×
Hyrja
Profili

Pamja e re e Google - Si ju duket?

Pamja e re e Google - Si ju duket?

· 1 · 579

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-05-2010, 00:31:25


Ditet e fundit ka ndryshuar pamje, sic dhe duhet ta keni vene re. Ne ndryshim nga heret e tjera, kur Google ka bere ndryshime minimale, kete here jane bere disa ndryshime te "renda" qe ndikojne goxha ne eksperiencen e perdorimit te makines me te madhe te kerkimit ne internet.
Personalisht nuk me pelqejne ndryshimet e reja, ose se paku kufizimet qe Google ka vene, duke mos lejuar kostumizimin sipas nevojave te faqes se rezultateve. Me faqen e pare nuk kam ndonje rezerve te madhe, pervec faktit qe ngjyra e fontit poshte fushes se kerkimit eshte e ndryshme nga fonti ne krye te faqes. Cfare me shqeteson mua, ose thene me mire, me bezdis, eshte fakti qe menuja anesore rri aty dhe nuk mbyllet. Gjate leximit te rezultateve te kerkimit me irriton qenia e atij sidebari, i cili ne cdo rast duhet klikuar per te treguar opsionet shtese. Google do duhesh se paku te mundesonte qe perdoruesit te kishin zgjedhjen e mbylljes se tij, nese nuk do kishin deshire ta perdornin. Dobet Google. Shume dobet kete here.