×
Hyrja
Profili

Inflacioni i portaleve per lajme

Inflacioni i portaleve per lajme

· 8 · 1004

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-05-2009, 11:13:22
Interneti shqiptar qe ne fillimet e tij ka qene nje vend, ku te gjithe kopjonin nga te gjithe. Mbase kjo eshte normale kudo, sepse ne fund te fundit interneti eshte nje "copy-paste" gjigand, por halli im qendron diku tjeter dhe jo thjeshte te fakti i kopjimit te materialeve aty-ketu.
Meraku im qendron te mungesa e ideve dhe risive dhe te pasja e qind faqeve te ngjashme.
Ne fillim ishin chatet IRC dhe pastaj te gjithe u turren te krijojne nga nje dhome chat-i (dhe te gjithe quheshin #shqiperia).
Pastaj dolen forumet. Cdokush qe mundi filloi te krijoj nje forumshqiptar apo nje albforum te tijin.
Faza e parafundit qene faqet me mp3. Edhe se sot eshte ende disi aktuale, perseri nuk eshte ai vrulli i para dy vjeteve, kur te gjithe ofronin "mp3 shqip".

Interneti shqiptar evuloi per mire dhe shume shpejt filloi shumica te perdore Wordpress dhe phpNuke e phpBB gati u harruan.
Deri ketu nuk ka asgje te keqe, madje eshte mire qe po ecet me hapin e kohes.
Po dhe ju re cuna, te gjithe filluat te krijoni faqet tuaja per lajme tani. Ta marre e mira kete pune, se ekzistojne maksimum 5 burime origjinale lajmesh dhe keto 5 burime kopjohen brenda dites ne te pakten 50 faqe klone lajmesh.
Eshte shume e lehte te marresh nje host, te shkarkosh WP dhe ta instalosh. Te harxhosh 30 minuta per te gjetur nje pamje te mire per Wordpress dhe vuuuu te TCH, Balkanweb etj e futja klono lajmet e dites e te nates duke pasur brenda nje ore faqen tende me "Lajme Shqip".

Sa kohe do te vazhdoje kjo pune?! Jo shume - them une dhe per kete te jeni te sigurte. Shume pak do te jene ata qe do te mbesin ne fund, sepse nuk eshte e lehte te rrish e te postosh cdo dite e cdo ore artikuj lajmesh ne nje kohe qe nuk perfiton as ndonje kenaqesi dhe as perfitim material.

Ka aq shume drejtime te tjera, te pa prekura ende, sa do ishte shume me me perfitim te nderrmerren keto rruge te rrahura se sa te krijosh sot nje faqe per lajme e pas nje viti ne ate vend te gjendet nje faqe 404 apo disa reklama nga sherbimet e parkimit.

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
besart
#1 ne: 22-05-2009, 12:46:10
MAX te garantoj se pas 1-2 vitesh 90% e ketyre faqeve nuk do ekzistojne.

  • Postime: 260
reklamat
#2 ne: 26-05-2009, 04:32:44
Max eshte shume e vertete ajo qe thua por mos harro qe keto faqet me  lajme i kane te rinj te cilet  jane ne proces mesimi, pra sic e the dhe vete me lart eshte e lehte te marresh nje wordpres me nje template gati nje logo dhe copy paste lajme neper agjenci te ndryshme, por te besh dicka origjinale per mendimin tim duhet te jesh i pregatitur per 4 gjera:
-Te dish gjuhet komjuterike
-Te kesh aftesi per te shkruar
-Te dish te besh marketing $$$
-Te kesh nje plan e mirefillte se cili eshte qellimi i faqes dhe si do te arrish objektivat.
Besoj se u kuptuam.

  • Postime: 238
  • Gjinia: Mashkull
RomeoLab
#3 ne: 26-05-2009, 10:31:41
Max eshte shume e vertete ajo qe thua por mos harro qe keto faqet me  lajme i kane te rinj te cilet  jane ne proces mesimi, pra sic e the dhe vete me lart eshte e lehte te marresh nje wordpres me nje template gati nje logo dhe copy paste lajme neper agjenci te ndryshme, por te besh dicka origjinale per mendimin tim duhet te jesh i pregatitur per 4 gjera:
-Te dish gjuhet komjuterike
-Te kesh aftesi per te shkruar
-Te dish te besh marketing $$$
-Te kesh nje plan e mirefillte se cili eshte qellimi i faqes dhe si do te arrish objektivat.
Besoj se u kuptuam.

