Te ndertosh nje rrjet social kombetar eshte shume shume e veshtire ne kushtet kur Facebook eshte bere gjithe dominues, por ama nuk eshte dhe e pamundur.
Puna nuk eshte qe te marresh nga Facebook perdoruesit si individe, por te gjithe ate ekosistem qe eshte krijuar tashme. Aty njerezit kane miqte, shoket, familjaret, foto te postuara prej vitesh tashme dhe nuk eshte fare e lehte qe keta t'i marresh e t'i mesosh te futen ne nje rrjet te ri.
Per te tentuar qe te thyesh sundimin e Facebook duhen se paku 100 mije euro e perseri nuk jam i sigurte se mund te arrihet dicka.
Duhet ne radhe te pare te ndertosh nje sit profesional dhe shume te lehte per t'u perdorur. Duhet punuar pastaj per te krijuar nje baze fillestare perdoruesish, e pastaj te fillosh nje fushate te fuqishme marketingu. Pikerisht te kjo e fundit duhen dhe burimet me te medha financiare. Nje fushate e fuqishme reklamimi neper TV, radio, gazeta, rruge ndoshta, ndoshta do te sillte ndonje rezultat. Por perseri pa siguri.
Duke thene keto mesiper del se dicka e tille ne kushtet e sotme eshte e pamundur te arrihet. Por a ka arsye per t'u dorezuar? Jo them une. Pavaresisht se Facebook dominon jeten sociale ne web, perseri ka hapesira ku mund te arrihet dicka. Keto jane te rrjetet me natyre specifike. Psh, Ndjenja.com qe ke ti Ernis shume mire mund te behet nje rrjet me emer per dating shqip. Per mua pikerisht ne kete pike duhet t'i meshosh ti dhe jo te perpiqesh te konkurosh Facebook-un. Facebook s'eshte fare per dating dhe kjo hapesire bosh mund te perdoret per te zene nje vend ne web-in shqiptar.