×

Internet of Things (IOT)

Internet of Things (IOT)

· 1 · 94

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-05-2019, 09:53:48
 

Kryesisht në mjekësi, por jo më pak në transport, bujqësi, logjistikë, e në çdo lloj industrie tjetër nëpër botë, Internet of Things është duke transformuar çdo vit e më shumë bizneset. 34% e kompanive po përdorin IoT, krahasuar me 29% një vit më parë. 60% e bizneseve kanë besimin se brenda pesë viteve, mënyra e të bërit biznes mund të ndryshojë tërësisht për shkak të përdorimit të Internet of Things.

76% e përdoruesve janë shprehur se tashmë IoT është kthyer në një element kyc të biznesit, duke qenë se thuajse 95% e tyre kanë marrë përfitime të konsiderueshme nga përdorimi, siç është kthimi mbi investimin, rritja prej 19% në të ardhura e reduktimi i kostove me 18%.  75% e operatorëve në sektorin e shitjeve po shpenzojnë më shumë në IoT, krahasuar një vit më parë. Përfitime të tjera janë edhe përmirësimi në mbledhjen e të dhënave me 48%, rritja e produktivitetit të punonjësve me 47%, rritja e eficencës në përdorimin e aseteve me 41% si dhe përforcimi i besnikërisë konsumatore me 39%. Këto janë të dhënat e raportit, publikuar për të gjashtin vit radhazi nga Vodafone, pas një studimi në të cilin janë përfshirë 1758 biznese në mbarë botën, të cilat janë duke e përdorur ose po e njohin gjithmonë e më shumë IoT.

Nga të gjithë sektorët që përfitojnë, sektori financiar, specifikisht tregu i sigurimeve, është ai ku vihet re më shumë impakti i IoT. Për shembull, duke përdorur IoT, paketat e sigurimit në udhëtim mund të përshtaten bazuar në vendodhje dhe aktivitete. Ose, sensorët IoT njoftojnë pronarët e shtëpive kur ata harrojnë dyert hapur. Sektori me përfitimet më të larta nga përdorimi i IoT është shëndetësia. Tashmë pacientët e përdorin teknologjinë jo vetëm për të matur parametrat e jetës, por edhe për të vazhduar rregullisht trajtimin dhe për të parandaluar sëmundjet.

Implementimi dhe integrimi i IoT kërkon plotësimin e disa kushteve, midis të cilave shpejtësia e internetit është më e rëndësishmja. Vendi ku IoT aplikohet më shumë është Amerika, ku përdorimi është rritur nga 27% në 40%.

Edhe Shqipëria nuk ngelet pas në këtë drejtim, duke marrë parasysh se vetëm pak kohë më parë Vodafone Albania bleu të drejtën e përdorimit të frekuencave në 800 Mhz, frekuenca falë të cilave Vodafone po ofron internet më të shpejtë, me shpejtësi transmetimi që arrin deri 900 Mbps.

IoT (thënë ndryshe lidhja e pajisjeve teknologjike në rrjet), optimizon performancën, ul kostot dhe rrit fitimet, prandaj do të vazhdojë të bëjë revolucionin e çdo kohe, në botë por sigurisht, edhe në Shqipëri. Lajmi i mirë është se platformat IoT e bëjnë më të thjeshtë aplikimin e teknologjisë tek bizneset dhe Internet of Things e teknologjia 5G do përmirësojë ndjeshëm shërbimet dhe potencialin e kompanive. Në këto kushte, kompanitë nuk janë më në pikën kur diskutojnë nëse do implementojnë IoT në proceset e biznesit të tyre, por po diskutojnë mbi mënyrat se si mund ta implementojnë për të qenë ende konkurrues në ekonominë dixhitale të së ardhmes. Lapsi.al