×
Hyrja
Profili

Interneti, si te besh para

Interneti, si te besh para

· 15 · 4857

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-04-2009, 13:34:28
Nje artikull nga revista "Klan". Artikulli ne fakt ka shume pasaktesi dhe duket e autorja ka vetem disa njohuri siperfaqesore, te cilat sic duket i ka marre nga disa persona te cileve edhe u permend faqet ne kete artikull, por nga ana tjeter ky eshte nje tregues se edhe ne Shqiperi po ndergjegjsohen per potencialet e medha qe ofron interneti.


Interneti, si te besh para

Anduela Nika

Shume leke, ne pak kohe, pa derdhur djerse te medha. Eshte gjetur parajsa. Shumekujt do i shkonte mendja te droga, tregetia e mishit te bardhe apo armeve, karakteristike per keto lloj fitimesh. Nuk eshte tamam ashtu. Ne shume vende te botes, dhjetevjecarin e fundit dhe keto dy-tre te fundit edhe ne Shqiperi, po fillojne te gjallojne websitet qe sillen si llampa e Aladinit. Ti i ferkon pak e ato te japin c'te duash. Jane me dhjetra faqet e internetit qe pervec punes fillestare te krijimit dhe nje mirembajtjeje simbolike kohe pas kohe, nuk bejne gje tjeter pervecse japin te ardhura. Shume site ku shiten makina te perdorura, me dhjetra ku mund te besh njoftime punesimi, shitblerje e dhenie me qera, pasuri te patundshme. Shume te tjera ku mund te besh cdo lloj njoftimi. Sekreti eshte i thjeshte. Faqja elektronike zhvillohet me mundin e atyre qe e vizitojne. Pronaret kthejne ne para kete pune kolosale duke e rishitur, kryesisht agjensive publicitare per reklamimin e artikujve apo sherbimeve te ndryshme dhe raportet e fitimit me punen e harxhuar jane me shume se 100/1. Dhe eshte totalisht e ligjshme, pavaresisht se ne Shqiperi nuk ka asnje ligj qe mund te taksoje kete lloj fitimi. Klikimet qe behen ne keto faqe, jane treguesi kryesor, i cili ben qe web-i te shihet si nje mundesi e mire reklamimi, pra ne fund te fitohen para. Ndaj dhe shume prej ketyre siteve, ne nje cep te faqes nuk harrojne te vene numrin e vizitoreve ne dite, ne muaj, apo qe jane dhe ne minute online. Per kedo qe do te reklamoje biznesin, do te ishte nje ngasje shume e madhe per te vendosur banerin (pershtatuni, eshte njoftimi publicitar ne faqe) e vet, ne nje faqe ne te cilen klikojne mbi 10 mije vete ne dite, pasi minimumi ate do ta shohin apo do ta klikojne 100 persona, te cilet mund te jene kliente potenciale. Nje reaksion zinxhir ky, qe ben te xhirohen shume para. Dhe nuk eshte e nevojshme as te punesosh nje staf marketingu, pasi reklamat vijne vete. Jane klientet qe trokasin, fusin te dhenat e tyre dhe paguajne per to, shuma disa here me te vogla nga ato qe do te paguanin normalisht ne median televizive apo ate te shkruar.

Edhe pse eshte ende heret per te folur per nje bum te publicitetit ne web, shenjat e para tregojne per nje tendence ne rritje. Por qe te mberrini deri ne kete pike, me pare ju duhet te keni nje web utilitar. Dhe ketu nuk po flasim vetem per informacion te paster. Per ate mjaftojne websitet e gazetave, forumeve e blogjeve te shumta, te cilat kane nje numer shume te madh klikimesh, por jo reklamash. Ju duhet te shisni makina, prona, te jepni informacion per adresa. Pra gjithcka qe e ben nje person te klikoje dhe te qendroje gjate ne faqe. Aq sa te te bjere ne sy reklama e nje kompanie tjeter biznesi dhe te besh nje tjeter klik mbi te e keshtu me rradhe. IkubINFO.com eshte nje nga keto portale qe sjell risine e shumellojshmerise se informacionit ne nje vend te vetem. "Indeksimi i te dhenave qe perdor ikubINFO ben qe informacionet e njerezve te gjenden lehte edhe nga motoret e kerkimit si Google apo Yahoo. Te gjitha keto kane bere qe ne nje periudhe te shkurter kohore, siti te kete me mijera vizitore ne dite me tendence gjithmone ne rritje", pohojne administratoret e Ikubinfo, e cila ka me shume se 100.000 biznese te indeksuar e te kategorizuar. Mekanizmi i kerkimit lehteson ne nje mase te madhe punen, per te gjetur sa me shpejt te dhenat per nje biznes te caktuar. Por ajo qe e ben akoma me interesante dhe te lehte kete biznes te ri me web-in eshte se te interesuarit kane mundesi t'i hedhin vete informacionet qe deshirojne te publikojne. Pra admistratori i web-it me kete kursen edhe nje vend pune

