Mira Murati, shqiptarja nje nga kokat drejtuese te OpenAI - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mira Murati, shqiptarja nje nga kokat drejtuese te OpenAI

Mira Murati, shqiptarja nje nga kokat drejtuese te OpenAI

· 2 · 593

  • Postime: 28631
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-01-2023, 23:35:10
 

Mira Murati është shqiptarja që po udhëheqë operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.

35-vjeçarja Murati, rrugëtimi i saj në OpenAI e filloi si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si zëvendëspresidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Gjatë një interviste në Daily Show, Mira foli për të ardhmen e inteligjencës artificiale duke dhënë përgjigje nëse ajo ka mundësi që ti zëvëndësoj vendet aktuale të punës.

“Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja”, tha Murati.

Lansimi i ChatGPT, që shihet si zëvendësuesi i motorëve të kërkimit si Google apo Bing, erdhi në kohën kur Murati drejton operacionet teknologjike të kompanisë.

Gjatë periudhës 2013-2016 Murati punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera për Leap Motion si zëvendëspresidente e produktit dhe inxhinierisë.

Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley.

Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E.

Gjatë intervistës në Daily Show, Murati shpjegoi sesi Dall-E funksiononte dhe mjetet si Dall-E dhe GPT-3 shihen nga OpenAI si zgjerim i kreativitetit njerëzor dhe jo si zëvendësues i tij shkruan PCWorld.al

  • Postime: 454
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 14-02-2023, 15:27:48
Emri:

Email:
Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?: