×
Hyrja
Profili

Native Apps apo Mobile Site?

Native Apps apo Mobile Site?

· 2 · 450

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-08-2011, 02:05:11
Me rritjen gjithmone e me shume te perdorimit te celulareve per te hyre ne internet rritet dhe nevoja per t'i ofruar perdoruesve dhe faqe te optimizuara per pajisjet mobile. Tani lind pyetja, eshte me mire te kesh nje faqe web qe punon perfekt dhe per ekranet e celulareve, apo duhen ndertuar aplikacione te vecanta per to?

Le te marrin ne konsiderate te dyja rastet.

Shfletuesi (web browser) eshte aplikacioni universal, me ane te te cilit mund te hysh kudo ne web. Cdo celular ka dhe nje webbrowser i cili e ben shume mire punen e tij. Jane webfaqet ato qe ne kete rast e kane fajin nese nuk prezantohen sic duhet ne browser. Por me pak pune dhe jo dhe aq pak shpenzime shume mire mund te ndertohet dhe nje version mobil per faqen, duke i lehtesuar perdoruesve lundrimin dhe eksperiencen ne faqe. Nga ana tjeter browser-i eshte goxha i kufizuar. Ne te s'mund te besh shume xhingla-mingla te lezetshme. Ketu fillon dhe ndjehet nevoja e nje aplikacioni te vecante per faqen.

Aplikacionet e vecanta, ose sic quhen ndryshe ne gjuhen profesionale, Native Apps, e bejne me te lehte lundrimin ne faqe.
Por ketu ka disa detaje qe e veshtiresojne punen. Te ndertosh nje app kerkohet shume pune dhe shume para, gje eshte problem per shume posedues faqesh.
Applikacionet e vecanta jane ne meshire te Apple, Google etj qe zoterojne boten mobile. Por ketu ka dhe nje problem tjeter akoma me te madh. Nuk ka nje bote unike per keto aplikacione. Keshtu eshte e domosdoshme te ndertosh nje app per iOS (iPhone, iPad, iPod). Nje app per Android. Nje app per Windows Mobile. Nje app per BlackBerry. Pa futur ne liste pastaj dhe disa te tjere jo aq te rendesishem. Pra, nuk eshte se duhet te ndertosh vetem nje app, por disa te tille dhe ketu veshtiresohet shume fare puna. Per ndonje firme te madhe dicka e tille s'do ishte problem fare, sepse mund te punesojne dhjetra, apo qindra programues per te bere punen e kerkuar. Ndersa per nje webmaster te vogel kjo gje shkon ne kufijte e te pamundures.

Duhet marre ne konsiderate pastaj se shume perdorues as e cojne ne mendje te shkojne ne Apple Store, apo Android Market per te kerkuar e shkarkuar aplikacionin tend, keshtu qe rrezikon qe gjithe ate pune e gjithe ato shpenzime, te shkojne dem.

Perfundimisht. Me mire nje version mobil per faqen, sepse sic thashe, Shfletuesi eshte aplikacioni universal, te cilin e perdorin te gjithe, pa perjashtim, kerkon me pak shpenzime e pune dhe je i sigurte se ti je i zoti i faqes e nuk rrezikon se per ndone teke te Apple apo Google aplikacioni yt zhduket nje dite nga dyqani.

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#1 ne: 26-08-2011, 01:04:38
Eshte e vertete qe aplikacionet ndihmojne, ndonjehere aplikacionet mund te ofrojne nje menyre me komode te perdorimit te faqeve sidomos te atyre faqeve qe ofrojne sherbime. Personalisht kam blere nje aplikacion per Twitter (Symbian^3/Nokia). Aplikacioni me pelqen me teper se versioni web i Twitter. Por nese flasim ne pergjithesi, i bashkohem mendimit tend qe eshte mire te dizenjojme faqet ne meyren qe sot njihet me termin "responsive web design" ku ideja qendron te dizenjosh ne menyre "rrjedhshme" duke mundesuar qe nje faqe i pershtatet dhe i pergjigjet kerkeses se mjetit nga i cili vizitohet.
 

Terapia me qeliza native

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 24-07-2011, 00:12:21
nga M A X