×

Mediat Sociale si Pushtet i Peste

Mediat Sociale si Pushtet i Peste

· 1 · 19

  • Postime: 22690
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-10-2019, 22:18:25
 

Mark Zuckerberg filloi fjalimin e tij javën e kaluar duke u përpjekur të vendosë shprehjen e lirë në kontekstin historik Amerikan, dhe vetëm pastaj u kthye për të diskutuar shprehjen e lirë në kontekstin e Facebook, ku ai propozoi diçka shumë më moderne dhe te ndryshme qe mund te kete pasoja ende paparashikueshme per njerezimin:

Citim
Njerëzit tashme kanë fuqinë për t'u shprehur në shkallë te atille qe ka qene e panjohur me pare ne historine njerezore. Njerezit janë bere fale mediave sociale një lloj i ri i pushteti në botë - një Pushtet i Pestë së bashku me strukturat e tjera të pushtetit dhe shoqërisë. Njerëzit nuk kanë më nevojë të mbështeten te forcat tradicionale në politikë ose media për të bere te dëgjuar zërin e tyre, dhe kjo ka pasoja të rëndësishme. Unë i kuptoj shqetësimet se si platformat e teknologjisë jane permbledhur ne pak duar, pra mund te themi te centralizuar, por në të vërtetë nga ana tjeter këto platforma kanë fuqi të decentralizuar sepse kane dhene mundesine per t'u shprehur direkt në duart e njerëzve.

Media Sociale si Pushteti i Pestë është një referencë e qartë për Pushtetin e Katërt - Shtypin - dhe argumenti i Zuckerberg është se ndërsa Pushteti i Katërt eshte ne dore te disave, qe vendosin per gjithcka, Pushteti i Pestë - media sociale - nuk ka dike qe vendos cfare te publikohet e cfare jo, kjo per mire ose dhe per keq. Keshtu qe jemi vetem ne fillimin e nje bote te re, ku ndryshimi eshte aq radikal dhe i madh sa dhe kur u zbulua per here te pare shtypshkronja - nje zhvillim revolucionar ky qe solli me vete ndryshime te medha ne historine njerezore edhe se per shume prej tyre u deshen shekuj qe te realizohen. Pra ne sot jemi ne fillim te nje ndryshimi te tille, qe eshte po aq i rendesishem si ai i vitit 1440 kur Gutenberg shpiku shtypshkronjen.