×
Hyrja
Profili

INSTALIMI I MYSQL + PHP + APACHE

INSTALIMI I MYSQL + PHP + APACHE

· 2 · 1007

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-08-2005, 20:46:32
Një nga platformat më të përhapura për krijimin e faqeve dinamike në web është padyshim ajo që parashikon bashkëekzistimin në ambientin Linux të Web Server Apache me interfaqen Php, të kompiluar nga ana e saj me suportin për të paktën një DBMS , në rastin tonë Mysql.

Në këtë udhëzues të shkurtër do të shohim hapat e nevojshëm për krijimin e një ambienti të tillë, duke në pas një instalimin e komponentëve që e përbëjnë.



-- HAPI 1: INSTALIMI I MYSQL --

Si gjë e parë duhet të kemi një kopje të shpërndarjes si burues të produktit , duke e shkarkuar nga siti zyrtar www.mysql.com; për momentin versioni më i freskët është versioni 3.23.36. Lidhuni në sistem si përdorues "root" dhe shkarkoni file nën një directory të zgjedhur me dëshirë. Tani shkoni tek directory e zgjedhur dhe skompatoni file e kompresuar me:

# gunzip -c mysql-3.xx.xx.tar.gz | tar xvf - (ku mysql-3.xx.xx.tar.gz është emri i file të shkarkuar)

Kjo komandë do të krijojë një directory me emrin mysql-3.xx.xx.
Spostohuni brenda saj me:

# cd mysql-3.xx.xx

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/mysql

Opcioni "--prefix" lejon të specifikosh path name komplet të directory të instalimit të produktit. N.q.s. keni një makinë me pak memorje (RAM) është mirë të përdorni edhe opcionin "--with-low- memory", për të optimizuar përdorimin gjatë fazës së kompilimit. Kryejmë pra kompilimin me:

# make

Instalojmë file binari e krijuar kështu në directory e specifikuar me opcionin "--prefix" të script-it të konfigurimit, me komandën:

# make install

Në këtë pikë mund të krijojmë tabelat e përdorura për të përcaktuar të drejtat.

# scripts/mysql_install_db

Mysql tashmë është gati për të punuar: mjafton të lëshojmë demonin që i kontrollon aktivitetin, me këto veprime:

# cd /usr/local/mysql/bin
# ./safe_mysqld &

Për t'u siguruar që mysql është aktiv mund të bëjmë:

# mysqlshow –p

dhe si përgjigje do të kemi:
Enter password:

+-----------+
| Databases |
+-----------+
| mysql |
+-----------+

-- HAPI 2: INSTALIMI I APACHE DHE DI PHP --

Kompilimi i web server apache dhe i gjuhës së scripting php janë faza të lidhura me njëra-tjetrën. Megjithatë është e mundur zgjedhja midis dy rrugëve alternative: të instalosh php si një modul dinamik ose t'a instalosh si modul statik. Në rastin e parë krijohet një libreri dinamike (me ekstensionin .so) që rri veç objektit të apache dhe ngarkohet në memorje vetëm një herë, duke optimizuar përdorimin dhe duke përmirësuar prestacionet globale.
Metoda e dytë parashikon përkundrazi përfshirjen e modulit statik të prodhuar nga kompilimi i php (me ekstensionin .a) në të zbatueshmen e apache, duke zmadhuar në menyrë të ndjeshme përmasat e objektit final.
Megjithëse është natyrale zgjedhja e rrugës së parë, le t'i shohim të dy mundësitë.


KOMPILIMI I PHP SI MODUL DINAMIK I APACHE

-- HAPI 2.1: INSTALIMI I APACHE --

Si fillim shkarkojmë nga siti www.apache.org një kopje të buruesit në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, e pasi të jeni spostuar tek ajo direktory, skompresojmë file e kompresuar në këtë menyrë:

# gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf -

Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me:

# cd apache_1.3.x

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache --enable-shared=max

Me parametrin "--prefix" zgjedhim directory "/usr/local/apache" si directory për instalimin e produktit; me "--enable-shared" abilitojmë suportin për modulët dinamikë (dso modules).
Kompilojmë dhe instalojmë server-in http të apache me:

# make
# make install

Në këtë pikë duhet të verifikojmë në se ekziston file "/usr/local/apache/bin/apxs": ky është file i apache extensions që do të shfrytëzohet për kompilimin e modulëve dinamikë shtesë (në rastin tonë php).


-- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP --

Shkarkojmë një kopje të buruesit php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në directory sipas dëshirës. Spostohemi tek ajo directory, skompresojmë file kompresuar me:

# gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf -

Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me:

# cd php-4.1.x

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --with-apxs=/usr/local/apache/bin/apxs --with-mysql=/usr/local/mysql

Krijohen kështu Makefiles e duhur për instalimin tonë. Fillojmë pra kompilimin, instalimin dhe kopjen e file .ini me:

# make
# make install
# cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini

Hapim file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" dhe kontrollojmë ekzistencën e linjave që vijojnë:
AddType application/x-httpd-php .php
LoadModule php4_module libexec/libphp4.so
Në qoftë se mungojnë, duhet t'i shtoni ju.
Arritur në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetë veç të nisim apo të rinisim server-in tonë http me:

# /usr/local/apache/bin/apachectl start

ose

# /usr/local/apache/bin/apachectl restart


KOMPILIMI I PHP SI MODUL STATIK I APACHE

-- HAPI 2.1: KONFIGURIMI I APACHE --

Pasi të kemi shkarkuar të njëjtin kod burues të apache nga www.apache.org, e kopjojmë në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, dhe pasi të jemi spostuar në të, fillojmë me :

# gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf -

Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me:

# cd apache_1.3.x

Ekzekutojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache


-- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP --

Shkarkojmë buruesin e php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në të njëjtën directory ku shkarkuam file kompresuar të apache; vazhdojmë me:

# gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf -

Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me:

# cd php-4.1.x

Zbatojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --with-mysql=/usr/local/mysql --with-apache=../apache_1.3.x

Kompilojmë dhe instalojmë php me:

# make
# make install

Kopjojmë file .ini me anë të:

# cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini


-- HAPI 2.3: KOMPILIMI I APACHE ME SUPORTIN STATIK TË PHP --

Rikthehemi në directory buruese të apache me:

# cd ../apache_1.3.x

Ekzekutojmë script-in e konfigurimit:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache
--activate-module=src/modules/php4/libphp4.a

Opcioni "--activate-module" përdoret për të përfshirë në kompilimin e apache modulin statik libphp4.a (gjeneruar nga hapi i kaluar me kompilimin e php). Nuk na ngelet tjetër veç kompilimit dhe instalimit të server apache duke përdorur të zakonshmet:

# make

# make install

Serveri http tani është rikompiluar dhe instaluar me suportin statik të php; përfundojmë duke modifikuar file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" duke shtuar linjën që vijon:

AddType application/x-httpd-php .php


-- HAPI 3: PROVA E FUNKSIONIMIT --

Për të verifikuar që gjithshka funksionon siç duhet , duhet të krijojmë një faqe prova.php që përmban kodin dhe t'a shpëtojmë në www:

$db = mysql_connect ("localhost") or die ("Lidhja dështoi");
print ("U lidha me sukses");
mysql_close ($db);
phpinfo();
?>

Thërrasim faqen nga browser-i i preferuar (localhost/prova.php), mbas përgjigjes pozitive të lidhjes me mysql , duhet t'ju hapet një faqe me informacione mbi gjendjen e server apache dhe të S.O.

Sigurisht rruga e përshkruar më sipër është vetëm një nga mundësitë e konfigurimit të ambientit tonë, rruga 'standart'. Kemi mundësi të konfigurojmë në menyra të ndryshme pozicionin e server-it apache me anë të '--prefix'. Tani në komjuterin tuaj keni krijuar një ambient për të provuar programet e ndrysh,me shkruar në php, apo web-sitin tuaj mbështetur në php dhe mysql. Siç shikuat krijimi i ambientit është i thjeshtë dhe më vonë mund të shtoni dhe të gjithë modulët për të cilët mund të keni nevojë (mod_ssl, mod_perl,mod_ruby,etj...)

alblinux.net

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-08-2005, 20:47:57
Në këtë miniudhëzues do të shikojmë si të kryejmë instalimin dhe konfigurimin e MySQL për ambientet Win32 (Windows 95, 98, 2000 e NT)

Para të gjithash duhet të marrim versionin e fundit të MySQL për Windows tek siti www.mysql.com. Aktualisht versioni i fundit është 3.23.36.
MySQL shpërndahet i kompresuar në formatin .zip, prandaj duhet të skompatojmë këtë file në një directory të përkohëshme, për shembull C:WINDOWSTEMP.
Pastaj pasi të kemi skompatuar MySQL, zbatojmë file setup.exe që ndodhet në directory e përkohëshme të MySQL.
Procedura e instalimit është tepër e thjeshtë dhe automatike, mjafton të lexojmë informacionet që shfaqen në monitor, të zgjedhim mundesitë e kërkuara dhe të klikojmë tek Next.
Normalisht directory e propozuar për instalimin (C:mysql) është e përshtatshme, po kështu dhe tipi i instalimit (Typical setup).
Pas disa sekondash MySQL do të jetë instaluar.
Pasi të ketë mbaruar instalimi, MySQL do të përdoret si shërbim, d.m.th. dbserver do të funksionojë në background.
Për t'a vënë në funksion duhet të kërkoni dhe të zbatoni nga brenda kartelës C:mysqlin file winmysqladmin.exe
Kur t'ju kërkohet Username dhe Password zgjidhni sipas dëshirës (duhet të dini që për të mos humbur programet e ndryshme të shkruar në php përdorin në default përdoruesin "root" dhe password "" (bosh), por kjo zgjedhje është mirë vetëm për provat në kompjuterin tuaj, për një makinë prodhimi duhet të zgjidhni parametra të tjerë)), në këtë menyrë do të krijohet një përdorues që ka të drejtë të administrojë MySQL.
Për t'u siguruar që MySQL është aktiv, duhet të verifikoni që është aktiv një task me emrin mysql (p.sh. mysqld- shareware, mysqld-opd, mysqld etj.).
WinMysqlAdmin krijon një ikonë (ka pamjen e një semafori të vërtetë) në tray të sistemit nga e cila mund të aktivoni apo disaktivoni dbserver MySQL.
Për administrimin e MySQL mund të përdoren tool të ndryshëm që jepen së bashku me MySQL dhe që janë:
- mysql (konsol/monitor për kontrollin lokal apo remot të MySQL);
- mysqldump (utility për të kryer dump e të dhënave në një database MySQL);
- mysqlinsert (utility për të shtuar të dhënat në një database MySQL nga një file teksti);
- etj.

Për t'u interfaquar me MySQL mund të përdorni phpMyAdmin apo NetAdmin2. I pari është shkruar në PHP ndërsa i dyti është një software për ambientet Win32.