×
Hyrja
Profili

Programim i një faqeje ekzistuese?!

Programim i një faqeje ekzistuese?!

· 5 · 1114

  • Postime: 484
  • Gjinia: Femer
GrifshA
ne: 03-04-2007, 12:11:47
Përshëndetje çuna. Mua me duhej pak ndihmë për një faqe ekzistente.
Ime motër ka një faqe gjoja te programuar, por ne fakt është thjesht një pamje me ca tekst te fiksuar ne te (thjesht një jpg e thjeshtë) qe kur klikon mbi te te hapet direkt një dritare për te nisur email tek firma. Behet fjale për një bussines firma dhe do mbaje thjesht gjerat kryesore si partners, contact, products dhe kaq besoj.

Ka dhe një panel admini, por ngaqë e ka programuar një çun i cili ka ikur jashtë, nuk dimë as te dhenat e accesit (ndërsa ato te hostit i di.)

Tani unë doja te dija, nëse mund te me ndihmoni duke me shpjeguar se çfarë duhet bërë qe te instaloj një faqe te thjeshtë. Template gjej plot, por nëse nuk gaboj templatet kanë një tekst dhe nuk di sesi t'i perpunoj qe te kenë tekst tjetër. Pervec kësaj duhet një panel admini i ri (duke qenë se tek ekzistenti nuk kam akses.)

Do tua dija shumë për nder se doja t'ia bëja dhurate sime motre për ditelindjen qe ka. :)
Faleminderit për çdo sqarim ne gjuhe te thjeshtë,ngaqë edhe pse marr vesh pak nga këto gjërat, nuk është se di sesi ndryshohet një full template dhe te instalohet.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#1 ne: 03-04-2007, 13:35:15
Kur e ka ditelindjen motra? :)

  • Postime: 484
  • Gjinia: Femer
GrifshA
#2 ne: 03-04-2007, 13:42:35
Aha une si gjithmone kujtohem sekonden e fundit. :-[Neser e ka.

Por po tentoj me nja dy template qe gjeta te gatshme dhe cute ftp mos bej ndonje gje. Por e shoh qe duhen ndryshuar tekstet qe para se te behet upload template. E aty ngela.  :S

  • Postime: 675
  • Gjinia: Mashkull
Terenc
#3 ne: 03-04-2007, 18:50:59
Degjo.Edhe nqs nuk behet fiks per ditelindje ska gje.Ma merr mendja qe i behet qejfi eshte sikur te behet pak me vone  :).
Keshtu.Nuk e di a ke kontaktu me ndonjerin ketu ne forum por.Nqs do te ndihmoj edhe une.

Rrespekt
Terenci ;)

  • Postime: 484
  • Gjinia: Femer
GrifshA
#4 ne: 03-04-2007, 19:22:16
Aha nuk dorezohem lehte une. Po e gdhija per pakez derisa tia gjeja anen. Edhe ia gjeta anen.

Perdora nje program ( Website x5 se ben vaki u ben dhe juve pune) dhe nuk qe aq e veshtire me te. Pakez perpunim me photoshop ne fund dhe une them se ka dale tamam e denje per nje fillestare si une.  :D

Shume flm Terenci dhe Syrgjyn, rendesi ka mendimi. :)
 

PHP vs. PYTHON per Programim ne Web

Nisur nga Shef.meRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 21-01-2020, 23:47:01
nga Qytetari ri
Kam planifikuar te shkoj ne universitet, cfar te filloj te mesoj ne programim?

Nisur nga Shef.meRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 21-01-2020, 23:43:40
nga Qytetari ri
Web Design & Programim

Nisur nga UrLRubrika Tregu Webmasterave

Postimi i fundit 10-04-2009, 06:35:16
nga UrL
Programim i orientuar ne objekte ne C++

Nisur nga daxhaRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 10-06-2008, 13:57:55
nga safije
Programim ne Perl

Nisur nga M A XRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 28-08-2005, 18:20:37
nga M A X