×
Hyrja
Profili

Përsëri spam nga MailReklama

· 32 · 2163

Përsëri spam nga MailReklama

· 32 · 2163

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    ne: 04-03-2009, 10:22:15
    Eshte i njejti mesazh, titullohet "Pershendetje nga Anola" dhe ka ardhur keto ditet e fundit ne disa adresa @zeriyt.com (7 deri tani) qe nuk ekzistojne. Rrjedhimisht them se eshte spam, ndonese jo ne shkalle te madhe. Ju ka ardhur juve?

    Si mendoni ju, t'i shkruajme ne fillim Anoles qe te mos na dergoje me mesazhe te tilla, apo te nisim procedura te tjera?

    Sqarim: Ne kete rast behet fjale per reklamen e sherbimeve te Publicitet-al.com dhe dy faqeve simotra, te cilat jane 100% falas, sipas njoftimit. Te pakten kjo eshte me e tolerueshme dhe ka me shume kuptim, meqe behet fjale per faqe online qe mund te lexohen dhe shfrytezohen nga shume veta, jo per tulla apo çimento (pa fyerje per firmat e prodhimit te materialeve te ndertimit).
    « Editimi i fundit: 05-03-2009, 17:46:38 nga Syrgjyn »

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #1 ne: 04-03-2009, 10:47:31
    E mblodha mendjen dhe i shkruajta Anoles duke e ftuar te shkruante ketu, nese e sheh te nevojshme.

    • Postime: 271
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kokushta
    #2 ne: 04-03-2009, 11:00:41
    Syrgjyn, kam lexuar mbi termin "spam" kaq shume dhe nqs do kesh lexuar artikullin qe kam postuar ketu ne forum, "spam" nuk mund te quash nje email te pare, vetem se permbajtja e emailit nuk perkon me interesat e tua. Nese mesazhe te ngjashme vazhdojne te vijne, nga i njejti burim atehere duhet te fillojme te shqetesohemi.
    Nese dikush te shkruan qe kerkon te beje nje faqe web kontakton me ty, s'mund ta quash "spam" nqs do i quajme "spam" cdo e-mail qe vjen pa kerkesen apo konsesin tone.
    Nga ana tjeter, nqs emaili vjen ne forme reklame, ky email duhet te kete policen e vet, psh.: nqs nuk deshironi te merrni email nga ne, ju lutemi repley nje mesazh bosh me subjekt: unsubscribe.. dicka e tille.

    Ajo qe me shqeteson mua realisht eshte fakti qe dikush ben biznes me emailin tim. Une personalisht mund te dua te marr ca emaile reklama, por ketu nuk ka sherbime te mirefillta email marketingu qe psh. dua reklama nga angjensite turistike, por jo nga firma ndertimi. Mund te diskutojme gjate, gjithesesi shikoje kete ceshtje dhe nese vazhdon te marresh perseri mesazhe kontakto me publicitet-al pasi kam pershtypjen se kompanite qe bejne reklama duke perdorur keto lloj sherbimesh nuke e kane idene se kujt i shkon mesazhi. Por per ta vene dhe tjetrin ne pozite te njejte me sherbyesin, mund ti cosh dhe atyre nje kopje te mesazhit ku kerkon qe te te mos te vijne emaile.

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #3 ne: 04-03-2009, 11:31:10
    Syrgjyn, kam lexuar mbi termin "spam" kaq shume dhe nqs do kesh lexuar artikullin qe kam postuar ketu ne forum, "spam" nuk mund te quash nje email te pare, vetem se permbajtja e emailit nuk perkon me interesat e tua. Nese mesazhe te ngjashme vazhdojne te vijne, nga i njejti burim atehere duhet te fillojme te shqetesohemi.

    Artikullin tend e kam lexuar. Pikerisht fakti qe i njejti e-mail eshte nisur nga i njejti burim dhe ka shkuar ne disa adresa dhe, per me teper, ne adresa qe nuk ekzistojne, me ben te mendoj se eshte proces i automatizuar. Natyrisht, mundesite jane qe ai mesazh te kete shkuar edhe ne adresa ekzistuese.

