×
Hyrja
Profili

Ne ndihme te...

Ne ndihme te...

· 27 · 2255

  • Postime: 255
  • Gjinia: Mashkull
AlbDigital
ne: 16-04-2009, 16:00:02
Po e hap kete teme per te diskutuar me ju nje ide qe mund te jete me vlere jo per ne po per njerez te tjere te cilet vuajne cdo dite qe ne dore ta kene nje cope buke, them per popullin shqiptar.

Atehere inciativa eshte kjo : - > Ta hapim nje website, te nje tipi portali te pergjithshem, te ndihmojme ata qe kemi mundesi per te futur tipe te materialeve te ndryshme, une vet do te mirrja persiper per hedhjen e lajmeve te ndryshme ne website , dhe per nje menaxhim te pergjithshem te tij, flas nga eksperienca ime qe kam kaluar ne ZerinKosovar, them se do te ishte e dobishme.

Ta hapim kete website dhe te fusim adsense,ta reklamojme ket website ne te gjitha websitet qe kemi ne, pa marr parasysh sa jan te vizituara apo nje gje e tille, dhe te bejme nje goxha reklame per kete inciative, une personalisht do te mirresha me shkembimin e emaileve mes miqve, tip forward per te treguar per kete inciative.Them se do te behej nje website i madh.

Te gjitha leket qe do te beheshin cdo muaj, do te dergoheshin ne vende ku femijet nuk kan, neper jetimore ku ata jan te strehuar dhe nuk din per fatin e tyre, dhe neper familje ku baballaret e tyre nuk kane leke per ti ushqyer femijet e tyre.Une vet do te mirja persiper edhe ne Kosove dergimin e lekeve ne vende ku vertete ja vlen, ku me pas do te benim nje raport, ku do ta permblidhja edhe me fotografi te ndryshme te femijeve qe kemi ndihmuar, dhe shumat qe ju kemi dhuruar.


Asnje qellim personal,por nje qellim per vendet tona dhe ndoshta nje ndihme e nje grupi qe do te formohej me emer , Albanian Webmasters.

Per emrin e webit mund te vendosim te gjithe, dhe pastaj ta reklamojme te gjithe.

  • Postime: 406
[Joni]
#1 ne: 16-04-2009, 16:09:29
une them se do te ishte shume mire te behej dhe jam gati qe tani te jem pjese e kesaj :D por duhet transparence...per kete pune duhet nje njeri i besuar qe do te zgjidhet nga ne , nje i perbashket qe te merret me dorezimin e fitimeve etj.
Une do ofroj lajmet e shtypidites.com (vetem se do te duhet nje backlink qe te mos me ndeshkoj google shtypin :$) dhe do te ndihmoj edhe me gjera te tjera qe mund te dalin rruges.Per script kemi PikaCMS :D

  • Postime: 255
  • Gjinia: Mashkull
AlbDigital
#2 ne: 16-04-2009, 16:10:52
Transparence gjithesesi, une do ta beja nje grup nga Kosova, dhe do te shperndanim leket e fituara ne vende ku caktojme , dhe pastaj fotografojme te gjithe checket, dhe fotografojme te gjithe femijet/vendet/familjet qe jan ndihmuar nga ne.

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
#3 ne: 16-04-2009, 17:06:30
Un gjithashtu jam i gatshem te ju ndihmoj ne qfardo menyre.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#4 ne: 16-04-2009, 17:07:16
Mendimi juaj eshte tamam si KUMUNIZMI

Ideale ne teori
dhe e pamundur ne praktike

Gjithsesi une do doja te isha pjese e ksaj inisjative nese realizohet, por qe e shoh te pamundur.

  • Postime: 42
  • Gjinia: Mashkull
The End
#5 ne: 16-04-2009, 18:08:24
Ideja eshte fantastike ndoshta mund tju ndihmoj une me ndonje artikull.

  • Postime: 8
T.D.B.Staff
#6 ne: 16-04-2009, 18:51:13
pse qka ka kjo ide ndonje gje qe nuk mund te realizohet??? mendoj qe eshte nje ide mjaft e mir dhe besoj qe ka mundesi realizimi kogjo te medha.

nese keni nevoj per ndonje person nga kosova ( dhe vendi ku jetoj Ferizaj ) un do jem i gatshem per tu marr me at site ne qfardo detyre qe me caktohet.

po ju duhem me keni ne sherbim.

  • Postime: 406
[Joni]
#7 ne: 16-04-2009, 19:08:27
ok shikoni , une ofroj hostin dhe domain , jeni te gatshem te ndihmoni te gjith me artikuj ? dhe , webmastera : jeni gati te ndihmoni me linke ? te arrij diku kjo faqe ?

  • Postime: 89
Andy
#8 ne: 16-04-2009, 20:34:08
Edhe une jam i gatcem te jap ndihmen time per aq sa kam mundesi. Eshte shume iniciative e mire :)

  • Postime: 70
SpiderW
#9 ne: 16-04-2009, 20:57:52
S'du ti nimoj jevgjit, sua ka njeri fajin atyne qe pjellin ka 15 cerra e masanej ti rrisim ne, e kan bo Tironen hale, ne cdo semafor i shef. T'gjithe leket per ta kan me ik, nese bohet si muhabet.

