Pse ciceruesit shqiptare ne Twitter shkruajne shume shpesh ne anglisht? - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pse ciceruesit shqiptare ne Twitter shkruajne shume shpesh ne anglisht?

Pse ciceruesit shqiptare ne Twitter shkruajne shume shpesh ne anglisht?

· 10 · 1314

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-08-2010, 10:00:22
Me habit shume ky fenomen. Shume shpesh, shume shqiptare qe jane ne Twitter preferojne te shkruajne ne gjuhen angleze se sa ne shqip, edhe se ndjekesit kryesore jane shqiptare, edhe se kur shkruajne anglisht shkruajne per dicka qe u intereson vetem shqiptareve apo qe ka te beje vetem me ndjekesit e tyre shqiptare. Cfare eshte ky nje trend i ri? U duket me lezetshem kur shkruajne ne nje gjuhe te huaj dhe jo ne ate te nenes? Apo ka ndonje arsye tjeter?

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-08-2010, 10:17:08
Arsyeja e vetme (shpresoj te jete kjo) eshte se ata duan te ju tregojne te tjereve se dine te shkruajn Anglisht.

  • Postime: 242
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-08-2010, 15:11:27
hmmm i kam pyetur disa nga personat qe i ndjeki ne twitter se pse cicerojn ne gjuhen angleze dhe mu pergjjigjen; per shkak se kemi followers te huaj.

Ok, e kuptoj qe per nje pjese te tyre vlen kjo por ajo qe me ben pershtypje eshte se disa qe nuk kane asnje followers te huaj shkojn dhe cicerojn ne gjuhen angleze.

Une per veten ne llogarine time kam afro 800 cicerima dhe nga to nuk e di nqs 5-6 ne gjuhen angleze.

Teme e mire kjo :)

  • Postime: 57
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-08-2010, 17:34:21
Pajtohem me parafolesin se arsyeja qendron te ndjekesit e huaj qe nuk kuptojne shqip. Une ne fillim ciceroja ne tre gjuhe, ndersa tani nga llogaria primare ciceroj vetem ne shqip, ndersa te tjetra anglisht/maqedonisht.

Mua me teper me brengos nje fakt tjeter, e qe shume kisha dashur te hapet nje debat konstruktiv; pervec numrit te vogel te shqiptareve qe perdorin Twitter, edhe menyra se si e perdorin eshte per te te ardhur keq. Asnjehere derimetani nuk kam pare nje debat te mirefillte aty, asnjehere nuk kam pare te krijohet nje hashtag special per nje ceshtje aktuale. E gjitha mbaron me nje Retweet ose Reply i tipit "OK" "Pajtohem" "Hahahaha..."

Problemi tjeter eshte edhe abuzimi qe behet me tags; sapo filluam ta perdorim tagun #shqip shumica e webmastereve filluan te abuzojne me te duke e lidhur me robotet e tyre. Kshuqe i humbi efekti.
Nejse ka shume per te folur rreth kesaj, dhe derisa te fillojme ta shfrytezojme ashtu sic duhet, une me teper do ta perdori llogarine ne anglisht /maqedonisht

  • Postime: 242
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-08-2010, 22:46:02
Pajtohem me parafolesin se arsyeja qendron te ndjekesit e huaj qe nuk kuptojne shqip. Une ne fillim ciceroja ne tre gjuhe, ndersa tani nga llogaria primare ciceroj vetem ne shqip, ndersa te tjetra anglisht/maqedonisht.

Mua me teper me brengos nje fakt tjeter, e qe shume kisha dashur te hapet nje debat konstruktiv; pervec numrit te vogel te shqiptareve qe perdorin Twitter, edhe menyra se si e perdorin eshte per te te ardhur keq. Asnjehere derimetani nuk kam pare nje debat te mirefillte aty, asnjehere nuk kam pare te krijohet nje hashtag special per nje ceshtje aktuale. E gjitha mbaron me nje Retweet ose Reply i tipit "OK" "Pajtohem" "Hahahaha..."

