×
Hyrja
Profili

Sfida ndaj Facebook, mbërrin Chime.in

Sfida ndaj Facebook, mbërrin Chime.in

· 4 · 881

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 21-10-2011, 14:36:50
Duke ofruar mundësinë e fitimit të parasë falë aktivitetit të tyre në rrjet të gjithë atyre që kalojnë kohën në rrjetet sociale, mund të krijohet kufiri i ri i web-it.

Quhet chime.in dhe është rrjeti i ri social i ideuar nga UberMedia,shoqëria amerikane është gati të sfidojë Facebook dhe të gjithë rrjetet e tjera sociale. Njësoj si rrjetet e tjera dhe Chime.in u lejon përdoruesve të saj të ndajnë foto,video,e tekste por ndryshe nga to do të ndajë me ta të ardhurat e reklamave,të ardhurat qe vijnë nga klikimet në reklamat e vëna në faqet e përdoruesve do të ndahen midis kompanisë dhe vetë përdoruesit.

Deri tani pjesa më e madhe e rrjeteve sociale kanë tentuar të kundërshtojnë mbizotërimin e Facebook duke ofruar avantazhe ose funksione më të përparuara.

Strategjia e Chime.in është shumë ndryshe,me anë të “revenue sharing” një instrument për ndarjen e të ardhurave nga reklamat,administratorët e rrjetit të ri social janë të bindur që do të tërheqin të regjistruar nga rrjeti i krijuar nga Mark Zuckerberg, sepse mendojnë që njerëzit do të kenë më shumë interes të harxhojnë kohën e tyre në këtë platformë duke fituar para sesa në ato konkurrente.

Për më tepër mundësia për të fituar para duhet të stimulojë krijimtarinë e përdoruesve të cilët do të mundohen të krijojnë profile gjithnjë e më interesant në mënyrë që të tërheqin klikime dhe reklama.

“Kjo është një goditje revolucionare për botën e mediave sociale” deklaron me entuziazëm Bill Gross, administratori i UberMedia. “Për herë të parë interesat e krijuesve të materialeve përputhen me interesat e rrjetit social që i publikon. Përdoruesit do të fitojnë dicka në këmbim të “punës” së tyre multimediale”.

Personazhet e famshëm dhe markat e mëdha
Ideja e Chime.in nuk është e re,prej kohësh You Tube përdor strategjinë e revenue sharing,duke shpërblyer përdoruesit që publikojnë materialet më popullor.

Gross është i bindur që oferta e parave do të përmirësojë cilësinë dhe aktivitetin e të regjistruarve në rrjetin social “kur ofrohen para mund të arrish një nivel cilësie e serioziteti që nuk e gjen kur në mes nuk janë paratë” thotë Gross.

Përfituesit nga strategjia e re e kësaj kompanie do të jenë dhe markat e mëdha ndërkombëtare që, sic thotë Gross,nuk kanë mundur të shfrytëzojnë ekonomikisht ndjekësit e shumtë që kanë në rrjete si Facebook apo Twitter.Këto marka pasi të kenë krijuar faqet e tyre në këtë rrjet,mund të shfrytëzojnë hapësirat publicitare të faqes ose duke reklamuar ofertat e tyre ose duke iu dhënë mundësinë të tjerëve të reklamojnë prodhimet e tyre.

“Personazhe të njohur,shtëpi prodhuese, show televiziv e shtëpi botuese do të kenë interes të krijojnë faqet e tyre në platformën tonë,” nënvizon Gross. “Në fakt ndryshe nga ajo që ndodh në Facebook, ata do të mundin të monetarizojnë materialet që publikojnë”.

(a.s/BalkanWeb)

  • Postime: 342
Dr0mAs
#1 ne: 21-10-2011, 15:40:26
kur e lexova shkrimin mu duk interesant, pasi persona qe sja kan haberin webit (ne kuptimin e punes). mund te krijojne faqe modeste me te ardhura te mira!
Por kjo sme pelqen... nje faqe qe konkuron fb dhe mund te lidhesh nga fb?

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#2 ne: 21-10-2011, 16:33:24
Duke pare dhe projekte te tjera si ajo e diaspora, besoj se jane "deshtime" pasi i vetmi rival ndaj Facebook mbetet Goolge+.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 21-10-2011, 16:52:26
UberMedia ka sjelle disa produkte teper te suksesshme ne fushen e mediave sociale. Aplikacioni i tyre per twitter qe aq i suksesshem sa shume po hynin ne Twitter me ane te ketij aplikacioni dhe jo nga Twitter.com
Ndaj dhe pati konflikt asokohe mes tyre. Une e provova mbreme kete sherbimin e ri dhe mund te them se me pelqeu goxha si pune dhe koncept. Mbase keto s'do jene Facebook-killer, por nje pjese te tregut mund ta marrin dhe kjo eshte ajo cfare keta kerkojne.