Mir e kishte ton njoni, nisem utopi, e parealizushme.

  • Postime: 119
S.A
#10 ne: 16-04-2009, 22:06:30
Ideja është e mirë, mirëpo edhe mua më duket pak sa e komplikuar dhe e parealizueshme.
Un kam një tjetër ide.
Të krijojm një web faqe, ku do të publikoheshin të gjitha apelet për ndihmë, që bëhen nga mediumet (TV,RADIO..)
Keni ndëgjuar ndonjëher në radio p.sh (..fëmiu 12 vjeçar ka nevoj për operacion jashtë vendit dhe i duhen kaq e kaq të holla , numri i zhiro llogaris është kjo... etc etc ) Pra, e kam fjalën për kësi lloj apelesh.

Pra unë mendoj se më shumë nevoj për ndihmë kanë ata që vuajn nga ndonjë sëmundje, sesa ata që i ceki kolegu më lart (nëpër semafore).
Ngase, ai nëse është i aftë për të ndejtur në semafora, pse mos të jetë i aftë për të punuar ndoi çfarëdo pune.

Pra, ti kthehem temës, të krijojm një web faqe me apelet më urgjente për ndihmë, dhe aty të publikohen zhiro llogarit e atyne që kërkojnë ndihmë, dhe kush ka mundësi prej PayPal ose prej diku tjetër të shlojë para në atë zhiro llogari.

Ok, sidoqofët un dhe Lajme.Org do ta mbështesim secilën inicijativë humanitare që do të përkrahet nga shumica e webmasterëve shqipëtar.

Respekt Gjithve

Lajme.Org

  • Postime: 406
[Joni]
#11 ne: 16-04-2009, 22:11:07
S'du ti nimoj jevgjit, sua ka njeri fajin atyne qe pjellin ka 15 cerra e masanej ti rrisim ne, e kan bo Tironen hale, ne cdo semafor i shef. T'gjithe leket per ta kan me ik, nese bohet si muhabet.

Mir e kishte ton njoni, nisem utopi, e parealizushme.
nuk eshte ketu vendi per kete diskutim por gjithsesi : cfare fajin kan femijet nese prinderit kan ber edhe 14 te tjer ?

  • Postime: 255
  • Gjinia: Mashkull
AlbDigital
#12 ne: 16-04-2009, 22:12:43
Mire me duket edhe ideja e Lajme, mirepo ata qe do donatonin do te donatonin vetem njehere, dhe nese ne do ta kishim ngritur websajtin ne nje kualitet bukur te mire, me vizita shume, atehere fitimet do te ishin cdo muaj dhe mesiguri me te mdhaja, ku do ti ndanim pergjysme per Shqiperi dhe Kosove.

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#13 ne: 16-04-2009, 22:24:53
Po sikur..

..mu ku kujtua faqja me pixel prej 1,000,000 USD - po sikur te bejme nje te te tille dhe duke vendosur secili logon e vete per sa siperfaqe deshiron te kontribuoje - cmimi per 1 pixel = 100 lek ?

si ju duket ideja?

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
#14 ne: 16-04-2009, 23:14:51
AlbDigital me ke vjedhur idenë :P:P
te njejten ide kam pasur dhe une, dhe sot kur ju ofrova nje shumë simbolike atyre te shoqates bamirese "Drenica" per jetimet me ra ndermend ideja
ti bimi drejt me pelqen shum ideja dhe jam i gatshem te kontribuoj me cfardo lloj ndihme si webmaster, dua te jem pjes i ketij grupi nese me pranoni? ju lumte per idenë.

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
#15 ne: 16-04-2009, 23:20:13
edhe diqka desha edhe ketu ne struge(flas per shqiptar kuptohet) ku jetoj une ka jetima te shumte pse te mos ndahej nje ndihme edhe per ta dmth te perfshihen edhe ta ne kete ide? si ju duket ideja?

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 17-04-2009, 00:13:36
Une e mbeshtes idene dhe nese realizohet do te keni edhe ndihmen time. Vetem se nuk duhet te zgjerohemi shume, te pakten jo ne fillim. Nese behet t'i mbetemi vetem ideve kryesore te hedhura ne fillim, te tjera mund te merren ne konsiderate duke kaluar koha dhe duke u konsoliduar nisma.

  • Postime: 92
  • Gjinia: Mashkull
Art Ramadani
#17 ne: 17-04-2009, 14:08:06
Keni edhe mbeshtetjen time,
SpiderW, e tha edhe Joni se nuk esht vendi per diskutim por dua te kujtoj dicka,
ku ka faj femija kur prindi ik jasht shtetit e ai ska as buk, pastaj ka shume femije jetim pas luftes ne Kosove, Maqedoni edhe ne Presheve.
Un e kam nje pyetje, portali do te hapet lloj i pergjithshem, mirpo per reklamat qe do ti vendosim, a do ti tregohet vizitorit se ku do te shkojne per cfar qellimi perdoren.
Duhet te jet nje njeri i besueshem qe ti mbaj fitimin ose do ti vendosim ne nje gjirollogari bankare, dhe pasi te behet nje shume e madhe, do ta bejm listen e nevojetareve, dhe se ne cka mund ti ndihmojme.
Ideja esht e realizueshme nese ka vullnet.

