Mendoja se tashme kishte kaluar ajo mania e faqeve per lajmet e fundit, por isha gabuar sepse ditet e fundit kam vene re disa faqe te reja lajmesh, te cilat kane mbire ashtu sic mbijne kepurdhat pas shiut. Dhe me e keqja eshte se disa prej tyre jane dhe perpjekje serioze. Tashme qe po iken periudha kur individe nisim projekte pa plan, po nis ajo e firmave, apo persona me "dy pare" qe nisin projekte pa pike plan biznesi.
Te gjitha keto media lajmesh online duket se perpiqen te klonojne suksesin e Telegrafi.com
Vetem se pyes une, a i kane shtruar vetes disa pyetje keta para se te nisin kete pune? Psh:
Sa nevoje ka tregu shqiptar per faqe te reja lajmesh?
Sa i madh eshte tregu shqiptar i konsumit te lajmeve dhe ku qendron vendi im?
Cfare model biznesi do te perdor dhe si do te nxjerr para nga kjo pune?
Keto do te ishin tre pyetje me rendesi, edhe se me siguri ka te tjera qe mund te jene po aq te rendesishme.
Une do te jem teper i lumtur kur te filloj te shoh nje internet prodhues shqiptar dhe jo nje si ky qe po behet tani, ku lajmet e informacioni vetem se klonohet pa fund, here ne formen e tij fillestare, e here me shume pak ndryshime.
Se fundi: gati te gjithe keta qe i kane hyre "biznesit" te lajmeve online, a e kane idene e te drejteva te autorit? Sepse sic duket jo, ose as duan t'ia dine, se ne shumicen derrmuese te tyre ne asnje rast nuk merret mundimi te permendet burimi.
Te gjithe jane autore origjinale te te njejtit lajme, edhe se ka tekst identik!