Rastesisht gjeta këtë lajmin
këtu dhe sigurisht me habiti disi ne pamje të parë çfarë shkruhej aty, por sapo kaluan fjalite e para e kuptova se bëhet fjale për një gafe apo dhe një përpjekje për vete-reklame nga kjo zonja duke perdorur internetin dhe fusha te tij, për te cilat pak veta kanë njohuri.
Sigurisht qe pasi ke lexuar këtë si webmaster e kupton se ne radhe të parë nuk ka mundësi qe shqiptarët te kenë kërkuar kaq shumë për nusen e djalit te Enver Hoxhes.
Së dyti Google nuk ka ndonjë zyre apo prezence qe monitoron internetin shqiptar- dhe nga kjo kuptohet se ata s'kanë si te ndjerrin rezultate nga kerkimet e shqiptareve.
Së treti e dijmë te gjithë se edhe sikur te jetë e vërtetë Google dhe programi adsense paguan bazuar ne parime krejt te tjera dhe jo kështu kot sepse je tepër i kërkuar ne Google; e aq me shumë nuk i dergon ceqet kështu ne hava siç pretendon zonja Hoxha dhe revista "Bluetooth" (pjesë e Gazeta Shqiptare/News24/BalkanWeb.Com)
Së fundi një "Google International" NUK EKZISTON.
U nisa te shkruaj gjithë këtë jo se ka ndonjë lidhje tamam me punën tonë, por është gjynah qe këta te marrin njerëzitë për budallenj dhe do ishte për te ardhur me keq akoma sikur gazetaret e "Bluetooth" t'i kenë marrë për te vërteta këto qe ka pretenduar zonja Liljana Hoxha.
Falënderoj gjithë lexuesit e mi nëpërmjet ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ dhe jo që automatikisht më dhanë notën sa jam gjallë, që nuk e shpresoja kurrë.
Kjo mësipër është për te qesh e për te qare

GOOGLE Përzgjedh Liljana Hoxhën Ndër Personat Më Të Klikuar
Edhe pse ndihet shpeshherë e ‘censuruar’ në shprehjen e mendimit të saj, ajo përsëri nuk ndalet, duke shkruar pambarim. Dhe në fakt ka ardhur koha të shpërblehet, madje në mënyrë ndërkombëtare. Agjencia më e shpejtë e kërkimit, Google Internacional, në vazhdën e personave përzgjedhës nga e gjithë bota, në bazë të klikimeve në këtë ‘motor’ kërkimi, ka përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë pikërisht nusen e djalit të madh të ish-diktatorit Enver Hoxha, zonjën Liljana Hoxha. Ndihet mjaft ‘e përkëdhelur’ për këtë, mjaft e vlerësuar dhe e dashur nga personat që e lexojnë dhe e ndjekin hap pas hapi në veprimtarinë e saj, me mendimet dhe ‘dossierët’ e saj. Ja se ç’tregon vetë zonja Hoxha për këtë përzgjedhje në një intervistë të shkurtër për ‘Bluetooth’.
Si e pritët ÇEK-un e ardhur nga GOOGLE, shoqëria më e madhe internacionale e kërkimit në Internet? U befasova shumë, pasi së pari nuk e njihja një fenomen të tillë. Nuk dija por me sa sondova posaçërisht pas kësaj, duket si eksperiencë e parë për Shqipërinë e programit GOOGLE ADSENSE. Natyrisht u emocionova shumë kur kontributi im për fitimet e GOOGLE INTERNATIONAL përfaqësonte Shqipërinë. Sepse zarfi fliste: POSTA SHQIPTARE, LILIANA HOXHA, Tirana, ALBANIA. Pra unë isha thjesht një anonime prej Shqipërie që iu kisha sjellë përfitime ekonomike, kur në Shqipëri censurohem politikisht. Mund të na thoni cila ishte shuma e çekut? Besoj se nuk është e rëndësishme të thuhet. Është një shumë modeste, për mua i rëndësishëm është thjesht vlerësimi. Për kufizimet që keni pasur në media, si kanë mundur t’ju ndjekin kaq shumë? Kjo është magjia e internetit.
Çdo shqiptar i interesuar të më lexojë mua në çdo cep të botës, fillimisht do klikojë në GOOGLE emrin tim. Me sa duket, numri i klikimeve ka qenë i tillë sa të bëjnë të mundur dërgimin e CHEK-ut pa asnjë kontratë e detyrim ligjor midis këtij organizmi të fuqishëm ndërkombëtar interneti dhe një individi të panjohur të botës, që qëllova unë. Si e parashikoni ecurinë e mëtejshme? Me këtë rast, ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ më dha mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë. Nevojitet hapja e një sit web-i, të cilin me kohë kam dashur ta bëj për hirëëë të censurës, por siç i thonë, prej mukajetit apo edhe mungesës së theksuar të ambicies, e kam lënë pas dorë me moton:
Lëri gjërat të vijnë vetë! ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ vetvetiu ma dikton këtë zgjidhje, që çdo shqiptar ta ketë fare të lehtë të më gjejë madje në pavarësinë time totale. Veç kreative të jem. Cila do jetë përmbajtja e sitit të web-it tënd? Besoj se së paku ata që më kanë klikuar, e kanë tashmë të qartë që unë përpiqem vetëm për të vërtetën mundësisht të dimensioneve kombëtare. Deri më sot kjo e vërtetë është stigmatizuar nga unë hap pas hapi vetëm në thelb. Detajet do t’i zbardh tepër vonë, ose nëse vullneti politik i sotshëm dhe i nesërm të më detyrojë ta bëj për të qenë e pakundërshtueshme, siç kam qenë deri më sot. Falënderoj gjithë lexuesit e mi nëpërmjet ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ dhe jo që automatikisht më dhanë notën sa jam gjallë, që nuk e shpresoja kurrë. Faksimile e çekut akorduar Liljana Hoxhës nga “Google”