    Nese dikush te shkruan qe kerkon te beje nje faqe web kontakton me ty, s'mund ta quash "spam" nqs do i quajme "spam" cdo e-mail qe vjen pa kerkesen apo konsesin tone.

    Per kete jam i nje mendjeje me ty.

    Nga ana tjeter, nqs emaili vjen ne forme reklame, ky email duhet te kete policen e vet, psh.: nqs nuk deshironi te merrni email nga ne, ju lutemi repley nje mesazh bosh me subjekt: unsubscribe.. dicka e tille.

    Do te postoj permbajtjen e plote te mesazhit dhe do te shohesh se aty nuk permendet ndonje mundesi per çregjistrim.

    Une personalisht mund te dua te marr ca emaile reklama, por ketu nuk ka sherbime te mirefillta email marketingu qe psh. dua reklama nga angjensite turistike, por jo nga firma ndertimi.

    Sherbime te filtruara (per tregje te synuara) do te deshiroja edhe une.

    Mund te diskutojme gjate, gjithesesi shikoje kete ceshtje dhe nese vazhdon te marresh perseri mesazhe kontakto me publicitet-al pasi kam pershtypjen se kompanite qe bejne reklama duke perdorur keto lloj sherbimesh nuke e kane idene se kujt i shkon mesazhi. Por per ta vene dhe tjetrin ne pozite te njejte me sherbyesin, mund ti cosh dhe atyre nje kopje te mesazhit ku kerkon qe te te mos te vijne emaile.

    Tani qe po shikoj headers vura re se reklama eshte shperndare nepermjet MailReklama, sherbim per te cilin kam hapur nje teme tjeter (Spam nga MailReklama). E vecanta ne kete rast eshte se MailReklama nuk permendet ne permbajtjen e mesazhit.

    Gjithsesi, e permenda me lart se sapo i shkrova administratores se Publicitet-al ne adresen qe permendej ne njoftim (adrese e cila nuk me rezulton jo-ekzistuese), por tani do t'i shkruaj edhe stafit ne adresen stafi@publicitet-al.com (qe permendet ne faqen e tyre te kontaktit).

    Ndersa per sherbimin e MailReklama mund te shkruajme ne temen qe kam hapur per te.

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #4 ne: 04-03-2009, 11:37:59
    Headers:

    Kodi: [Zgjidh]
    Delivered-To: none613@zeriyt.com
    Received: by 10.220.85.65 with SMTP id n1cs32316vcl;
            Wed, 4 Mar 2009 02:05:23 -0800 (PST)
    Received: by 10.140.174.11 with SMTP id w11mr4083337rve.83.1236161122338;
            Wed, 04 Mar 2009 02:05:22 -0800 (PST)
    Return-Path: <mailr1@obi.lunarbreeze.com>
    Received: from obi.lunarbreeze.com (obi.lunarbreeze.com [216.97.239.105])
            by mx.google.com with ESMTP id f21si22815852rvb.2.2009.03.04.02.05.21;
            Wed, 04 Mar 2009 02:05:22 -0800 (PST)
    Received-SPF: pass (google.com: best guess record for domain of mailr1@obi.lunarbreeze.com designates 216.97.239.105 as permitted sender) client-ip=216.97.239.105;
    Authentication-Results: mx.google.com; spf=pass (google.com: best guess record for domain of mailr1@obi.lunarbreeze.com designates 216.97.239.105 as permitted sender) smtp.mail=mailr1@obi.lunarbreeze.com
    Received: from mailr1 by obi.lunarbreeze.com with local (Exim 4.69)
    (envelope-from <mailr1@obi.lunarbreeze.com>)
    id 1LenyZ-0007s9-8F
    for none613@zeriyt.com; Wed, 04 Mar 2009 02:05:19 -0800
    To: none613@zeriyt.com
    Subject:  Pershendetje nga Anola
    MIME-Version: 1.0
    Content-type: text/html; charset=iso-8859-1
    Content-Transfer-Encoding: 7bit
    From: anola@publicitet-al.com
    Message-Id: <E1LenyZ-0007s9-8F@obi.lunarbreeze.com>
    Date: Wed, 04 Mar 2009 02:05:19 -0800
    X-AntiAbuse: This header was added to track abuse, please include it with any abuse report
    X-AntiAbuse: Primary Hostname - obi.lunarbreeze.com
    X-AntiAbuse: Original Domain - zeriyt.com
    X-AntiAbuse: Originator/Caller UID/GID - [32114 32003] / [47 12]
    X-AntiAbuse: Sender Address Domain - obi.lunarbreeze.com
    X-Source: /usr/bin/php
    X-Source-Args: php /home/mailr1/public_html/flori/luajme/luajme27.php
    X-Source-Dir: mailreklama.com:/public_html/flori/luajme

