×

Procedohen penalisht administratoret e faqes "Jeta osh qejf"

Procedohen penalisht administratoret e faqes "Jeta osh qejf"

· 3 · 57

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-11-2019, 23:54:07
Kryeministri Edi Rama ka nisur të vërë në zbatim dëshirën e tij të kahershme për të mbyllur zërat kritikë të qeverisë së tij. Dhe për të bërë këtë po shfrytëzon tërmetin katastrofik që ka goditur vendin. Pas paralajmërimit të mëngjesit të së enjtes, në mbrëmje policia e shtetit njoftoi se ka nisur procedimin penal për administratorët e faqes online “Jeta osh Qef” për publikimin e lajmeve të rreme.

Shkak për të ngritur akuzat ndaj tyre është bërë raportimi për numrin e viktimave në morg. Në deklaratën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi thuhet se janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf.

“Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës” –thuhet në deklaratë.

“Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët” –thotë policia e shtetit.

Por ky procedim duket se bie ndesh me parimet pasi për duhet të vendosë gjykata nëse një media, qoftë edhe online ka shkelur ligjet. E tepërt duket që për këtë lajm është angazhuar një drektori e rëndësishme në policinë e shtetit si ajo e antiterrorit. Duket se synimi është që të krijohet një ndjenjë frike te mediat kritike duke shfrytëzuar ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. ©LAPSI.al

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 30-11-2019, 10:23:41
JOQ eshte mbyllur me urdher shteteror. Joqalbania.com nuk mund te hapet me nga vizitoret nga Shqiperia.

  • Postime: 139
Passion
#2 ne: 30-11-2019, 10:48:36
Hapi me i marre i te marreve qe kan gllaberuar shtqtin shqiptar.

S'munden ta kaperdijne ate qe u plaset syve,gjithcka e ardhur nga populli.

Bastardi haxhiqamils filozofi ka dalur bllof ne kete situate ,me reputacion zero,ku del ne pah pa aftesia e tij per te qeverisur.

Ai nuk eshte kryeminister i atij vendi.
Ai eshte pjese e oligarkeve hiena.