×
Hyrja
Profili

Open Datathon Albania

Open Datathon Albania

· 4 · 850

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-11-2011, 12:14:51
Open Datathon Albania http://datathon.data.al/

Më 20 Dhjetor 2011

Kemi kënaqësinë të ftëjmë qytetarë të Tiranës, studentë, programues, dizenjues në Ditën e OpenDatathon në Tiranë më 20 Dhjetor 2011.
Cfarë është një Open Datathon (Hackathon)
Termi botëror është "Hackathon"", nje bashkim i termave Hack+Marathon.
Një Hackathon, i njohur gjithashtu si Open Datathon, është një grumbullim aktivistësh me qëllim hulumtimin e të dhënave publike. Në këto takime qytetarët kërkojnë dhe botojnë të dhëna që nuk janë evidente por që ndikojnë shoqërinë ku jetojmë.
Botimi i këtyre të dhënave tentohet të bëhet duke përdorur shembuj grafikë (aplikime, mashups, harta vizuale) për t'i bërë këto të dhëna më të kuptueshme nga cdokush.
Duke marrë parasysh negativizmin që përmban termi Hack në gjuhën tonë, do i referohemi këtij aktiviteti si Open Datathon Albania.
A mund të marrë pjesë kushdo tek Open Datathon Albania!?
Cdokush mund të marrë pjesë në aktivitetin tonë.
Nese keni nje ide per perdorimin e te dhenave te hapura (open data), deshironi te kontribuoni ne nje projekt qe e gjeni me interes, ose thjesht deshironi te mesoni cfare po ndodh, atehere jeni të mirëpritur në Open Datathon. Nuk kane rëndësi profili juaj personal, do të kete mundësi për të gjithë për të mësuar dhe për të ndihmuar komunitetin të rritet.
Programues
Nje kontribut te theksuar ne kete ngjarje mund te japin ne menyre te vecante zhvilluesit qe mund t'i transferojne ato mijera rekorde me te dhena pakuptim ne dicka fantastike, me kuptim dhe impakt shoqeror. Kjo do te thote qe cdo aplikim qe mund te vizualizoje, njoftoje, integroje etj do ndihmoje shume ne rezultatin e kesaj Open Datathon
Dizenjuesit, programuesit ne flash
Njerez qe krijojne prezantime te mrekullueshme, intuitive dhe qe transmetojne dituri... mund te qendra e vemendjes ne aktivitete te ngjashme.
Arkivues, Te interesuar ne bibloteka dixhitale
Ata njerez qe duan te ruajne dhe percjellin dijen, ata qe vleresojne trashegimine kulturore jane themeli me i forte i shoqerive moderne. Te dhenat e hapura nuk jane vetem per statistika ekonomike, por per cdo informacion me impakt shoqeror. Open Data Fest kushton vemendje dhe interes absolut dhe ndaj kesaj kategorie.
Qytetare
Mbi te gjitha ne kemi nevoje me shume per ju! Kemi nevoje per ide, per frymezues dhe per miq qe te shperndajne dijen.
Cfarë aplikimesh mund te shkruajmë!?
Mirëpriten dhe aplikime tepër të thjeshtë të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:
Luhatja e borxhit të shtetit tonë në një graf që tregon rrezikun ose sigurinë e politikave fiskale;
Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë;
Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
e shumë e shumë ide të tjera.
Puna në grup apo individuale!?
Mund të bashkëpunoni në grup ose individualisht, por sugjerojmë që të punohet në grupe të vogla ku të ketë një dizenjues/programues + një student ekonomiku/gazetarie. Puna në grupe të tilla do ngrinte cilësinë e produkteve të cdo grupi dhe do krijonte një eksperiencë interesante pune ndërmjet disiplinave të ndryshme.
Shembuj
Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Shqipëri por aktivitete të ngjashme zhvillohen cdo vit në vende të ndryshme të botës. Një skedar me disa shembuj mund ta gjeni tek kjo lidhje por sigurisht ne mirëpresim idetë origjinale.