Bravo, pikerisht jane keto pika qe bejne te dallohet nje Webmaster i mirfillte nga nje fillestar e jam shume i sigurte qe 80-90% e robve qe kan faqe online as ja kane idene ketij drejtimi. Ka dal mania me ber faqe interneti edhe ec, ku askush nuk tregon aftesite e tij por tregojne aftesite e te kopjuarit. Shume faqe nuk do te ekzistojne me sepse do e shofin qe sdo ken asnje fitim e vetem harxhime. Po nuk bere dicka me pasion e deshire e ke te kote te vazhdosh me tej...

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 26-05-2009, 11:22:14
-Te kesh nje plan e mirefillte se cili eshte qellimi i faqes dhe

Une do te theksoja pikerisht kete piken e fundit. Pa nje plan te menduar mire veshtire se mund te kihet sukses. Sigurisht qellon qe dhe kur ben dicka pa e planifikuar del mire ne fund, por ne fushen e portaleve per lajme dicka e tille nuk mund te ndodhe sepse tregu eshte i mbingopur dhe te gjithe keto portale nuk sjellin ndonje te re qe mund te gezoje sukses ne publik.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#5 ne: 26-05-2009, 11:26:06
Urime MAX teme e perekur ne `kocke`
 Kjo teme domethenese jo vetem per portalet me `lajme shqip` por ne perjithesi kopjimi i ideve.

Me ke dhene shakas qe te jap nje teme peraferisht te ngjashme

  • Postime: 114
AB
#6 ne: 26-05-2009, 18:04:01
Une do te theksoja pikerisht kete piken e fundit. Pa nje plan te menduar mire veshtire se mund te kihet sukses. Sigurisht qellon qe dhe kur ben dicka pa e planifikuar del mire ne fund, por ne fushen e portaleve per lajme dicka e tille nuk mund te ndodhe sepse tregu eshte i mbingopur dhe te gjithe keto portale nuk sjellin ndonje te re qe mund te gezoje sukses ne publik.

Jam dakort me kete pjese te Oltit.
Megjithate Lajmet jane akoma "informacioni" me i shitur ne Shqiperi. NJerezit futen ne internet "per te lexuar lajme" dhe aty mund te kapet nje shtrese e caktuar. Jo me kot jane hapur gjithe ato faqe me Gossip :p

Ne kemi gjithashtu nje faqe me lajme, infoarkiv.com por qellimi i saj eshte "permiresimi i kerkimit tek shqiptaret" duke grumbulluar te gjitha lajmet.
Faqja eshte akoma nen testim dhe nen optimizime te vazhdueshme te DB (rreth 2GB aktualisht) (e cila konsumon jo pak resource, por qe do rregullohet).

Per te pare efektin e kesaj faqeje provoni te kerkoni:
P.SH jam i interesuar per ecurin e Kejsi Tola ne Eurosong.
Artikujt qe me dalin nga kerkimi tek Infoarkiv.com per kete kengetare nuk kane te krahasuar me artikujt qe me dalin ne Google. Me te sakte, me kronologjik, me te perqendruar (gjithmone me probabilitetin qe informacioneve pa vlere qe ta japin kerkimet booleane).

Informacioni eshte dicka me shume vlere, duhet te dish si ta perdoresh. Per tu kthyer tek Olti, nese ato faqe jane hajt te hap dhe une nje Kioske, atehere nuk kane vazhdimesi, por nese ka nje projekt me te gjere pas tyre ... atehere pse jo.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 26-05-2009, 23:49:05
Infoarkivin une do ta fusja ne grupin e risive, qe kane vleren e tyre te pamohueshme. Vetem duke marre ne konsiderate se sa me mosseriozitet e marrin vete mediat arkivimin e materialeve te tyre ne internet (mund t'i fshijne pa te keq kur t'u teket), vlera e Infoarkivit behet e pakrahasueshme.

 

Kompleksi i kulakut dhe inflacioni i akuzës

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 11-07-2010, 01:28:31
nga M A X