×
Hyrja
Profili

Pronaret e Google donin ta shisnin ate per vetem 750 mije USD

Pronaret e Google donin ta shisnin ate per vetem 750 mije USD

· 1 · 571

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-09-2010, 11:37:51
Ne konferencen qe ka zhvilluar TechCrunch keto dite ne San Francisco kane dale ne drite dhe disa fakte interesante.

Keshtu nje nga pronaret e Excite.com,  nje prej ish portaleve me te medha ne internet, tregon se si ne vitin 1999 Larry Page dhe Sergey Brin donin te shisnin produktin e tyre te quajtur Google per vetem 1 milion dollare, por ne ate kohe investoret e Excite nuk ishin dakord dhe kur cmimi u ul te 750 mije dollare. Gjithsesi perseri nje nga investoret nuk ishte dakord dhe blerja nuk u be.

Interesante se si kane shkuar gjerat. Per fat te mire Excite nuk e bleu Google- e sot kemi nje Google me vlere 167 miliarde dollare dhe nje Excite qe eshte ashtu sic ka qene para 11 vjeteve. Te pakten prej 7 vjetesh e njoh une kete portal dhe eshte i njejte ashtu sic eshte dhe sot. Excite ka mbetur nje pjese muzeale ne hapesiren e internetit.