Eshte vertet shum interesante qe nje websit aq i fuqishem si MySpace te mposhtet nga Facebook ne menyre shum te fuqishme, eshte njesoj si te mposhtet google brenda pak vitesh nga ndonje student qe tani po krijon ndonje websit, ahahaaa.
Qene shume faktore qe cuan ne humbje MySpace. Se pari, profilet e MySpace ta shpifnin fare. Nuk mund te shikoje i qete nje profil se ishte i tejmbushur me imazhe e xhingla-mingla qe te benin ta mbyllje faqen menjehere. Se dyti, MySpace ishte/eshte rrjet i hapur, ndryshe nga Facebook, qe eshte pergjithesisht rrjet i mbyllur. Kjo do te thote qe, ndersa ne Facebook shkon per njerezit qe njeh, te MySpace ne radhe te pare krijohet shoqeri me kedo, pavarsisht se e njeh apo jo ne jeten reale. Ketu qendron dhe forca e FB, sepse njerezit aty lidhen me gati te gjithe ata qe njohin dhe realisht. Ndersa MySpace sic duket e arriti zenitin sepse aq ishte mundesia per kete shoqere pergjithesisht vetem virtuale.
Por duhet thene gjithashtu se MySpace eshte larg nga te qenit nje humbes. MySpace ka gjetur nje drejtim te vecante te komunitetet rreth muzikes e muzikanteve. Kush eshte muzikant, apo ka lidhje te forte me muziken, shkon ne MySpace dhe jo ne Facebook. Si e tille MySpace deri tani ia ka dale mire te monetizoje trafikun, pavaresisht se ka humbur vazhdimisht perdorues e trafik. Le te shohim se si do te pritet versioni i ri. Mbase ia dalin te behen me konkurente.