  • Postime: 114
AB
#1 ne: 16-11-2011, 10:52:02
Open Data Albania do organizoje nje Hackathon me emrin Open Datathon Albania.
Ideja e nje aktiviteti te tille eshte organizimi i nje takimi me aktiviste, studente qe kane aftesine te perpunojne te dhena e te krijojne nje aplikim apo prezantim grafik per te shfaqur "dijen" pas ketyre te dhenave.

Aplikimet me te mira do te fitojne nje cmim qe fillon nga 300$
Njoftimi i plote ndodhet tek: http://datathon.data.al/ dhe mos humbisni kete rast per te qene pjese e nje levizje te lire e cila te vetmin qellim ka rritjen e informimit dhe llogjikimit mbi te dhena.

Duke qene se ky eshte evenimenti i pare dhe nuk ka nje paraardhes, pritet qe aplikimet te jene modeste dhe shancet per te fituar nje cmim jane te medha.

Njoftimi eshte nxjerre tek: http://datathon.data.al/ dhe per pyetje mund te merrni nje pergjigje ketu, ose ne nje nga 2 forumet e tjere te reklamuar ne faqen e njoftimit.

Regjistrimet behen tek: http://albania.eventbrite.com/

  • Postime: 114
AB
#2 ne: 25-11-2011, 17:13:19
Open Datathon Albania 2011 – Cfarë aplikimesh mund të shkruajmë?

 
Ka kaluar jo shumë kohë nga çasti i njoftimit të Open Datathon Albania 2011 dhe reagimi që kemi marrë është fantastik dhe përtej pritshmërisë sonë. Aktiviteti ka ngjallur shumë interes në ambiente universitare në Tiranë, përtej në krahinën e Kosovës e në komunitetet e zhvilluesve shqiptarë në internet.

Ditët po afrojnë dhe ne kemi marrë njoftimet e para të disa ideve që do shëndrrohen në aplikime për këtë ngjarje. Gjithashtu ka dhe shumë të interesuar që na kanë pyetur mbi rregullat e këtij hackathoni dhe produktet që mund të prodhohen. Për këtë arsye po botojmë më poshtë disa informacione:

Aplikimet që mund të shkruhen!
Mirëpriten aplikime ose analiza humultuese të të dhënave. Punët e dorëzuara mund të jenë nga më komplekset deri tek tepër të thjeshtë, të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:

Luhatja e borxhit të shtetit në një graf që tregon rrezikun/sigurinë e politikave fiskale
Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë
Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
Kërkesa Funksionale
Aplikimi ose analiza juaj hulumtuese duhet te plotesoje te meposhtmet:

Te veje ne perdorim apo publikoje te dhena te hapura (Open Data)
Te jete i afte te perdore te dhena shtese nga burime te tjera
Te jete i aksesueshem ne Web
Tipare shtesë të dëshirueshme (opsionale)
 

Të ofrojë një nderfaqe të thjeshtë për përdoruesin
Të ketë një vlerë për qytetarët
Të përdorë teknologjitë e semantic Web
Të jetë i ofruar nën një liçencë CC
Kritere për Pjesëmarrje
Të paktën një anëtar i grupit të jetë prezent në Open Datathon Albania 2011.
Të dorëzohet një raport i shkurtër paraprak brenda datës 13 Dhjetor  2011 mbi punën që do prezantohet . Nje model i ketij raporti gjendet tek: http://datathon.data.al/Raporti.pdf
Vlerësimi
Vlerësimi i punëve të dorëzuara në Open Datathon Albania do të konsistojë në dy pjesë. Se pari, pjesemarresit dhe publikut ne aktivitet do te degjoje prezantimet dhe do te kene mundesi te votojne. Pervec kesaj renditjeje, nje juri e posacme teknike e konkursit do te votoje dhe do te perzgjedhe fituesit. Vendimi perfundimtar do te merret duke u bazuar tek kombinimi 50-50 i rezultateve te votimit nga publiku dhe nga juria.