Problemi tjeter eshte edhe abuzimi qe behet me tags; sapo filluam ta perdorim tagun #shqip shumica e webmastereve filluan te abuzojne me te duke e lidhur me robotet e tyre. Kshuqe i humbi efekti.
Nejse ka shume per te folur rreth kesaj, dhe derisa te fillojme ta shfrytezojme ashtu sic duhet, une me teper do ta perdori llogarine ne anglisht /maqedonisht

Pajtohem me #shqip. Dikur permes #shqip beheshin me te vertete diskutime te mirfillta (te pakta por ishin te mirfillta). Tashti #shqip eshte bere nje metode efektive e spamit dhe eshte e pamundur ta perdoresh

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-08-2010, 00:08:01
Une nuk e kuptoj se ku qendron nevoja te shkruash ne anglisht kur 70% te ndjekesve jane shqiptare dhe ata 30% te huaj ne shumicen e rasteve jane spammer qe behen ndjekes se gjithkujt. Pastaj, cfare sherben te flasesh anglisht kur u drejtohesh vecanerisht vetem shqiptareve?

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-08-2010, 01:26:46
Ok Po jap edhe une mendimin tim meqe jam pjese e Twitter ,
Eshte shume e vertete qe shumica mos te them gati te gjithe ciceruesit shqiptar qe i njoh po them prap qe i njoh perfshire edhe mua perdorin gjuhen angleze ne cicerimat e tyre...
Po flas per veten, perdorimin e gjuhez angleze neper cicerimat e mia nuk e bej vetem sa per tu dalluar apo vetem sa te rris numrin e Cicerimave, jo se kam ndjekes te huaj se gati te gjithe jane shqipetar por eshte nje arsyje mosaktiviteti i ciceruesve ne debate ben kete!

Shume e vertete ajo qka keni shkruar me lart, dhe kjo me jep nje shtyse qe une tani e tutje te perdori vetem gjuhen shqipe ne cdo cicerim qe e bej!

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 29-08-2010, 01:52:24
Une shkruaj ne Anglisht shume shpesh per shkak se shumica nga ata qe me percjellin gjuhe amtare e kane Anglishten, shumica jane shoqeri nga dailybooth, facebook apo faqet tjera ku e kaloj kohen...

Pajtohem me ate qe flitet per hashtagun #shqip, ske pse te hyjsh aty vetem postime nga lajmeshkurt, parajsacom dhe disa faqe tjera qe per cdo postim ne site behet cicerime.

U mundova te gjej nje cicerime qe e pat bere Gent Thaçi (@gentthaqi) ne twitter per te krijuar nje hashtag #dituri, vertet do te ishte mire sikur te perdonim twitter per te ndare dicka me te tjeret,...

Edit: S'pajtohem me ate qe tha Besarti, anglishten tash po e di secili, po mesohet nga klasa e 3te...

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 29-08-2010, 11:27:52
Nuk e di pse e keni aq me #shqip, por ai eshte nje hashtag qe eshte krijuar nga Mandi per te indeksuar te gjitha cicerimat shqip. Tani nese disa nga ju duan te kene biseda specifike per dicka te vecante, atehere duhet te krijojne hashtage specifike. Nuk keni pse qaheni aq shume pse ne #shqip kaq aq mesazhe automatike, pasi "shqip" eshte teper pergjithesues, sepse nuk do kishte kuptim qe per cdo gje qe flitet shqip ne Twitter te kerkonim nje thelb. Flasim #shqip per 1 milion gjera te ndryshme.
Ajo qe me bezdis mua me shume (qe vjen para te folures anglisht) eshte fakti qe Twitter perdoret per te postuar banalitete qe askujt s'duhet t'i interesojne. Twitter eshte per te ndare informacione interesante dhe per komunikim te shpejte, komunikim ky i bazuar ne nje nivel serioziteti. Por kur lexon mesazhe "ku jam", "ku isha", "cfare bera", "kur u zgjova", "kur do iki te fle", "shtova ne sit ikonen e FB" etj etj atehere nuk ka asnje vlere me.

  • Postime: 61
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 29-08-2010, 12:57:29
une kam shume cicerima ne ENG arsyeja eshte se kam shume followers qe nuk dine shqip

ajo qe me shqeteson mua me shume eshte se po e kthejne si FB me cicerima personale

Temat e fundit