    Teksti i mesazhit:

    Pershendetje ,

    Nje mundesi e madhe dret suksesi ,per te gjith ata qe duan te shesin te blejne

    dhe per te gjith ata qe deshirojne te reklamojne biznesin e tyre,

    Kompanija jone eshte specializuar ne fushen e Njoftimeve (shpalljeve) gjithashtu

    sherben per prezantimin e biznesit apo sherbimit tuaj.
    Ne ofrojme sherbim 100% FALAS per te gjithe ata te  cilet duan te shesin,blejne ,

    reklamojne biznesin apo kerkojne-ofrojne  pune,

    Ne jemi ne tre Shtetet ne rrjet per ju ku do te gjeni ,Autovetura ,

    Imobiliare,Telefona,Punesime ,Sherbime,Biznese..................

     www.publicitet-al.com      ( Shqiperi )
     www.publicitet-ks.com     ( Kosove )
     www.reklama5.com.mk    ( Maqedoni )

    Pse duhet te perdorni Faqet tona?

    -Faqja jone hapet dhe punon shpejte,
    -Programimi jone eshte shume i lehte ne perdorim,
    -Kerkim i shpejte
    -Paraqitja e njoftimeve ( shpalljeve ) ne menyre me te qarte
    -Pa regjistrim
    -Gjithcka eshte 100 % Falas
    -Ne bejme reklame per ju
    -Nje numer te madhe klientesh potencial ne kohe reale,
    -Regjistrimi i biznesit Falas

    Na falini per shqetsimin
    Me dashuri
    Administratoria Anola

    publicitet-al.com      ( Shqiperi )
    publicitet-ks.com     ( Kosove )
    reklama5.com.mk    ( Maqedoni )
    [ vijojne logot dhe linket e tre faqeve te permendura me siper ]

    • Postime: 168
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Shef.me
    #5 ne: 04-03-2009, 11:45:07
    HAHAHAHAHA...BIG time spam :D :D GMail filters => zgjidhja e vetme! :D

    • Postime: 70
  • i identifikuar
    gjentli
    #6 ne: 04-03-2009, 12:40:30
    Per mendimin tim nese dergon njeher nje email informues per nje faqe, kjo nuk eshte spam.
    Por kur brenda 1 jave merr me shume se 10 ose me shume email te njejte, atehere kjo padyshim eshte spam.

    Dhe ne kemi marre kete email nga anola, besoj nja 20-30 here ne te gjitha email adresat tona. email i fundit qe mora ishte dje.

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #7 ne: 04-03-2009, 13:11:48
    Citim nga: A&#036;H Da Master ne 04-03-2009, 11:45:07
    HAHAHAHAHA...BIG time spam :D :D GMail filters => zgjidhja e vetme! :D

    Ajo eshte rruga me e lehte :P Une po mendoj t'i dergoj Lunar Pages nje e-mail per abuzim nga ana e asaj llogarise mailr1 ;) Si thoni ju?

    • Postime: 26635
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #8 ne: 04-03-2009, 13:56:38
    Pavarsisht anes negative qe tregojne keto praktika, une shoh zhvillimin e vrullshem te internetit shqiptar vitet e fundit. Vetem para dy vjeteve interneti shqiptar kufizohej ne disa forume, ndersa tani kane mesuar te sulmojne servera per t'i perdorur per spam dhe te dergojne gjithe diten email-e te padeshirueshem.

    • Postime: 260
  • i identifikuar
    reklamat
    #9 ne: 04-03-2009, 14:18:46

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #10 ne: 04-03-2009, 16:16:28
    Kontaktoni me para te zotin e spamit, eshte anetar i ketij forumi.
    http://www.zeriyt.com/njoftime-webfaqesh-shqiptare/wwwpublicitet5com-njofto-dhe-reklamo-falas-ne-shqiperi-t46006.0.html

    I shkruajta drejtperdrejt stafit... Per me teper, ai anetar ka disa muaj qe nuk ka hyre me ketu.

