×
Hyrja
Profili

OnePlus 8T mund te karikohet per vetem 39 minuta

OnePlus 8T mund te karikohet per vetem 39 minuta

· 2 · 234

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2020, 13:11:33
Modeli OnePlus 8T i cili do të njoftohet zyrtarisht më datë 14 Tetor, pritet të sjell një kohë më të shpejtë karikimi nga ai i paraardhësit. Kjo që do të arrihet falë teknologjisë Warp Charge 65. Sipas kompaninë, smartfoni OnePlus 8T do të ketë një fuqi më të madhe karikimi. Kjo teknologji e re jep mundësin që të mbushet plotë bateri në vetë 39 minuta dhe 58% në vetëm 15 minuta. Me sistemin e baterisë dyshe, jepet mundësia që të karikohet me dyfishin e shpejtësisë nga modeli OnePlus 8 Pro. Kurse teknologjia Wrp Charge 30T që e mbështet nuk lejon të mbinxehet bateria gjatë karikimit, referon kompania. Kjo madje akoma edhe kur është në funksion.

Madje edhe kablloja e ushqimit ka një përputhshmëri të lartë me aparate të tjera. Përkrahë karikim PD deri 45W për përdorim me aparate të tjera që përdorin teknologjinë USB-C si laptop dhe tablete. “Procedura e karikimit duhet të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë për të mos ngarkuar aspak jetën virtuale”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i OnePlus, z. Pete Lau. “Me synimin për të ofruar një përvojë flagshipi të shpejtë dhe normal, tek modeli OnePlus 8T përshtatëm ndryshimin tonë me karikim të shpejtë. Teknologjia e re Warp Charge 65 vazhdon të ndryshoi pikëpamjen se si mendojnë njerëzit për sa i përket karikimit”, referoi z. Pete Lau.

Si përfundim, urojmë që modeli i ri OnePlus 8T të karikohet për 39 minuta, por pa ndikuar ose rrezikuar siç bëri Samsung me Note 7. Tech al
Burimi: Bateria e OnePlus 8T

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-10-2020, 16:18:45
Une jam perdorues i OnePlus prej kohesh dhe jam teper i kenaqur. Telefon high-end me gjysmen e cmimit te te tjereve. Me iPhone as qe krahasohet. Iphone duket si ipod para ketij😋😆

Temat e fundit