Sikur të kishim dhe ne një ide te tillë kaq te thjeshtë dhe njekohesisht gjeniale 
Ideja te them te drejtën ishte koti sepse kush është ai person qe vjen dhe blen një hapësirë publicitare te faqja jote, nëse faqja jote nuk është shumë e njohur.
Pastaj edhe nëse është e njohur ka shumë reklama te tjera dhe te konkurrences. Prandaj një ide e tillë nuk do ti shkonte ne mendje një personi normal.
Po ky tipi te them qelloi pak si me fat. Sepse kur mediat morren vesh për një website te tillë filluan ta permendin ne lajmet e tyre (me shumë si diçka qesharake), pastaj filluan edhe blogjet dhe websitet e tjera. Edhe une kur lexova per kete website e hapa menjhere per te pare se si ishte, madja ja kam treguar edhe shume shokeve te mi (kushedi sa trafik qe i kam sjellur vetem une

) Të gjitha këto bene qe ky website të kishte shumë trafik, dhe kompanite vetëm atëherë filluan te blejne pixel nga ky website.
Një fakt ky tipi ka bërë me shumë se 1'000'000 dollar sepse 100'000 pixel e fundit ne mos gabohem i ka shitur ne ebay (ankand, me një fjale me shumë se 1$/pixel)
Si website besoj se mund ta bëj gjithkush edhe ne HTML te thjeshtë. Po një ishte ideja. Nëse një gjë te tillë e bëj edhe unë nesër nuk kam për te pasur sukses, sepse nuk do të këtë atë BUZZ qe pati ky website, qe ishte krejt ndryshe nga te tjerët.