    Megjithate, falemnderit qe na tregove se publicitet5.com dhe publicitet-al.com jane e njejta faqe. ;)
  • i identifikuar
    Anola
    #11 ne: 05-03-2009, 06:47:49
    Pershendetje te gjith antareve te forumit ,

    Se pari ju kerkojme ndjese ,

    Por kete sherbim te emailmarketingut e paguam 80 e dhe kopanija ---www.mailreklama.com ---na garantoj qe emailet nuk jan spam se te gjithe pranuesit jne dakort me reklamen qe do te dergohet,dhe emailet jane derguar nga serveri i mailreklama.com , jo nga ne,

    Ne lexuam disa artikuj ne internet per emailmarketingun dhe ka shume kompanija qe mirren me kete pune ,gjithashtu ne perendim perdoret nga shum kompani emailmarketingu, keshtu qe u bindem te bejme nje reklame te tille,

    Te gjitha ata te cilet jane bezdisur nga emaili u kerkojme ndjese

    Gjith te mirat
    Anola

    • Postime: 3788
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Syrgjyn
    #12 ne: 05-03-2009, 07:54:04
    Anola, pershendetje!

    Se pari, faleminderit qe iu pergjigjet fteses dhe na sqaruat si qendron ceshtja.

    Me sa kam vene re une, MailReklama nuk ka marre pelqimin e te gjithe personave te cileve u dergohet e-mail; kjo perben nje nga faktoret qe i perkufizojne si spam mesazhet e-mail qe nisen prej tyre.

    Persa u perket juve (Publicitet-al.com), do t'ju keshilloja te benit me shume kujdes me zgjedhjen e sherbimit te marketingut. Nje menyre e mire eshte nepermjet reklames ne forume dhe faqe te specializuara sic jane direktorite (perfitoj nga rasti te permend Direktoria.Net). Sigurisht, zgjedhja eshte e juaja dhe une po ju jap thjesht mendimin tim personal.

    Persa i perket MailReklama dhe praktikave te ndjekura prej tyre, stafi i Zëri YT! do te kujdeset qe perdoruesit e adresave @zeriyt.com te mos marrin me spam prej tyre.

    Faleminderit per mirekuptimin!

    • Postime: 70
  • i identifikuar
    gjentli
    #13 ne: 05-03-2009, 10:04:44
    Pershendetje Anola,

    Ne kompanine ku punoj une kemi afersisht 30 email adresa te ndryshme. Dhe te jesh e bindur se per asnje prej ketyre mailReklama nuk ka marre leje ose pelqimin tone per te derguar email marketingu.

    Dhe ashtu siq te ka propozuar Syrgjyn, me mire e ke te reklamosh faqen ne forume, direktori, dhe web faqe te tjera, apo sisteme te reklamimit se sa tju dergoni njerzve email spam pasi keshtu ju do te tregoheni se nuk jeni aspak serioz.

    Mua nuk me cudite fakti kur me vijne reklama per kompani te ndryshme qe as nuk ja kane idene se cfare lloj marketingu eshte ky, dhe a ben me shume mire apo me shume dem, por me cudite fakti kur personat qe i thojne vetit webmaster perdorin kete lloj marketingu per te promovuar ueb faqet e tyre.

    Mendoj se do te ishte mire, te kerkonit llogaridhenie nga MailReklama, te cilet ju kane genjyer kur ju kane thene se te gjithe pranuesit jane pajtuar te marrin email reklama nga ta.

