×
Hyrja
Profili

Pse perdoret ende kaq shume Internet Explorer 6 ?

Pse perdoret ende kaq shume Internet Explorer 6 ?

· 3 · 919

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-07-2009, 00:44:29
Sa i vjeter eshte IE6, 8 vjecar ne mos gabohem, apo me shume?! Sidoqofte, shume ka. Nje mijevjecar duke u bazuar ne kohen se si evulon interneti. Por perseri ka nje perqindje te konsiderueshme njerezish qe e perdorin akoma si shfletues kryesor. Mund te me thoje njeri ketu pse keta njerez akoma e perdorin? Edhe vete MS i ka lajmeruar prej kohesh se tashme ky eshte tolalisht jashte kohe.

Halli yne eshte se me kete browser faqet duken mysybet dhe eshte humbje e madhe ne disa raste, sepse vizitoret qe e perdorin mund te mos shohin disa gjera, ose i shohin shume keq disa te tjera, duke i bere te largohen. Sic njoftohet sot Youtube do te heqe suportin per IE6 dhe ky eshte vertete nje hap per t'u pershendetur, sepse besoj qe do te detyroje akoma disa nga keto "fanatike" te kesaj gjeje antike qe te heqin dore prej saj. Do te ishte mire qe dhe disa site te tjera te mirenjohura, si Facebook psh, te benin te njejten gje.

  • Postime: 39
thjesht
#1 ne: 15-07-2009, 14:36:36
Pershendetje.
Une mendoj arsyja baz eshte sepse ende perdoret WindowsXP.
Pasi perdoret XP-ja shum njerez bejn format pc sidomos ketu, dhe pasi te instalojn OS,XP do bejn test internetin dhe ate me versionin e instaluar automatikisht i cili eshte IE6.
Keshtu nje perqindje do bejn upgrade ma von pasi e perdorin nje kohe IE6 por ka edhe asi se ndoshta se bejn upgrade fare.
Kjo them eshte arsyja,pra ngadalsimi ne zhvillim sepse nuk besoj fare amo fare hiq se ndokush nese perdor FF ose IE7 or IE8 do t'i zavendesoj duke i de'instalu dhe me instalu IE6.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#2 ne: 15-07-2009, 14:47:33
Njera nga arsyet eshte se shume firma, madje edhe korporata te medha, kane ndertuar faqe dhe aplikacione (kryesisht per intranetet e tyre) te punuara per IE6 dhe nuk deshirojne te perdorin teknologji te reja qe nuk u hyjne ne pune dhe qe kerkojne investime ne pajisje, kerkim-zhvillim, pershtatje etj. Eshte i njohur fakti se IE6 dhe IE7 ndryshojne ne menyren si i lexojne dhe paraqesin faqet e Internetit dhe aplikacionet e mbeshtetura ne to.

Sic dihet, shume njerez hyjne ne Internet nga puna dhe stafi i IT i kompanive pergjithesisht u japin perdoruesve mundesi shume te kufizuara per instalimin e programeve te reja, madje ua heqin fare keto mundesi.

Dihet gjithashtu qe IE6 ka probleme sigurie, edhe me freskimet e fundit, por nderthurja e masave mbrojtese -- perfshire ketu firewall-e, antiviruse, lista te bardha dhe te zeza, si edhe kufizime te te drejtave te perdoruesve -- i zvogelojne shume mundesite e infektimeve dhe vjedhjes se te dhenave nga sistemet e kompanive.
 

Gratë që bëjnë hapin e parë kanë më shumë sukses në lidhje

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 13-08-2020, 19:52:09
nga M A X
Pse ka kaq shumë pushtet policia në SHBA?

Nisur nga InfoZRubrika Bota

Postimi i fundit 24-07-2020, 15:50:39
nga SteriOtipi B
Shume urime per lindjen e vajzes

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:44:16
nga InfoZ
Si te blej Internet ne IPKO?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-04-2020, 23:52:17
nga M A X
Si te blej internet ne vala?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 20:53:04
nga InfoZ