×
Hyrja
Profili

Moda e fundit !

Moda e fundit !

· 5 · 1467

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
ne: 26-05-2009, 11:37:31
Eshte bere e modes kohet e fundit qe ne `webmaster` shqipetare jo vetem qe vjedhim materiale neper faqe por vjedhjim edhe idete e njeritjetrit.
Per me sakte po ju tregoj me ne detaje disa ngjarje qe kocidon ti perputhen me se miri shprehjes ( moda e fundit)

1]Para disa viteve hapa nje faqe cokollata.com dhe shyqyr zotit arrita qe ta coj ne top 100 ( baze alexa) `nuk qendroji per shume kohe`.
Kjo faqe u be e njohur me teper per chatim ashtu si vazhdon edhe sot e ksaj dite.
Sivjet vertetoj se nje person tjeter tenton te me vjedh keshtu padrejtesishte vizitoret e mij duke blere domain cokollatachat.com
Te njejtin problem ka edhe per faqen parajsa.com

2]Me lindi nje tjeter ide...
Pasi une jetoj ne greqi , mendova :
Perse mos te bej nje faqe enkas per shqipetaret qe ndodhen ne greqi?
Biles edhe slogani qe mendova ishte ` Vatra Shqipetare ne Greqi`
Nuk zgjati disa muaj qe kjo ide u kopjua nga dikush qe jeton ne itali ..
Ai zgjodhi domenin Albanian.gr dhe vuri po te njejtin slogan Vatra Shqipetare ne greqi.
Pervec  pacipesise qe tregon ne kete rast verteton se eshte nje veprim injorant , pasi ai nuk eshte ne dijeni se cfare behet ne greqi .
Pra eshte i pamundur te ofroj tek vizitoret ne qofte se ka ato qe mund te ofroj une ( jo se jam me i zoti se ai ) por jam ne brendesi te ngjarjeve qe zhvillohen ketu.
Me pas kjo ide u kopjua edhe u formulua dhe nga dikush tjeter me faqen albanians.gr .

3] Nje antar ketu pati nje ide shume efikase per mendimin tim dhe krijoji nje bloog te tij personal.
E punoji shume bukur , te thjeshte dhe te perdorueshme, mbi te gjitha me material origjinal dhe nese poston nga faqe tjera nuk harron te citoj dhe burimin.
Nuk zgjati pak muaj dhe shoh me te vertete nje influence te madhe ne kete drejtim. Te gjithe u turren te bejne dicka te n gjashme jo vetem ne ide por madje edhe ne domen e vura re.
Nga romeoLab e kam pare EmriLab.com dhe keshtu me radhe.

Tani te nderuar kolege! `nese do mund te thuhej e tille`
kaq te pacipe edhe kaq moskokcares jemi ne shqipetaret?
Nuk kam dashur ta pranoj kur na shajne te huajt , por kohet e fundit kam filluar te dyshoj dhe une vete.



  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#1 ne: 26-05-2009, 11:47:19
@URL

ke shume te drejte per cfare ndodh, por mos harro secili ka riskun e vete ne kete moment dhe tenton te caje si te mundet por kjo puna e vjedhjes se ideve me kujtoi nje shprehje, nese 2 vete ruajne nje sekret, qe ky sekret te ruhet duhet qe tjetri te jete i vdekur. Me kete dua te them qe ketu ne forum vertet hidhen ide por mos harro nderkohe qe ti ke idene dhe e hedh haptas apo qofte dhe shkarazi, dikush ka mundesite dhe ja ku u be faqja qe ti kishe ndermend.

