Ndihmë: Si ta pagëzoj faqen? - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ndihmë: Si ta pagëzoj faqen?

Ndihmë: Si ta pagëzoj faqen?

· 6 · 778

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-01-2009, 13:08:28
Përshëndetje

Ka kohë qe kam pas plan te bej një faqe disi si facebook, por për shkake te një kontrate qe kam pas me ish punëdhënësin tim nuk kam mundur te bej atë deri me tani!

Faqja do te jetë për gjithë audiencën shqiptare dhe fokusi do te jetë tek moshat e reja. Disa nga funksionet qe ne fillim do ti këtë është:
1. Mundësi që te shoqërohesh me persona tjerë.
2. Profilet do te jen të hapur për te gjithë anëtaret e regjistruar mirëpo fotografit dhe te dhënat personale do te kenë mundësi ti bëjnë private ose te mund te shikohen vetëm nga shoqëria e tij/saj.
3. Foto galeri me mundësi për albume.
4. Sistem përfitimi te titullit, aq me aktiv te jesh do te kesh një titull më të lart! Dhe nëse ka sukses personat me titullin më te lart te përfiton ndonjë dhuratë.
5. Libër të vizitorëve.
6. Mesazhe private
7. Fotografia e profilit kur ngarkohet se pari do te shqyrtohet nga moderatoret dhe nëse i plotëson kriteret atëherë do ta aprovojmë.
8. Që te mos kemi profile te rremë ndoshta do te vendosim verifikim përmes celularit! Duhet ti shikojmë pak kostot për këtë.

Faqja është ne fillimin e parë te planifikimit dhe për shkak kohës se paket qe kam, mos e pritni shumë shpejt mirëpo shpresojmë që te vendosim një BETA mbas 3-4 muajve.

Arsyeja e këtij shkrimi është që nëse keni ndonjë ide se si ta pagëzoj ketë faqe? Gjithashtu unë jam i hapur për bashkëpunim dhe ide se si ta bej këtë faqe aq më te mirë.

Shpresoj ne ide konstruktive

Flamur Mavraj
OXODesign TEAM

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-01-2009, 15:54:12
Pershendetje Flamur,
Ideja eshte e mire edhe se nuk eshte e re, porse akoma ne internetin shqiptar nuk ka nje faqe te mirefillte per social networking, dhe, besoj se nese gjerat behen mire ky projekt mund te kete sukses.
Per emrin nuk di c'te them, por edhe nese do te kisha nuk do ta shkruaja ne publik :)
Ne fund te fundit ekziston konkurenca mes webmasterave dhe nese nje ide shume e mire per emer domeni, apo dhe ndonje ide per nje projekt shume te vecante, publikohet hapur mund te ndodhe qe dikush ta kopjoje dhe ta hedhe ne treg pa arritur ti te realizosh planin tend.
Sidoqofte per momentin nuk kam ne koke nje ide per emrin qe mund te kete nje projekt i tille.
Sugjerimi im do te ishte qe te shikoje nje domen .al
Separi, sepse domenet .al jane te rinj dhe shumica e emrave te mire jane akoma te lire. Sedyti, duke qene se po ben nje projekt per publik shqiptar do ishte mire qe te shoqerohej me nje domen qe mban brenda identitetin shqiptar. Nese do te me vije ndonje ide ne koke do te dergoj MP ;)

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-01-2009, 00:55:04
tash kam marr dhe nje hap me tutje, jam ne perfundim te dizajnit gjithashtu kam vendos qe faqen ta pagezoj "krejtCrazy", duke e regjistruar dhe domain-in krejtCrazy.com

Se shpejti do te vendosi dhe nje pamje nga dizajni ku pres kritikat konstruktive nga ju :)

Ju pershendes

  • Postime: 111
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 25-01-2009, 03:49:18
si ide esht shum e mire por e veshtire te heci, gjithashtu domeni qe ke zgjedh nuk me pelqen fare, te kshilloj dicka me te let dhe si tha dhe max esht mir te jet domen .AL

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 31-01-2009, 14:56:05
Shume ide e bukur

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 01-02-2009, 19:47:57
:D :D :D suksese me Social Community por me sa shohe ti e paske filluar punen nga koka per te kembet ( nuk behet design ne fillim :P )

Nqs do keshillen time per SC deri me tani, kjo eshte:
-S'KA perfitime
-Eshte e gjitha stres
-Kerkon shume ore per menaxhim
-NUK ka kulture shoqerizim online tek Shqiptaret. Te gjith futen ne SC per te shperndare MSN edhe per te zene dashnore (Perfundimi??? => Zen l####), e jo per te ruajtur miqesin.

Gjithcka eshte humbje kohe dhe $$$, nqs do ta shfrytezosh projektin si hobi vazhdoje ;)

eksperience nga albayoung.com

Temat e fundit