×

Qeveria e Tiranes kerkon te fuse nen kontroll portalet online

· 10 · 90

Qeveria e Tiranes kerkon te fuse nen kontroll portalet online

· 10 · 90

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 03-07-2019, 19:47:49
Qeveria ka miratuar sot draftin që synon të formalizojë dhe rregullojë mediat online, e njohur ndryshe edhe si “paketa anti-shpifje”. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha në një deklaratë për media se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë.

Opozita e ka quajtur këtë paketë si tentativë e qeverisë Rama për të instaluar censurën në mediat online.

Sipas kësaj pakete, portalet online duhet të regjistrohen si person juridik ose fizik të tatueshëm në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike dhe ofron shërbime të publikimit elektronik.

Çdo portal është i detyruar që të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Portalet duhet të marrin masa për mospërdorimin e publikimeve për qëllime kriminale. Gjithashtu, publikimet nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në rast të shkeljes së ndonjë nga pikave që parashikon kjo paketë, pronarët e portaleve do të dënohen me gjobë deri në mbylljen e portalit. /Lapsi.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 03-07-2019, 19:50:26
Prandaj dhe kjo faqe ketu nuk perdor domen .al sepse asnjehere nuk i dihet me cfare ke apo do kesh te besh, kur behet fjale per ata qe kontrollojne shtetin shqiptar!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 101
Passion
#2 ne: 05-07-2019, 21:38:33
Prandaj dhe kjo faqe ketu nuk perdor domen .al sepse asnjehere nuk i dihet me cfare ke apo do kesh te besh, kur behet fjale per ata qe kontrollojne shtetin shqiptar!

Drejt diktatures.

Rama ik.
:D
Drejt me thene kush ka nje pun tijen ne Alb ,nuk eshte i lire te thoje ate qe mendon.

:(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#3 ne: 05-07-2019, 23:35:56
Vetem Kina dhe deri diku Rusia kane arrit te kontrollojne edhe mediat online, diku tjeter si ne Shqiperi nuk ka shanc per rezultat pozitiv kjo tentative e qeverise.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1061
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#4 ne: 07-07-2019, 05:57:51
Prandaj dhe kjo faqe ketu nuk perdor domen .al sepse asnjehere nuk i dihet me cfare ke apo do kesh te besh, kur behet fjale per ata qe kontrollojne shtetin shqiptar!
Dhe ku qendron problemi këtu?
Çfarë te keqe ka?
Mos ngaterroni lirin e fjales me mashtrimin dhe gënjeshtrën.
Te kesh liri fjale nuk do të thotë të shpifesh ne dëmin e tjetrit se ashtu e mendon ti. Mos i ngaterrojme gjerat. Duhet një ligj i tillë, por që të zbatohet dhe jo vetem me gjobë por edhe me ndjekje penale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 07-07-2019, 10:55:50
Eh mer plak, ti ose je shume naiv ose shume partizan. Asnje diktator ne histori nuk ka vendosur nen thunder popullin e tij me pretendimin se po sjell diktature, por duke thene se po sjell lirine e po vendos drejtesine. Qeverite shqiptare e kane treguar veten ne cdo moment se jane te pabesueshme, sidomos kjo e sotmja, qe eshte thellesisht e korruptuar, me sistem drejtesie me shume se te korruptuar, dhe duke i shtuar edhe trendin e kohes, ku ne shume vende jane ne marshim perpara tendencat iliberale e autoritare eshte vertete per t'u pasur frike se liria e fjales dhe e shprehjes eshte ne rrezik serioz.
Imagjino vetem sikur tani te me hedhe ne gjyq qeveria e Rames se thashe mesiper qe eshte thellesisht e korruptuar, me pretendimin se po shpif, vetekuptohet se si mund te perdoret nje ligj i tille.
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 10-07-2019, 06:48:10
Edhe shtetet policore si p.sh. Danimarka dhe Zvicra nuk i kanë nën kontroll mediat online nga që respektohet dhe ka vlerë mendimi dhe shprehja e lirë. Uroj mos të hyjë në funksion ky ligj barbar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 15-07-2019, 23:38:19
Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit.

Andi Bushati
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1061
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#8 ne: 16-07-2019, 07:24:49
Pse e keni me kaq frikë mo? Nuk është ligj kunder shprehjes se lirë, por kunder shpifjes. Vetem nese nuk e dini akoma çfarë është shpifja se e keni bërë pjese te jetës suaj.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#9 ne: 16-07-2019, 23:21:13
Besoj se ka ligj për mbrojtje dhe kundër shkeljes së të drejtave. Nuk mjafton kjo, por duhet ligj për mbrojtje ndaj shpifjeve?! Çfar s'u pjell mendja disave. 🙄
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super