Cmimet
Cmimi i pare – 300$
Cmimi i dyte – 150$
Idea me e mire – 100$

Për të gjithë pjesëmarrësit e këtij hackathoni kemi përgatitur dhe një T-Shirt me logon e Hackathon Tirana 2011!!

  • Postime: 114
AB
#3 ne: 25-11-2011, 17:13:55
Pyetje pergjigje per Hackathon Tirana 2011

Si mund të regjistrohem për këtë aktivitet?
Regjistrimet mund të bëhen online duke ndjekur këtë lidhje

Çfarë duhet të përgatisim për të garuar në Hackathon!?
Normalisht në aktivitete të ngjashme, zhvillues programesh apo dizenjues ofrojnë mjete që vizualizojnë ose zbulojnë nëpërmjet një ndërfaqe informacione me impakt shoqëror për një çështje të caktuar. Mirëpriten gjithashtu dhe analiza ekonomike me një ndërfaqe të thjeshtë grafike. /Artikull link për shembujt këtu

Aplikimi duhet zhvilluar ditën e Hackathon apo mund të zhvillohet që më parë!?
Aktiviteti që po kryejmë është i pari i këtij lloji prandaj dëshira jonë është që të jepet kohë çdokujt për të përgatitur një ide e një aplikim me qetësi.
Aplikimet pritet të zhvillohen gjatë kësaj kohe, qëllimisht e kemi njoftuar aktivitetin 40 ditë më parë. Ditën e hackathon do prezantohen grupet pjesëmarrës, idetë dhe mënyra e zhvillimit të aplikimeve që po prezantohen. Kjo strukturë pritet të ndryshojë në Hackathonin e 2012.

Ku mund të gjejë të dhëna për aplikime!?
Të dhënat mund të gjenden tek open.data.al (eksploruesi,ontologjia, artikujt), INSTAT, Enti i Statistikave të Kosovës, Banka e Shqipërisë, faqet e ministrive etj.

A mund të përdoren të dhëna që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet jo shqipfolëse?
Një ndër qëllimet tona është forcimi i mendimit kritik tek të rinjtë shqiptarë. Një ndër qëllimet e këtij Hackathoni është të përkthejmë të dhëna në dije dhe ide dhe ideale do ishte që këto të dhëna të ishin të lidhura me vendet shqipfolëse. Mirëpriten dhe aplikime origjinale me të dhëna të tjera, por do vlerësojmë më shumë aplikime që lidhen me dukuritë social-ekonomike shqipëtare.

A do botohen gjëkundi aplikimet e zhvilluara?
Pas aktivitetit, aplikimet pjesëmarrëse do botohen online nën faqen e projektit të Open Data Albania.

A ka një hashtag në Twitter për të ndjekur këtë aktivitet?
Ju lutem përdorni #odathon për çdo komunikim në Twitter mbi këtë aktivitet.
 

Open ne Top Channel

Nisur nga InfoZRubrika Televizion

Postimi i fundit 03-03-2020, 19:43:05
nga InfoZ
Microsoft zgjedh open-source

Nisur nga M A XRubrika Microsoft | Windows

Postimi i fundit 19-11-2011, 23:55:54
nga M A X
Fytyra qesharake ne US Open

Nisur nga VM.Rubrika Imazhe

Postimi i fundit 27-09-2011, 23:52:44
nga VM.
Xhokoviç fiton US Open

Nisur nga SportNewsRubrika Sporti

Postimi i fundit 13-09-2011, 06:50:02
nga SportNews
Dropbox si open-source

Nisur nga M A XRubrika Guida & Tutoriale

Postimi i fundit 03-08-2011, 14:45:23
nga M A X