"Shikueshmeria e larte e faqeve tona eshte nje nga avantazhet e publikimit te informacioneve edhe per ato biznese qe tashme kane faqen e tyre personale ne Internet", shprehen tek Ikubinfo. Informacionet e biznesit ndahen ne dy kategori: Statike, ku perfshihen informacione te tilla si adresa, logo, adresa interneti, kategoria e biznesit; dhe dinamike, ku perfshihen informacione te rendesishme per kompanine, si oferta, produkte, apo gjithcka qe kompania e konsideron si avantazh. Ne kete fryme eshte krijuar dhe websiti gjejmakina.com, ku admistratorit i mbetet vetem te prese klientet, pasi gjithe pjesen tjeter e kryejne vete te interesuarit, pra ata qe duan te shesin nje makine ne kete rast, duke bere qe atyre qe duan te blejne, t'u mbetet vetem per te bere klik dhe admistratorit te perfitoje nga klikimet dhe reklamat qe derivojne me pas drejt tyre. Cka do te thote para e lehte. Te mjafton te ndertosh nje sistem te tille, i cili i jep mundesi klientit te fuse vete produktin qe do te shese dhe puna u be. Sic ndodh dhe me fleteverdha.com, nje lloj celesi i internetit, i cili permes nje motorri kerkimi ben te mundur kerkimin e gjithckaje dhe fitimin nga gjithcka. Te gjithe keto website si qellim kryesor nuk kane informimin, por fitimin. Ideja eshte te besh nje sit qe vjel leke, duke harxhuar pak pune ne te. Domethene te shfrytezosh punen e klienteve. Si me makinat e vjetra, ku produktin e fut ai qe e shet dhe jo i zoti i sitit, ai qe shet shtepine, qe regjistron biznesin e vet, qe ben nje njoftim etj. E bukura eshte qe ne ket rast klienti nuk ndihet i shfrytezuar, perkundrazi ai merr nje sherbim per te cilin ndoshta do te duhet te paguante ne nje agjensi imobiliare, ne rast se do te shesesh nje prone, apo te shkosh te blesh gazeten ne rast se ke bere nje njoftim per shitjen e makines, nderkohe qe nga interneti kursen kohen dhe ben freskim te vazhdueshem me kerkesat qe hyjne ne sit. Nje sistem i mirekalkuluar qe sjell shume para per te zotet e siteve, nje sherbim eficent per klientet dhe nje mundesi e mire reklamimi per bizneset. Perfundimi: Te gjithe te kenaqur. Keshtu behen sot parate ne web. Te lehta vetem me nje klik.
http://www.revistaklan.com/material.php?id=811

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
#1 ne: 19-04-2009, 15:38:26
Citim
Shume leke, ne pak kohe, pa derdhur djerse te medha.

Ketu jan "dalllash" krejt. Duhet mjaft mund te vish deri te leket dhee shum kohe sepse keshtu te gjith do te beheshim milionera.

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#2 ne: 19-04-2009, 17:32:51
Artikulli shum interesant, dhe un do theksoja qe e rendesishme eshte qe po vazhdohet te flitet dhe ne Shqiperi per internetin dhe perfitimet ndaj ti. Por thjesht do shtoja qe kjo qe paska shkruajtur artikullin nuk eshte nje specialiste ne kete fushe por thjesht e ka shkruajtur me hamendje, pasi qdo webmaster humb me ore te tera para pc, un personalisht kam arritur te qendroj dhe ter diten ne pc, bilese duke ngren nje panine para pc, e shum te tjera. Pra kjo 'llampa e Aladinit' ne webmasterat duhet ta ferkojme shum e shum qe te dale gje dhe jo aq thjesht sa e shpjegon ajo...

