×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 24-07-2020, 15:49:16 »

Per te tere.
Postuar nga: InfoZ
« ne: 24-07-2020, 14:16:13 »

Vetem per ata qe punojne ne institucionet shteterore me sa di une.
Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 23-07-2020, 22:34:53 »

U ndalua ka 4 jave.
Postuar nga: erlehta
« ne: 20-07-2020, 07:23:46 »

E mira do të ishte, të ndalohej në gjithë botën. Kur sheh fëmijët, e ritheksoj fëmijët që flasin e bëjnë ato lëvizjet e duarve bohhhh , anormale dhe e padurueshme.
Postuar nga: M A X
« ne: 16-07-2020, 00:31:54 »

 

Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në bazë të së cilit, punonjësve federalë në SHBA do të ju ndalohej të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet qeveritare.

Komiteti i Sigurisë së Brendshme dhe Çështjeve Qeveritare do të marrë në shqyrtim projektligjin “Jo TikTok në pajisjet e qeverisë” më 22 korrik.

“Ky aplikacion është një rrezik i madh për sigurinë”, ka thënë senatori Hawley.

Disa agjenci amerikane që merren me çështje të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës tashmë u kanë ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin, i cili lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndalimin e aplikacioneve kineze përfshirë TikTok, duke thënë ky aplikacion ndan informacione me qeverinë kineze.

Ai ka thënë se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacionit.

Sipas një ligji kinez të vitit 2017, kompanitë kineze kanë një detyrim të mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën e inteligjencës kombëtare të Kinës./lapsi