Per cfare web site ka nevoje interneti shqiptar? - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Per cfare web site ka nevoje interneti shqiptar?

Per cfare web site ka nevoje interneti shqiptar?

· 15 · 1231

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

ne: 26-12-2008, 22:02:43
Ndoshta nuk shkruajta nje titull te sakte, por me intereson te dije mendimet e juaja per ate se cfare tipi, apo me mire te them cfare web site i mungojne shqiptareve:

- Nje motor i avancuar kerkimi qe kerkoni vetem web faqe shqiptare?
- Nje rrjet shoqeror i ngjajshem me facebook?
- Nje sistem marketingu i ngjajshem me Google adsense/adwords?
- Nje portal i pergjithshem siq eshte Yahoo?
- Nje sajt qe ofron sherbime emaili siq eshte Gmail?
- Nje eBay shqiptar?
- Nje dyqan online si Amazon?

apo ndonje tjeter?

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-12-2008, 23:55:04
Per te gjithe keto qe permend ti do te thoja une. Problemi qendron ama se sa do ta kryenin punen e tyre keto sherbime dhe sa do te perhapeshin nder perdoruesit shqiptare. Pikerisht kjo e fundit eshte pyetja kryesore dhe kjo varet nga nje seri faktoresh, nder te cilet duhet futur dhe ai qe mund ta quajme edhe "fat".

  • Postime: 577
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 27-12-2008, 10:05:04
Motorr kerkimi? Social network?? Adsense?! Me sa di une, greket nuk kan adsense te vetin, as italianet etjetj. Pra, adsense eshte per te gjithe, keshtu qe bie posht ideja e adsense. Gjithashtu google i permbush te gjitha kriteret per nje motorr kerkimi te shqiptareve (qofte me custom search). Fatkeqsisht ne shqiperi eshte akoma shume mbrapa kultura kibernetike

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 27-12-2008, 11:07:05
Italianet kane nje tipi te adsense qe une di, ndoshta kane edhe te tjere, por ky eshte qe une di - http://www.heyos.com

Ndersa per greket nuk e di, ndoshta edhe ata kane, edhe besoj qe kane, po te hulumtosh pak mund te gjesh besoj ndonje.

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 27-12-2008, 11:54:23
Motorr kerkimi? Social network?? Adsense?! Me sa di une, greket nuk kan adsense te vetin, as italianet etjetj. Pra, adsense eshte per te gjithe, keshtu qe bie posht ideja e adsense. Gjithashtu google i permbush te gjitha kriteret per nje motorr kerkimi te shqiptareve (qofte me custom search). Fatkeqsisht ne shqiperi eshte akoma shume mbrapa kultura kibernetike

Qe ata nuk kane kjo nuk do te thote se as ne nuk duhet te kemi. Kjo tregon vetem qe deri tani s'ka qene njeri i zoti nder italiane, greke apo ku di une kush tjeter qe te realizoje alternativa ndaj gjigandeve boterore.
Por nga ana tjeter nese merr Rusine dhe Kinen do shohesh qe ne keto dy vende ka gjigande qe jane alternativa te verteta ndaj Google. Ne Rusi eshte Yandex.com makina me e madhe e kerkimit si dhe Adsense kontrollon nje perqindje te tregut qe shkon 10-15%, pra shume te vogel. Vlen per t'u permendur edhe mail.ru qe po ashtu eshte sherbimi email me i perdorur ne Rusi dhe vende qe me pare i perkisnin Bashkimit Sovjetik. Ne Alexa mail.ru eshte i 22.

Ndersa ne Kine makina lokale e kerkimit Baidu.com eshte po ashtu nje alternative shume e fiqishme ndaj Google. Te gjitha keto tregojne se nese behet puna e duhur gjigandet amerikane mund te konkurohen shume mire.

  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 27-12-2008, 12:10:28
Italianet kane nje tipi te adsense qe une di, ndoshta kane edhe te tjere, por ky eshte qe une di - http://www.heyos.com

Ndersa per greket nuk e di, ndoshta edhe ata kane, edhe besoj qe kane, po te hulumtosh pak mund te gjesh besoj ndonje.

Italianet pervec Heyos kane edhe disa kompani te tjera, mbase me te vogla per reklamime si PPC si CMP ashtu edhe per affiliate.

Mbase per momentin nje kompani e tille shqiptare nuk do te kishte shume kliente pasi ka shume pak shqiptare qe reklamojne ne internet.

Une kam pare Gazeten Sot dhe nje blog te Ilva Tare qe reklamojne ne Adwords te gjithe te tjeret jane webmastera shqiptare qe reklamojne faqet e tyre qe zakonisht jane portale me muzike e te tjera. Ajo qe bejne keta te fundit eshte adsense arbitrage, pra paguajne ne Adwords per disa fjale shqiptare qe kane minimumin e CPC (0,05 €) ose per CPM te ulet dhe shpresojne qe vizitoret qe vijne te klikojne ne reklama Adsense qe te paguajne me shume.

