×
Hyrja
Profili

Përdoruesit e Linuxit e duan shërbimin Google

Përdoruesit e Linuxit e duan shërbimin Google

· 1 · 535

  • Postime: 79
  • Gjinia: Mashkull
mirfA Dj
ne: 24-08-2009, 03:03:14
Pothuajse 95% e përdoruesve të sistemit operativ Linux si shërbim për kërkim të internetit përdorin Google, derisa atë Bing e kanë zgjedhur më pak se një për qind e përdoruesve.

Sipas të dhënave të rrjetit të internetit për marketing Chitika, përdoruesit e Linuxit në masë jashtëzakonisht të madhe përdorin Google si makinë kërkimi.

Përkundër brengosjes për shkak të politikës së Google në lidhje me privacinë e të dhënave dhe relevancës çdo ditë e më të madhe të makinës Bing nga Microsoft, Google ka bërë për veti 94.61% të përdoruesve të Linux.

Edhe pse Google është edhe ashtu është shërbimi udhëheqës për kërkime, është interesante se si përdoruesit e Linuxit, të cilët ndryshojnë bëjnë be në mundësinë e zgjidhjeve, janë koncentruar pothuajse tërësisht në një makinë të vetme kërkimi.

Chitika ka analizuar të dhënat nga 163 milionë kërkime në tërë rrjetin e saj të reklamimit nga 10 korriku deri më 16 gusht të këtij viti.

Telegrafi