  • Postime: 577
Freedom Overdose
#3 ne: 19-04-2009, 18:01:51
Ketu jan "dalllash" krejt. Duhet mjaft mund te vish deri te leket dhee shum kohe sepse keshtu te gjith do te beheshim milionera.
kjo me ra dhe mua en sy qe ne fillim. Megjithate, mund te quhet si nje forme e lehte per te bere para ( ne krahasim me te tjerat), POR duhen shume njohuri dhe mjete, qe jo gjithkush i disponon

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#4 ne: 19-04-2009, 18:39:21
Deri diku ka te drejte kjo vajza qe shkruan ketu , por nuk ka cilesuar mire ceshtjen duke e nenvlersuar punen e nje webmasteri me fjalen e saj ( pak pune)

Megjithate ne pikpamje te pergjithshme ky artikull qe drejperdrejt ben reklame vetem disa faqeve shqipetare na intereson edhe ne. Pra ne kete kendveshtrim qe ajo shtron ceshtjen eshte nje nxitje per popullin shqiptar qe ska lidhje me teknologjine dhe e shtyn kte te fundit qe te mirprese internetin.

Dhe fitimet nese i krahasojme me nje rroge mujore ne shqiperi.. jane te mjaftueshme.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 19-04-2009, 18:46:54
Edhe mua pikerisht "lehtesia" qe permendete ajo me beri pershtypje.
Por edhe faqet qe permenden aty jane shembulli me i keq i atyre qe bejne para sot. Ndoshta ne te ardhmen mund te bejne para te mira, por sot per sot ato faqe s'jane as me trafik te konsiderueshem as kane ndonje model biznesi qe funksionon ne tregun shqiptar te internetit.
Me korigjoni nese gabohem.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#6 ne: 19-04-2009, 21:15:08
Po ke te drejte , edhe pse faqe e ikub eshte ndertuar bukur dhe me seriozitet nuk ka ndo nje popullaritet kushedi per te mo sthene se eshte nder faqet me pak te vizituara.,.


Per mendimin tim nese duhej marr nej shembull per fitim ne internet duhet te merrte tiranachat.net e cila ka nje nr vizitash te konsiderueshem.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 22-04-2009, 14:41:58
Anduela, gazetarja qe ka bere kete artikullin, ka dhe nje faqe personale http://anduelanika.com/

Sic duket ka disa eksperienca me faqet e internetit. Por ndoshta edhe s'e administron vete ate faqen.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#8 ne: 22-04-2009, 15:04:58
Perse nuk i bejme nje pyetje .. C'ne ke lene pa vene ads reklama ? E di qe me kete menyre humbet ato paret qe permendje ne artikullin tend ? :) E bukur Vivvo qe perdor per faqen dhe foto e saj e vene ne banner..

Do ti shkonin me teper ngjyrat e hapura!!

Thuajini te mos harroj te shkruaj per veten e saj ketu http://www.anduelanika.com/bio.html

Me pare shkruajme per veten pastaj te mesojme te tjret.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 22-04-2009, 15:56:06
Tamam e the: mqs fitohen aq kollaj parate te vendose edhe Anduela reklama ;)

  • Postime: 89
Andy
#10 ne: 22-04-2009, 16:03:19
Se kuptoj gjithe kete sulm drejt vajzes, eshte dhe simpatike jo per gje :P

Gjithsesi duket qarte qe nuk eshte eksperte por sdo te thote se i besojne te gjithe atyre gjerave qe shkruan...si cdo lajm ka te verteta, genejshtra, dhe fantazira :D

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 22-04-2009, 16:07:30
Kritikat s'jane domosdoshmerisht sulme. Une s'kam asgje kunder saj, madje do ishte mire ta njihja nje here :D

  • Postime: 89
Andy
#12 ne: 22-04-2009, 16:09:22
Kritikat s'jane domosdoshmerisht sulme. Une s'kam asgje kunder saj, madje do ishte mire ta njihja nje here :D

Sjam kondra :D

  • Postime: 201
  • Gjinia: Mashkull
Kli$$i
#13 ne: 22-04-2009, 16:45:07


Gjithsesi duket qarte qe nuk eshte eksperte por sdo te thote se i besojne te gjithe atyre gjerave qe shkruan...si cdo lajm ka te verteta, genejshtra, dhe fantazira :D

Mund te kete qene dhe perkethim me nje integrim te holle ne internetin shqiptar.

Ato qe jane thene ne artikull mund te qendrojne, por jo ne internetin shqiptar pasi jane 1000here te zmadhuara.

Pastaj....nuk do ket dit ca te shkruante ajo ne reviste re....se ke iden se ca stresi eshte me mbet revista me 3 faqe pa asnje artikul....ppupupu

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
dude
#14 ne: 19-07-2009, 01:36:34
me fal per shprehjen por ja ka futur""pordhes'' kot ,perkundrazi duhen shume djerese e mund ti sjellesh ato te uruar vizitor te klikojne tek adsense apo tek add afffiliates qe mund te kesh,duhet kohe edhe mund te shprendash links si puna jone ketu neper forume ,,,she has no clue.....