Ajo qe dua te them eshte se nuk ka shume advertiser te tjere. Pra nje kompani si Adsense per shqiptaret do te kishte kliente te saj vetem keta webmaster dhe jo kliente te "vertete" qe mund te paguajne edhe shume me te medha per biznesin e tyre.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 27-12-2008, 13:10:45
Para disa vitesh, e ndoshta edhe tash shumica e shqiptarëve (për fat të keq) PC e përdorin për të luajtur ose për të folur në msn  :)
...Gjenerata e re Shqiptare është shumë e shkathët, andaj mendoj se do ti gjej mënyrat se si të depërtoj në botën e internetit, e cila dita ditës po bëhet alfa dhe omega e çdo gjëje!
I vetmi problem mendoj se trojet tona Shqiptare janë ende shumë mbrapa sa i përket lidhjeve telekomunikuese. Derisa në vendet perendimore aplikohen fijet optike të cilat mundësojnë transmetim shumë të shpejtë të të dhënave, tek ne kanë probleme shumë të mëdha për shkak të lidhjeve të dobëta.
Psh në disa qytete të Gjermanisë është futur në përdorim VDSL (Very High Speed Digital Subscriber Line) prej 25/5 Mbit deri në  50/10 Mbit (downstream/upstream).

  • Postime: 255
  • Karma: +1/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 27-12-2008, 13:39:39
Ndoshta per nje rrjet si facebook.
Nje lidhje te , te gjitha shkollave te mesme dhe fillore qe nga klasa e 5te e me lart, per shkollat nga Shqiperia dhe Kosova , jam i bindur qe do te kishte sukses te madh, por si gjithmone duhet nje pune shum e madhe dhe nje investim i madh.

  • Postime: 170
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 27-12-2008, 14:05:53
Internetit shqiptar i duhet nje Firm reklamimesh. Si google adsense qe paguan mire. Athere ne si Webmaster mund te fitojm me shum edhe te shpikim me shum per internetin shiptar sepse kemi me shum fitime.

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#9 ne: 27-12-2008, 22:03:47
Nqs dikush ka planifikuar te hapi nje sistem marketingu te ngjashem me google atehere ab-ads-manager http://www.abscripts.com/ab-ads-manager/demo/index.php  eshte nje script shume i mire , 125$ qe ja vlejne vertet ti investoni.

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 27-12-2008, 22:18:05
Ne jemi duke punuar ne nje sistem marketingu te ngjajshem deri diku me google adsense.

Besoj qe mese largu deri me 15 janar 2009, do te jete online dhe do te kene mundesine edhe webmasterat te publikojne reklamat dhe keshtu te fitojne para nga puna e tyre.

Mos mendoni se do te kete fitime te medha, por besoj qe shume web faqe qe jane larguar nga google do te vendosin reklamat dhe keshtu do te kene mundesine qe sado kudo te fitojne ndonje lek.

Kete e bera publike pasi ju futem kesaj teme, edhe pse kjo nuk me takon mua; sido qe te jete do te doja te dija nga eksperienca juaj cfare duhet te kete nje sistem i tille dhe cfare nuk duhet te kete? cfare ju ka pelqyer tek sistemet tjera qe keni perdorur dhe cfare nuk ju ka pelqyer? pres mendimet dhe sugjerimet e juaja!

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 27-12-2008, 22:35:00
Une nuk kam pervoje me google adsense, por kjo qe thua eshte me te vertete nje lajme i mire per te gjithe webmasterat duke me perfshi edhe mua, sepse keshtu do filloj te krijoj edhe web faqe tjera.

Do te ishte me interes jo vetem per mua por edhe per te tjerer te dime sa do te jete perqindja e fitimit per webmaster?

Dhe nje gje tjeter, une do te jem i pari qe do te reklamoj ne kete sistem faqen www.kapsit.com, dhe ate do te investoj goxha para.

Presim te shohim cfare sistemi do te jete!

Suksese!

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 27-12-2008, 22:41:34
Weblog me vjen keq por nuk jam i autorizuar te tregoj cmimet, kjo nuk lejohet nga ana ime, aq me pak pasi une nuk jam personi qe vendos cmimet, sido qe te jete nuk besoj qe per fillim do te kete ndonje shume te madhe pasi kjo varet edhe nga numri i reklamuesve.

  • Postime: 28197
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 28-12-2008, 14:03:23
Gjentli, nuk eshte Kosoft Ads qe kryen te njejtin funksion si kjo qe keni ne plan te beni?!

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 28-12-2008, 15:25:35
Gjentli, nuk eshte Kosoft Ads qe kryen te njejtin funksion si kjo qe keni ne plan te beni?!

MAX, KOSOFT Ads nuk perkrah publikuesit. Per momentin reklamat e publikuara ne KOSOFT Ads jane shfaqur vetem ne web sajtet qe jane pjese e jona.

Per kete arsye po zhvillojme nje sistem te ri, i cili do te perkrah edhe publikuesit.

Disa nga mundesite dhe opcionet qe do te kete ky sistem jane:

- Webmasterat do te kene mundesin te publikojne reklamat dhe te fitojne perqindje ne varesi nga numri i klikimeve,
- Opcione te avancuara per te shfaqur reklamat, hapesira dhe dizajni zgjedhet sipash jush, duke ju pershtatur me dizajnin e sajitit,
- Mundesi e publikimit te reklamave tekstuale dhe atyre grafike (banerave),
- Sistem per detektimin e klikimeve te dyfishta (Fraudulent Clicks Detection),
- Reklama te bazuara ne fjale te caktuara kyqe, e shume opcione tjera.


Besoj qe keshtu do te ndihmojne webmasterat ne punen e tyre, ashtu siq do ndihmojme edhe reklamuesit te reklamojne ne nje rrjet te gjere te web faqeve.

Shpresojme qe do gjejme separi perkrahjen e webmasterave, pasi kjo eshte mese shumti ne te miren e tyre, sepse keshtu do te mund te fitojne leke nga puna e tyre a palodhshme.

Temat e fundit