    • Postime: 8
  • i identifikuar
    flor84
    #14 ne: 24-03-2009, 10:24:59
    Pershendetje
    Nuk e kuptoj qe pse e beni kaq te madhe kete ceshtje,
    Duke e pare ne prizmin praktik mua me duket nje tip reklame e lezetshme ,do ja ti pyesja keto cunat e zgjuar dhe me shkolle
    a u demtuat qe moret nje mesazh informues qe mbase do ju hyje ne pune ?
    i eshte  virusuar PC nga keto emaile informuese?
    pastaj me qe jeni pse nuk ankoheni dhe tek televizione qe jamin spote publicitare ne mes te filmit .
    Me vjen keq qe shoh kaq mendje ngushte ketu

    • Postime: 8
  • i identifikuar
    flor84
    #15 ne: 24-03-2009, 10:27:24

    te jesh i sigurte qe ca marketing nuk ul reputacionin e asnjerit
    por ketu them qe ka inate mes njeri tjetrit sepse Syrgjyn
    Hajde bej reklame tek une se eshte me estetike...

    • Postime: 238
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    RomeoLab
    #16 ne: 24-03-2009, 10:28:43
    Pershendetje
    Nuk e kuptoj qe pse e beni kaq te madhe kete ceshtje,
    Duke e pare ne prizmin praktik mua me duket nje tip reklame e lezetshme ,do ja ti pyesja keto cunat e zgjuar dhe me shkolle
    a u demtuat qe moret nje mesazh informues qe mbase do ju hyje ne pune ?
    i eshte  virusuar PC nga keto emaile informuese?
    pastaj me qe jeni pse nuk ankoheni dhe tek televizione qe jamin spote publicitare ne mes te filmit .
    Me vjen keq qe shoh kaq mendje ngushte ketu

    ????? Ti qeke tap me duket.. si i krahasoke televizionet ti mer me dicka private... e di si mund ta krahasosh ti...
    Sikur je tu fjet ne darke e te hy noi rob ne shpi e te thot jam i Top Channel e te nez televizorin me pa rreklama...

    A do i shqetesoj kjo robte?? NORMAL QE PO....
    sepse emaili eshte dicka private... qe tjetri ska te drejte te hyj pa marr leje... tv eshte dicka publike.. kshu qe ky eshte ndryshimi thelbesor qe smund te besh ate krahasim qe ben ti..

    Dicka informative??? Amon ca informative kan ato emaile ku skandal jan te gjitha e budalliqe kan... qe ec hyni te kjo faqja e vizitojeni e rregjistrohuni... pff cja fut kot ti...  pastaj mire 1 her mire 2 her.. po te  cajne leshte tu fshi emailet e atyre.... sidomos kur eshte adrese private....

    Keshtu qe ti i dashur qe i mbroke keto firma qe bekan keshtu... fut nja ca adresa te tujat sepse me te tonat nuk kan te drejte te cojne me...

    • Postime: 8
  • i identifikuar
    flor84
    #17 ne: 24-03-2009, 10:34:11
    Romeo nga fjalori duket sikur ke 8 klase shkolle ,
    pike se dyti asnjeri nuk hyn tek adresat tuaja.
    Se treti lexo pak rreth marketingut

    • Postime: 238
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    RomeoLab
    #18 ne: 24-03-2009, 10:51:14
    Romeo nga fjalori duket sikur ke 8 klase shkolle ,
    pike se dyti asnjeri nuk hyn tek adresat tuaja.
    Se treti lexo pak rreth marketingut

    8 klas jan shume... nja 5 me zor i kam...
    e dyta.. pse kan hyre te adresat e mia po behet llafi... keshtu qe ti akoma se paska kuptu pse ankohen robte...
    e treta.. marketingu te jet si te det.. pa dhen pelqimin un me me cuar informacion tek adresa ska te drejte ai te bej marketing...
    e katerta.. ne email duhet te jet e dallueshme opsioni me u crregjistru.. gje qe tek marketinget e shqiptareve rrall ndodh...

    ti meso njiher ca eshte marketingu online e si behet pastaj ec na fol se po ja fuske kot...

