×
Hyrja
Profili

Sa i respektojne webmasterat shqiptare te drejtat e autorit?

Sa i respektojne webmasterat shqiptare te drejtat e autorit?

· 5 · 788

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-05-2009, 11:30:35
Do doja te flisnim per kete teme delikate dhe njekohesisht aktuale.

Te drejtat e autorit jane nje koncept teper i gjere, por une do doja te kufizoheshim ne drejtime konkrete; psh kopjimi i materialeve te ndryshme, si tekste, foto apo video, ndoshta edhe skripte a te ngjashme me to. Po le te perqendrohemi te tre te parat.

Kur merrni nje tekst, foto a video nga diku permendni gjithmone burimin?

Nese jo, pse?

E gjeni te drejte gjithmone qe te vendosni autorin, linkun nga eshte marre materiali apo emrin e medias ku eshte publikuar per here te pare?

Kam pare disa te thone se perderisa disa media nuk respektojne te drejtat tona, atehere dhe ne nuk kemi pse te respektojme te drejtat e tyre.

A mos valle te drejtat e autorit duhen respektuar vetem ne baze te reciprocitetit; apo apriori, pavarsisht se pala tjeter i respekton ato apo jo?

Sic e shihni ketu  jane shtruar me shume pyetje se sa jane dhene pergjigje- dhe kjo jo pa qellim.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#1 ne: 26-05-2009, 11:52:18
Zakonisht une postoj ne faqe vetem lajme qe kane te bejne me shqipetaret ne greqi ( e citoj burimin ), por nuk fsheh se postoj dhe artikuj te tjere qe kane te bejen me : EROS , PSIKOLOGJI , DASHURI etj etj..

Ne keto nuk e caktoj burimin pasi i marr neper faqe te tjera te cilet pretendojne se ato jane edhe origjinaliteti i ketij shkrimi .
Madje edhe revistat shqipetare nuk cilesojne se nga u mundesua ky shkrim dhe u perkthye ne shqip.
Ne keto rrethana nuk kam se si e gjej pronarin e vertete te ketij shkrimi, nese do e gjeja do shkruaja pshm :
Mare nga REVISTA AMERIKANE FUTJAKOT perkthyer per REVISTEN SHQIPTARE BJERITENEQES nga EMRI MBIEMRI

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 31-05-2009, 13:41:57
Jane disa portale te rinj lajmesh, te cileve nuk dua t'u permend emrat, qe as marrin fare mundimin te shkruajne nje shenim te vogel se nga vjen lajmi edhe se i kopjojne 100% ato.
Nje shembull per t'u ndjekur eshte SEtimes.com i cili permend edhe se ku eshte bazuar lajmi edhe se teksti eshte rishkruar nga redaktoret apo bashkpunetoret e faqes. Per mendimin tim ky eshte nje shembull profesionalizmi qe duhet marre per baze.

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#3 ne: 31-05-2009, 15:06:23
Tashme kemie dhe tynelin tone dhe duhet qe kjo te behet shembull per te drejten e autorit :P
Po Sala pse i ven copyright PD ne hyrje ne tynelit ? Ate nuk e beri ai por populli Shqipetar.
Peshku qelbet nga koka i thone nje fjale edhe ne rastin tone nuk funksionon asgje sipas ligjit , ska si te funksinoj interneti kur nuk ecen ne rregull realiteti jashte.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 31-05-2009, 15:31:52
Ehu sa larg shkon ti e ngaterrohesh pa qene e nevojshme.... :)