×
Hyrja
Profili

Ne vend te nje komenti

Ne vend te nje komenti

· 3 · 809

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-04-2009, 00:17:11
Per te shkruar keto rrjeshta u shtyva (frymzova) nga postimi i Mandit qe ka bere ne blogun e tij, i titulluar "Të gjithë me nga një kioskë … virtuale!".
E bej kete sepse ceshtja qe shtron Mandi meriton shume vemendje, me shume se thjeshte disa komente ne nje blog personal.
Per mendimin tim "Të gjithë me nga një kioskë … virtuale!" eshte ne nje fare menyre e lidhur me "Interneti, si te besh para" por qe qendrojne ne dy skaje te kunderta, ku njera e lehteson ne maksimum mundesine per te bere biznes fitimprures ne internet dhe tjetra e tregon shume te veshtire ate, gati gati te pamundur.
Une do te thoja se e verteta qendron diku ne mes, pra as eshte aq e lehte, por dhe aq e pamundur nuk eshte.

Gabimi i pare qe ben Mandi ne menyren se si i sheh ceshtjen, eshte se e konsideron internetin si nje treg, kur ne fakt interneti eshte thjeshte nje medium.
Keshtu, duke e pare internetin si nje treg gjigand nxirret lehte perfundimi se 99 humbin dhe 1 fiton.

Se dyti, nga autori i artikullit dhe nga disa komentues behet "gabimi" tjeter duke u bazuar ne formulen "njerezit kane tendencen qe eksperiencat personale t'i kthejne ne ligje universale".
Une do te thoja se fakti qe fitimet tuaja jane te ulta, nuk eshte fakt i mjaftueshem per te thene se te fitosh ne internet eshte shume e veshtire apo e pamundur. Arsyet mund te jene te shumta dhe kjo mund te kerkoje analize te hollesishme per cdo rast.
Por nga ana tjeter shume te tjere mund te pohojne te kunderten; qe fitimi me aktivitet ne internet eshte shume i mundshem, edhe se kerkon pune e perkushtim. Po cili eshte ai  biznes qe nuk kerkon pune e perkushtim?

PS: Mandi me lejo te te vej ne dijeni te nje lapsusi qe ke bere aty: nuk ka pasur ndonjehere “The Big Boom” por vetem "Dot-com bubble" :)

  • Postime: 114
AB
#1 ne: 27-04-2009, 10:34:20
:)
Olti te flm per citimin dhe temen. Interneti nuk eshte nje treg. Ose me sakte koncepti eshte pak me i nderlikuar.

Dikur bota ishte e mbushur me idealist të cilët parashikonin dhe i detyronin njerëzit të ëndërronin për zhvillim dhe përparim. Vizioni i idealistëve fillonte në koncepte shoqërore, dhe më pas një grup tjetër njerëzish të quajtur materialistë i transmetonte këto vizione në vlera ekonomike. Cikli idealist-materialist dhe përparimi shoqëror-ekonomik ka një histori të gjatë ku herë dominon njëra palë e herë pala tjetër. Zakonisht predominimi i idealistëve vjen në shuajtjen e një brezi materialistë (fundet e luftërave, ndryshimet e rregjimeve, ndryshimet e sistemeve etj).

Interneti është një produkt idealistësh! Që nga krijimi i tij, ai lindi për të lidhur idealistët e shkencës njëri me tjetrin dhe për të shkëmbyer informacion shkencor.
Ama ky ambient idealistesh nuk mund te ekzistoje pa u transformuar ne nje ambient "tregetar". Ose me sakte ne nje ambient fitimprures. Te gjitha nismat ne internet kane nisur si nisma idealiste dhe kane ecur si nisma tregetare (Yahoo, Google etj). Ato projekte qe nuk ia dalin te kthehen ne projekte fitimprurese, destinohen te vdesin shpejt, pasi idealizmi zgjat pak, materializmi zgjat me shume.

Per tu kthyer ne teme, une nuk jam kundra te punuarit per te bere para ne internet, por jam kundra perceptimit qe parate ne internet behen lehtesisht dhe mbi te gjitha jam kundra vrapit entuziast dhe te pastudiuar. Qe nje person te jete i suksesshem ne internet ai duhet te kete disa atribute dhe po ashtu dhe projekti i tij. Per keto do perpiqem te gjej kohe te shkruaj ne nje teme tjeter.

P.S
Te flm per korrigjimin. E vura re dhe une gabimin 1 dite pasi kisha vendosur shkrimin por nuk e korrigjova per te pare kush do e vinte re. Cuditerisht nje lapsus i tille vihet re pas me shume se 500 vizita ne artikull. Edhe ketu ka dicka per te menduar!  ;)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 27-04-2009, 13:20:51
Lapsusin e vura re qe kur lexova artikullin para rreth nje jave. E kuptova se ishte lapsus sepse foto e ke vene titullohet  "bubbles" dhe ketu kuptohet qe ke perdor pikerisht kete fjale per ta gjetur ;)
Sidoqofte me beri te qesh kur e lexova per here te pare ate "big boom" :D .