    • Postime: 8
  • i identifikuar
    flor84
    #19 ne: 24-03-2009, 11:07:18
    Nese te ka hyre njeri tek adresat tuaja ke ngaterruar teme i dashur.
    Per sa i per kete marketingut online pres te me japesh ti leksione :D

    • Postime: 577
  • i identifikuar
    Freedom Overdose
    #20 ne: 24-03-2009, 19:34:18
    Pershendetje
    Nuk e kuptoj qe pse e beni kaq te madhe kete ceshtje,
    Duke e pare ne prizmin praktik mua me duket nje tip reklame e lezetshme ,do ja ti pyesja keto cunat e zgjuar dhe me shkolle
    a u demtuat qe moret nje mesazh informues qe mbase do ju hyje ne pune ?
    i eshte  virusuar PC nga keto emaile informuese?
    pastaj me qe jeni pse nuk ankoheni dhe tek televizione qe jamin spote publicitare ne mes te filmit .
    Me vjen keq qe shoh kaq mendje ngushte ketu
    te vjen mire te te coj un ty reklama per penis enlargement dhe viagra? ku ta di un qe sesht impotent psh ai qe e merr emailin??? nqs that's the case, i bojm nje nder te papam, right? What Romeo said!

    • Postime: 271
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kokushta
    #21 ne: 24-03-2009, 20:38:34
    @Flor84

    Marketingu me email ka ca rregulla te mirepercaktuara. "Buka" e ketij lloj marketingu eshte lista e adresave - liste kjo qe ndertohet ne menyra te ndryshme, por me kushtin e njejte - te gjithe zoteruesit e adresave te emailit japin pelqimin e tyre per te marre mesazhe nga subjekti qe i mbledh keto adresa. Por edhe sikur te vije nje email i tille ne adresen e dikujt, sic u permend edhe ketu - mesazhi promocional, pavaresisht nga permbajtja, duhet te permbaje elemente si, adresa derguese, adrese fizike e derguesit, si dhe ne menyre detyruese, mundesia per marresin te zgjedhe nese do te marre emaile me nga ky dergues apo jo.

    Nese keto kushte minimale nuk plotesohen, emaile te tilla quhen 'spam' - me nje sqarim te vogel 'dicka e padeshiruar apo e pa kerkuar'.

    Keshilla ime - lexo me teper rreth ceshtjes, pasi te tilla jane shume tema te hapura ketu ne forum dhe me pas diskuto, se po kapesh me gjera qe jane siperfaqesore..

    • Postime: 982
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    UrL
    #22 ne: 24-03-2009, 21:43:12
    Pershendetje
    Nuk e kuptoj qe pse e beni kaq te madhe kete ceshtje,
    Duke e pare ne prizmin praktik mua me duket nje tip reklame e lezetshme ,do ja ti pyesja keto cunat e zgjuar dhe me shkolle
    a u demtuat qe moret nje mesazh informues qe mbase do ju hyje ne pune ?
    i eshte  virusuar PC nga keto emaile informuese?
    pastaj me qe jeni pse nuk ankoheni dhe tek televizione qe jamin spote publicitare ne mes te filmit .
    Me vjen keq qe shoh kaq mendje ngushte ketu

    Mendje ngushte?? Une skam marre email nga keta por shume here qe kam marre nga firma te ndryshme  biles edhe nga universitete privatete ndryshme ne shqiperi, jam matur per ti raportuar.

    Me cte drejte dergone kto emaile? Nese keto email do ishin nga faqe qe jemi rregjistruar athere e shumta mund te njoftoheshim rrehth kesaj faqeje por jo per te gjatin e te shkurtrin e cdokujt te na vij ne email .

    • Postime: 8
  • i identifikuar
    flor84
    #23 ne: 25-03-2009, 08:26:02
    Cuna qekeni me te vertet te cudishem
    por keni dale ndonje here te protestoni qe nuk keni drita ,uje, apo qe prinderit tuaj nuk kene lek?

    Dhe ju beni sikur te ishte fundi i botes per nje email te marre .
    Ju mund ti shkruani mailreklama.com per te heqeur emailet tuaja nga DB.

    • Postime: 577
  • i identifikuar
    Freedom Overdose
    #24 ne: 25-03-2009, 14:08:25
    Cuna qekeni me te vertet te cudishem
    por keni dale ndonje here te protestoni qe nuk keni drita ,uje, apo qe prinderit tuaj nuk kene lek?

    Dhe ju beni sikur te ishte fundi i botes per nje email te marre .
    Ju mund ti shkruani mailreklama.com per te heqeur emailet tuaja nga DB.

    ore po ca lidhje ka kjo me SPAM??po ve ne diskutim ligjet internacionale te SPAM-it? Protesten e shpreh nepermjet votes sime.