Nga ana tjeter, gjithmone do kete njerez qe do te kopjojne, dhe per kete arsye duhet me qene gjithmone nje hap perpara:)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 26-05-2009, 11:55:18
Sic e tha dhe Kokushta ky eshte nje fenomen i pashmangshem.
Cfare mund te behet?
Duhet te vazhdojme punen tone dhe t'i bejme gjerat me sa me shume origjinalitet.
Ata qe kopjojne jane ne fakt ata qe s'e kuptojne qe nuk do mund te kene sukses.
Te kesh sukses ne internet duhet te jesh origjinal. Jane miliona website dhe nese nuk je origjinal do humbesh ne kete hapesire te pakufishme ashtu si kripa ne det.
Kopjuesit nuk zgjasin edhe shume pastaj: sepse ata qe kopjojne shohin dicka dhe mendojne se mund ta bejne ate gjithashtu, sepse ide te vetat nuk kane. Pasi e bejne me kohen do shohin se nuk mund te ecet ne kete menyre dhe do ta lene shume shpejt pas dore.
Ndersa ti qe ke idene origjinale vazhdon sepse e di cfare do dhe cfare kerkon.
Nuk mund te krahasohet ai qe ka idene me ate qe ka nje reminishence te idese origjinale.
alfonso
#3 ne: 27-05-2009, 19:44:43
hahahahahh kur thoni dhe ju per vjedhje, qe te gjithe ju... pa perjashtim, faqet qe nxirrni online jane scripte ose open source ose te bera NULLED... dhe ankoheni ju per vjedhje idesh!!! pse nuk i futeni seriozisht punes dhe te krijoni jo te kopjoni, dhe ankoheni pastaj se ju kopjojne te tjeret idet tuaja origjinale... futja kot pa lidhje....... pfffffffff

  • Postime: 238
  • Gjinia: Mashkull
RomeoLab
#4 ne: 27-05-2009, 20:32:58
hahahahahh kur thoni dhe ju per vjedhje, qe te gjithe ju... pa perjashtim, faqet qe nxirrni online jane scripte ose open source ose te bera NULLED... dhe ankoheni ju per vjedhje idesh!!! pse nuk i futeni seriozisht punes dhe te krijoni jo te kopjoni, dhe ankoheni pastaj se ju kopjojne te tjeret idet tuaja origjinale... futja kot pa lidhje....... pfffffffff

mendoj se eshte dicka shume ndryshe te vjedhesh nje script e te vjedhesh idene nje personi tjeter SHQIPTAR... puna e vjedhjes se scriptave eshte e do te mbesi gjithmone.. un personalisht nuk e mbeshtes por nga nje ane kuptoj sepse shqiptaret duke mos pasur fitime te medha nuk deshirojne te harxhojne shume per te bler nje script e server te mire e bla bla.. pak a shume dua te them qe ka fakte qe e pengojne kete gje... por ti vjedhesh idene dikujt tjetri.. nje shqiptari :D sepse nese vjedh idete e te huajve nuk eshte problem.. ateher kjo gje eshte jo e mire...

URL e ka then... hapet dicka hapen me shumice.. por mendimi im eshte se keto gjera nuk e kan te gjate... ti permende per faqet e tua edhe un e di shume mire... ne fund ke permend e faqen time.. e un personalisht te them qe jan minimumi 6 faqe qe kan kopjuar ate ide.. dikush troc fare.. ne domain e dikush ne template.. :D mua sme m erzisin fare... nga keto 6 veta... 5 veta i kan apo si kan 5 vizitor ne dite... nuk kan fare komente.. kan lajme qe i gjen kudo.. e aq me keq.. ndonjeher vejne edhe lajmet qe kam une ne faqen e tyre LOOOL
jam shume i sigurte qe max mbas 1 viti keto nuk do ekzistojne me... por leri te ecin... kshu e ka jeta... per mua keto persona jan te pazot... pa gje e pa ide... edhe persona te tille kurr nuk kan per te pas sukses... fenomen SHUME SHUME I keq...
se di ku e kam pare nje tem qe fliste per manite e koherave.. si fillim ishte chati... me pas forumi... me pas mp3.. tani faqet me lajme... e faqet me informatik kur jam shume i sigurte qe 80% as ja kane idene fare.... por do vij nje dite do te dali ndonje mani tjeter e robte do te heqin dore nga kjo e do te drejtohen diku tjeter...

Pune te mbare ROBVE PA IDE!!
 

moda e fundit e fustanave

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:54:11
nga InfoZ
Trendi modes - Moda me e fundit [2020]

Nisur nga M A XRubrika E Bukura

Postimi i fundit 01-12-2019, 14:51:01
nga M A X
Moda e Tiranës në fokus

Nisur nga BerniRubrika E Bukura

Postimi i fundit 22-03-2012, 10:07:06
nga BVDGF
Moda në sytë e Leonora Jakupit

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 12-09-2011, 14:50:11
nga Vip News
Moda e re e të mbajturit dietë? Seksi...

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 11-09-2011, 14:08:50
nga M A X