Ne Japoni Facebook mbetet pas Twitter - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ne Japoni Facebook mbetet pas Twitter

Ne Japoni Facebook mbetet pas Twitter

· 2 · 604

  • Postime: 27931
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-11-2010, 00:22:29


Facebook po rritet më ngadalë se sa që ka planifikuar në tregun e rrjeteve sociale në Japoni. Disa mendojnë se kjo po ndodh pikërisht për shkak të disa shërbimeve të ngjashme lokale, siç është Mixi.jp, mirëpo në anën tjetër, Twitter është rrjeti i dytë më i përdorur social në këtë vend.

Shërbimi i mikro-blogut i cili lejon vetëm 140 shkronja gjatë freskimit të statusit personal, ka shënuar një rritje të katërfishtë, ose 428 për qind -  për të qenë të saktë, ndërsa sot kjo faqe ka më shumë se 13.2 milion vizitorë unik, vetëm nga ky vend aziatik.

Këto shifra e bëjnë rrjetin social Twitter të rangohet si shërbimi i dytë në Japoni, pas faqes lokale Mixi.jp, e cila ka 3 milion më shumë vizitor unik, ndërsa Facebook mbetet i treti në listë me vetëm 5.3 milion përdorues aktiv – edhe pse kjo faqe ka shënuar një rritje prej 78 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Depërtimi i rrjeteve sociale në vendet ku nuk përdoret alfabeti romak duket të jetë më i vështirë, dhe Facebook thotë se është në dijeni për këtë fakt, dhe se do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta përmirësuar pozitën e vet në këto tregje. / Telegrafi /

  • Postime: 1159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-11-2010, 11:19:00
Facebook do te bie, besoj.:P

Temat e fundit