshte prone e MPEG standards organization, pra perseri nje format me pronesi, jo falas.
Konkurenti tjeter eshte Ogg Theora, qe eshte falas dhe me burim te hapur, por sipas eksperteve akoma nuk ka efektivitetin e duhur per t'u bere nje format universal per video ne web.

Sido qe te shkoje puna, eshte e sigurte qe videot po luajne dhe do te luajne gjithmone e me shume rol ne internet duke e bere imperative gjetjen nje zgjidhje me shume alternativa, ashtu sic eshte dhe per fotot (.jpg .gif .png), nder te cilat ka nga ato qe jane nen pronesi, por dhe nga ato qe jane falas dhe open source.

Temat e fundit