×
Hyrja
Profili

Media e Printuar vs. Media Online!

Media e Printuar vs. Media Online!

· 1 · 567

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-03-2012, 19:32:33
Media e Printuar VS Media Online! Cila do fitojë?

Sot në një minutë shkarkohen 13 mijë aplikime për “Iphone”, shkruhen 100 mijë mesazhe në “Twitter”-in, përditësohen 700 mijë statuse në “Facebook” dhe dërgohen 170 milionë e-maile.
Le të përballemi realitetin. Komunikimi ka ndryshuar rrënjësisht. Gazetaria ka ndërruar kostumin dhe në të ardhmen do të ndryshojë edhe fytyrën, pavarësisht çorientimeve normale të dikujt që është mësuar me të vjetrën.

Një mëngjes rutinë për tim atë ishte të zgjohej, të blinte një të përditshme, mandej ta lexonte atë duke hurbur filxhanin e kafesë. Shumicën e atyre që lexonte ose i ndante më time më, ose i debatonte me mua, asokohe student i ri gazetarie.

Sa hap e mbyll sytë, prindërit e mi duket se e kanë flakur tej gazetën dhe janë duke lexuar shqiptarja.com në ekranin “Compaq” 18 polësh. Drejt kësaj po shkojmë, dhe është vetëm çështje kohe para se të shohim gazetat dhe revistat të mos printohen më anembanë globit.
Gazetat e printuara kanë ende edhe pak “jetë” në Shqipëri. Rënia e tirazhit i detyroi disa syresh të bëjnë ndryshime kolosale në dizajn e përmbajtje. Por, kur të shohin që edhe pas kësaj “prove force” për t’u konsoliduar të mos ndryshojë asgjë, atëherë nuk do të ketë më nga t’ia mbajnë dhe versionet online do të bëhen “zotërit” e vërtetë të lajmit.

Pavarësisht kësaj, edhe sot mediat e printuara kanë një konkurencë nga mediat e mirëfillta online, të cilat nuk kanë një gazetë tradicionale, pa kosto printimi apo shpërndarje, dhe pozicionohen më mirë në prirjen e re gjithnjë e më shumë ndërvepruese të shoqërisë.
Mund të këqyrësh një panoramë thuajse të plotë se ku po shkon gazetaria duke parë botën e raportimeve tekonolgjike në “Engadget”, “Gizmodo” etj… Mediume si këto janë një hap përpara para mediave të tjera. Ka shanse të mëdha që prirja e “tech news” sot, është fytyra e mbarë botës mediatike nesër.

Media e printuar po vdes. Reklamat online janë cikërrima. Mosbesim i reklamuesit apo faj i formatit?
Rënia e shpejtë e medias së printuar do të ndikojë shoqërinë, dhe ndoshta në një mënyrë
pak të bezdisshme dhe krejt pa ftuar media online do të bëhet mbizotëruese. Deri atëherë shijojini gazetat dhe revistat që keni ende në duar, sepse asnjëherë s’i dihet se kur nuk do t’i keni më.
Por, ndërsa leximi i të printuarës është në rënie (dhe rrjedhimisht po bie edhe përqindja e fitimit nga reklamat), reklamimi online pavarësisht sesa e mirë është gazeta apo revista online nga ana e dizajnit dhe ajo përmbajtësore, asnjëherë nuk paguhet sa në median e printuar.
Andaj nuk është çudi të shohësh frikën e disa të përditshmeve të mëdha për t’i dhënë rëndësi faqeve të tyre online. Është si të transferohesh në një shtëpi të re, që ka boll shkëlqim, porse gjendet bash në një zonë të helmatisur me mbetje toksike. Nëse kjo është frikë e pajustifikuar e publikuesit apo një faj i mënyrës së reklamimit online kjo përbën çështje diskutimi.
Fakti është që gazetat e mëdha nuk mund dhe nuk duhet të katandisen si mos më keq në “web”. Një gazetë e madhe shqiptare nuk mund të ketë një faqe “të blerë” për dy grosh ose të shkarkuar falas nga “wordpress” dhe “joomla”. Reklamat në të duhet të përshtaten me formatin e faqes, ngjyrat, dhe të shndërrohen në dinamike dhe jo të duken si relike të stërlashta pikërisht sot në epokën e internetit.

Kur lundrojmë në faqet e mediave përëndimore në internet, na zë syri “banner”-a të formateve të ndryshme, me figura, ngjyra, video etj. Përpos kësaj me kujtesa për një ngjarje, lidhje me “Twitter”-in, “Facebook”-un e mediat e tjera sociale. Asgjë speciale në fakt, vetëmse janë shtuar funksionalitete të dobishme.

Falë këtyre karakteristikave të thjeshta, disa kompani si “SpongeCell”-i (transformon “banner”-at tradicionalë në reklama dinamike, multi-mediale duke i mbajtur lexuesit më gjatë në faqe) kanë arritur të rrisin fitimet nga reklamat në “web” deri në masën 70 %.
Ja pra që nuk qenka edhe aq misterioze arsyeja përse reklamuesit shqiptarë vazhdojnë ende të derdhin shuma të mëdha për reklamat e printuara?! Ata janë më të gatshëm të marrin pjesë në një revistë a gazetë të kuruar mirë (gjithnjë sipas perceptimit të masës). Media online aktuale nuk i bind.
Shembulli i “SpongeCell”-it na mëson se nëse mediat online do ofrojnë shumëllojshëri në “banner”-at e tyre atëherë edhe çmimi që do të paguajë reklamuesi do të jetë më i madh. Njëherazi kjo të bën të kuptosh që formatet e mëdha të reklamave në median e printuar janë produkte të dala mode dhe nuk “pinë ujë” në “web”.

Kjo sepse një lexues nuk sillet me “brower”-in ashtu si me revistën a gazetën e printuar. Nëse formatet e reklamimit online do të ishin “të zgjuara” aq sa gjysma e përmbajtjes së “web”-it, të gjithë do të ishin më të lumtur dhe mbi të gjitha të gjithë do të fitonin më shumë të holla. /XHAFER RAKIPLLARI
Shqiptarja.com
 

Literal.media

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 04-04-2020, 22:30:41
nga M A X
Media shqiptare ne gjuhen italiane

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:11:06
nga InfoZ
Media shqiptare ne gjuhen gjermane

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:10:42
nga InfoZ
Media shqiptare ne gjuhen greke

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:10:14
nga InfoZ
Media shqiptare ne gjuhen angleze

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 19-03-2020, 16:09:49
nga InfoZ