×
Hyrja
Profili

Në Prishtinë do të mbahet PR Summer Tweetup

Në Prishtinë do të mbahet PR Summer Tweetup

· 2 · 518

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 31-05-2011, 01:11:20
Më 4 qershor, 2011, në Prishtinë do të mbahet një takim në mes të cicëruesve shqiptarë të rrjetit Twitter, takim ky i cili quhet PR Summer Tweetup.

Kjo është hera e dytë që organizohet një ngjarje e këtillë, e cila grumbullon një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët kryesisht janë mjaft aktivë në rrjetin Twitter. Vitin e kaluar kjo ngjarje është  mbajtur në fund të muajit korrik dhe ka pasur një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët e shfrytëzuan rastin që të njoftohen në mes vete.

Për dallim nga rrjeti Facebook, Twitter është jo edhe aq i përhapur tek shqiptarët, por ka shqiptarë të atillë që e parapëlqejnë shumë cicërimin në Twitter dhe cicërimat që i bëjnë në Twitter i dërgojnë automatikisht edhe në Facebook. Kohëve të fundit ka filluar të rritet numri i cicëruesve shqiptarë, një numër prej të cilëve cicërojnë shqip duke përdorur fjalën kyçe #shqip, kurse disa cicërojnë në gjuhë të huaja.

Kjo ngjarje është paraqitur edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook, ku vetëm deri tani 13 vetë kanë pranuar që do të jenë pjesëmarrës, duke marrë parasysh që para disa orëve është paraqitur ngjarja në Facebook. Në mesin e pjesëmarrësve janë figurat e shquara shqiptare si Betim Drenica, Kushtrim Xhakli, Mentor Paçarada, Milot Shala, etj. Nëse planifikoni që do të merrni pjesë, atëherë do të ishte mirë që ta pohoni pjesëmarrjen tuaj edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook.

Ky takim mbahet në Prince Coffee House, duke filluar nga ora 18:00 dhe parashihet që të zgjas deri në ora 21:00. Nëse nuk e dini vendin se ku do të mbahet, klikoni këtu për t’i parë udhëzimet./pcworldalbanian

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-06-2011, 00:46:37
Mesa duket e kemi shkruar që këtë javë t’ju lodhim me Twitter, sepse ishte i pari Granit Doshlaku që me një koment të tij të titulluar “Twitter çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet (tek shqiptarët)” nxiti mjaft shumë komente prej lexuesve, dhe tani në mesin e shaumë risive tjera që u përfolën për Twitter ndodhi që të kemi edhe një takim spontan të ashtuquajtur “Prishtina TweetUP”.
Jo nuk ishte konferencë e mbajtur në ndonjë hotel të “zbukuruar” të Prishtinës, e as nuk erdhi ndonjë Ministër për ta prerë shiritin e për të folur për zhvillimin e “hovshëm” teknologjik të Kosovës, por ishte një takim shumë miqësor mes disa prej përdoruesve shqiptar të Twitter’it.

Sigurisht një pjesë e madhe e atyre që po lexojnë këta rreshti e dinë se çka është e për çka shërben, dhe disa të tillë do të ishin të pranishëm me gjithë qejf në takim, por për ata që nuk ishin aty dhe pë të tjerët që ju intereson se çka ndodhi, kam disa gjëra për t’ju thënë. Ishte gjë shumë kreative.

Paramendoni të ulur në një tavolinë Kushtrim Xhaklin, një prej ndërmarrësve më të suksesshëm të rajonit tonë, Milot Shalën një prej zhvilluesve të parë për Symbian dhe momentalisht inxhinier softuerik pranë një kompanie prestigjioze Evropiane, Betim Drenicën Chief Technology Officer pranë Appdec e gjithashtu edhe njohës shumë i mirë i produkteve të Microsoft, Valon Sopin një dizajner i jashtëzakonshëm pranë BoldUnderline, Gent Thaçiin aktivistin e njohur nga FLOSSK, Valon Canhasin një njeri shumë aktiv në industrinë e teknologjisë informative në Kosovë, Alket Rexhepin zhvillues pranë kompanisë kreative Frakton e Fatos Morinën gazetarë pranë PCWorld Albanian, dhe natyrisht mua, duke diskutuar .

Vetëm shikoni profilet e secilit prej këtyre dhe do të jeni edhe ju të pajtimit që çka do që të ketë ndodhur ka qenë pozitive. Ka pasur diskutime për Open Source vs Closed, për Startup’s, për përhapjen e shpejtë të lajmeve, për zhvillimin e aplikacioneve, për përdorimin e sistemeve operative, për rrjetet sociale, e shumë e shumë tema tjera, të cilat realisht kanë qenë më produktive dhe më bashkëvepruese sesa të organizohej një konferencë me ligjërues që flasin pa ndërprerë, para një audience që asnjëherë nuk bënë me kokë në shenjë pohimi apo mohimi të asaj që po thuhet.

Vetë natyra e këtyre diskutimeve dhe temave të trajtuara, më shtynë që të shkruaj këtë koment, për të treguar se brenda thjeshtësisë ekziston bukuria, dhe brenda një gjëje të organizuar në mënyrë aq spontane doli diçka aq shumë interesante për të gjithë pjesëmarrësit.

Twitter’in medoemos e përdornim të gjithë që ishim të pranishëm, dhe 99% ishin përcjellës të njëri tjetrit, kështu që përveç njohjes virtuale disa prej nesh u njoftuan edhe në realitet, dhe kjo ishte një gjë tjetër pozitive që rezultoi gjatë TweetUp’it.  Fatkeqësisht nga Twitter tani po e shoh se ka pasur të tillë që kanë ardhur, por nuk kanë arritur të njohin dikë dhe janë larguar, megjithatë shpresojmë se në takimet e radhës nuk do të ketë telashe të këtilla dhe do të të marrin pjesë një numër edhe më i madh i njerëzve.
http://www.pcworld.al/blog/4862-Prishtina-cicron.html
 

Si mbahet nje procesverbal?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 17:54:21
nga M A X
Si mbahet nje ore mesimore?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 17:30:50
nga M A X
Si mbahet mbledhja me prinder?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 25-03-2020, 11:06:52
nga M A X
Si mbahet ramazani?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 17:59:39
nga M A X
Si mbahet kontabiliteti i nje firme?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 25-03-2020, 11:05:07
nga M A X