×
Hyrja
Profili

Këshilla për një Blog të ri!

Këshilla për një Blog të ri!

· 1 · 672

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
ne: 25-07-2009, 15:15:23
Perceptimi i fjalës “Blog” nga ana praktike veshtrohet mbi bazën e një mjeti virtual që mundëson shprehjen e mendimeve për një lëmi të caktuar nga një individ në këtë rast webmaster. Interneti shqiptar ka një periudh relativisht të shkrutër që ka arritur të gjej mjetet më të cilat do të eksploroj në rrugët me synim zhvillues, në kohën e sodit “blogjet” me përmbajtje të ndryshme janë bërë mjete më të përdorura nga shqiptarët, secila prej tyre ka rëndësinë e vet dhe shprehin vlera për diçka. Disa këshilla do të ishin të mjaftueshme për të krijuar një ide rreth rrugës që duhet ndjekur për krijimin e një Blog-u.

1.Tema që do mbizotëroj në blogun tënd. Fillimisht përqëndrohu në atë se me çfarë teme do eksploroj blogu yt, mundohu të gjesh diçka risi në tregun virtual shqiptar dhe me vlerë.

2.Përmbajtja e blogut tënd. Gjëja më me rëndësi është përmbajtja, mundohu çdo herë që ajo të jet unike dmth e veçantë dhe origjinale, harroji teknikat e vjedhjes së artikujve shkakton humbje kohe kot, mundohu të krijosh vet artikuj, ja vlenë.

3.Përmbaju Kritikave, komenteve. Mos e dorzo vehten para kritikave apo komenteve që për një moment të caktuar të sjellin dëshpërim, ndiq këtë fjalë të urtë “Armiku është treguesi më i mirë i gabimeve të tua”, mundohu të bësh përmisime vazhdimisht, kritikat dhe komentet pa marrë para sysh se çfarë janë në përgjithësi të japin vullnet për të punuar, më beso ja vlen flas nga eksperiencat personale, gëzohu kur ka komente për një artikull tëndin, shqetësohu kur nuk ka.

4.Paraqitja(Theme,Template) e blogut tënd. Edhe pse paraqitja nuk ka ndonjë rendësi, “Content is the king”( përmbajtja është mbreti) përsëri paraqitja e veçantë e blogut tënd rrit vlerën e produktit, mos i vëj shumë rëndësi Template-it, mundohu vetëm që ajo të jet unike.

5.Mos u mundo që qysh në fillimet e tua me blogun, të nxjerrësh fitime, përqëndrohu fillimisht në cilsinë e produktit, të tjerat vijnë vet më vonë.

Këto ishin disa këshilla që unë mendoj se duhet ndjekur nga çdo webmaster iri që tenton ti hyje kësaj rruge me një blog.

Marrë nga: http://www.albalab.info/2009/07/keshilla-per-nje-blog-te-ri/