  • Postime: 255
  • Gjinia: Mashkull
AlbDigital
#18 ne: 17-04-2009, 14:33:33
Se pari do ta caktojme ekipin.Ketu ishin gati te gjithe qe duan te ndihmojne.Me Jonin qe tha se do na jap domain dhe host , do ta caktojme domain-in,reklamat do te jene adsense , ne nje vend te faqes do te tregojme qellimin kryesore, dhe perse kemi reklama ne faqen tone.

Shum shpejt do ti hedhim te gjitha te dhenat te pergjithshme rreth ketij projekti.Ata qe duan te ndihmojne nese ka te tjere le te lajmerohen ne kete teme,kur te jemi te gatshem te gjithe do tju lajmerojme me mesazhe private.

Do te bejme te gjithe projektin pa ASNJE FITIM PERSONAL, per njerez te besueshem seshte veshtire te gjinden pasi qe grupi qe do te marrim pjese te gjithe do te dine evidencen e fitimeve muaj per muaj.

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
besart
#19 ne: 17-04-2009, 14:49:09
Llogarisni ndihmen dhe perkrahjen time.
 
Kur te kam kohe do shkruaj dhe ato qe jam ne gjendje te ofroj.


Hajde ishalla po bejme dhe nje ndongje te mire dhe te dobishme per popullin tone.

  • Postime: 165
  • Gjinia: Mashkull
Shkumbin.A
#20 ne: 17-04-2009, 18:49:09
Sic thash me lart jam plotesisht i gatshem te jem pjestar i projektit.
Mendoj që pervec reklamave te google te vendosim edhe reklama te firmave te tjera tu tregohet qellimi i projektit.reklamat tjera ti vendosim ne nje nen faqe.thjesht nje ide
gjith te mirat

  • Postime: 242
  • Gjinia: Mashkull
feniksi
#21 ne: 17-04-2009, 18:52:30
Siq e ceka me larte jam i gatshem te jem pjese e projektit dhe e staffit. Familjet qe kan nevoj per ndihm nuk jan te pakta por ne duhet te shikojm dhe ti perzgjedhim rastet me te renda qe kemi mundesi ti ndihmojm.

Me respekt
Granit

  • Postime: 8
T.D.B.Staff
#22 ne: 18-04-2009, 03:19:30
me njoftoni kur te jet i gatshem projekti permes PM (mund ndodhe qe harroj ta lexoj) keshtu qe menyra ma e mire eshte qe te me njoftoni permes e-mailit d_aardaa_n@hotmail.com

do te ndihmoj me gjithqka qka kam dhe qka di...

  • Postime: 71
  • Gjinia: Mashkull
OXODesign
#23 ne: 18-04-2009, 08:25:01
Dhe une i bashkangjitem ketij projekti. Une mund te ndihmoj ne te gjitha fushat si ne shkrime te artikujve, optimalizim per SEO, programim te vogla dhe ne rreklamime ne webfaqet qe kam shqiptare (www.alb-ung.no www.albaner.no www.rilindja.no www.dafinazeqiri.co m)

  • Postime: 201
  • Gjinia: Mashkull
Kli$$i
#24 ne: 30-04-2009, 13:49:23
Pershendtje djema,

mendoj se mund ta filloni shume mire duke ndiihmuar nje vajze 9vjecare te shpetoj nga vdekja.

Nje banner nuk do ishte keq ne ndonej faqe www.ndihmoniblinere n.org



Une e kam vene ne www.zemershqiptare. com si edhe disa te tjere jan bashkuar ne ndihme te Blineres, www.bashkohu.org , www.reklamat.info , www.mjellma.net , http://kosova-forum.4umer.net/ , http://lajme.org/

Mbase ka edhe te tjere, por une vetem keto kam pare per momentin.


Nuk eshte nevoja te bejme nje faqe, kur shume mire mund te ven nga nje banner ne faqet tona, pasi llogjikisht do kishte me sukses kjo e fundit.


Faleminderit edhe suksese ne nismen tuaj.
 

Ndihme me gramatiken shqip

Nisur nga Gjuha JoneRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 17-06-2019, 17:46:45
nga M A X
Ndihme rreth Databazes

Nisur nga Dr0mAsRubrika Tech

Postimi i fundit 29-12-2013, 00:27:36
nga Dr0mAs
Ndihme rreth nje Scripti.

Nisur nga immortal.boyRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 08-11-2013, 21:15:07
nga immortal.boy
Ndihme - Tere aplikimet e mundshe jane konvertu ne pdf

Nisur nga Mishel...............Rubrika Ndihmë | Internet & Kompjuter

Postimi i fundit 14-06-2013, 19:08:04
nga Mishel...............
Ndihme per Video kamer

Nisur nga AgpikiRubrika Ndihmë | Internet & Kompjuter

Postimi i fundit 10-09-2013, 00:17:25
nga KleantR