Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO - Zeri.tech

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO

Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO

· 1 · 508

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-01-2010, 01:09:45
Kohët e fundit kam parë maninë për të hapur blogje e për të shkruar me mendimin se do bëhemi milioner nëpërmjet internetit. Shumë prej personave qe hapin blogje, thjeshtë nisen nga disa tema që gjejnë nëpër forume ose nga disa artikuj që lexojnë në blogjet “How to make money”.

Ndoshta jan aq të rinj në botën e internetit saqë nuk e kuptojnë se ajo që bëjnë është thjeshte një humbje kohe. Gjithashtu shof që ka plasur mania e blogjeve informative (Tech, Informatik, etj) nga persona që nuk din të lidhin 2 rrjeshta HTML apo CSS. Kjo është me të ardhur keq, por ky është realiteti i hidhur i pseudo blogjeve Shqiptare. Pastaj dua të them që 90% e temave që shef në forume Webmasterash apo në blogje me përmbajtje të tillë janë të karakterit “Optimizo Faqen”, “Rritu në Google”, “Seo Plugin” e shumë të ngjashme.

Pyetja ime për të gjithë këto që shkruajnë artikuj është që ju i shkruani ato me u rëndit në Google apo me kënaqur lexuesit e faqes tuaj? I shkruani ato me marr 10-20 lexuesh nga Google apo me larguar ato 100 copë që keni?

JU SHKRUANI PER MAKINAT E KERKIMIT APO PER LEXUESIT TUAJ?

Un personalisht në Blogun tim i kushtoj më shumë rëndësi temave të shkruajtura, që të jen cilësore sesa shkrimeve që të rënditem lartë në Google. Mania e disave ose këshillat që shef janë që përdor sa më shumë meta keywords tënde në artikull. Kjo është dicka e mirë nga Seo edhe skandaloze për cilësinë e postimit. Ja të marrim një shembull. Un kam një Blog mbi Informatikën edhe keywordi im i parë është Informatika Shqiptare. Diku në forum kam lexuar që duhet ta përdor këtë Keyword sa më shumë në postimet e mia. Një ditë hap një temë mbi Gjëndjen në Shqipëri (edhe pse s’ka të bëj shumë me informatikën por është një temë që dua të prek në blogun tim) un për tu rënditur në Google e mbush artikullin me fjalen informatika shqiptare. E kush është përfundimi? Fitimi i 2-3 userave nga google që sapo lexojnë temën injorante largohen prap.

Mos harroni: Një Blog është po aq i mirë sa përmbajtja e tij.

Mendoni që blogje të suksesshëm si Techcrunk apo Smashing Magazin janë të pëlqyer sepse punojnë shumë në SEO? JO!!! Ato janë të pëlqyer nga materialet që kanë, nga përmbajtja e tyre. Fare mirë mund të kërkosh në Google disa keywords informatik e do shofësh në vendet e para mund të dalin edhe faqe që ti nuk i ke dëgjuar ndonjëherë e që kan materiale skandaloze. E ca fitojnë ato që zun vëndin e parë? Asgjë!!!

Thjeshtë un do të thoja që nëse ju tentoni të ngriheni në Google në një mënyrë shumë “posesive” do të thotë që blogu juaj nuk është aq i mirë sa duhet e keni frikë.

Kështu që përqëndrohuni njiher tek postimet që shkruani, tek zgjedhja e fjalëve edhe tek idetë e bukura, pastaj shihni SEO. Tani normalisht disa gjëra të vogla duhen bër për ta optimizuar faqen si instalimi i 1 apo 2 plugineve, XML Sitemap edhe linket që të jen Friendly për njerëzit e jo për makinat e kërkimit. Lërini postimet nëpër blogje si me fituar lek apo si me u rëndit në Google, shkruani dicka origjinale edhe atëher do e shihni që do të keni lexuar. Unë në blogun tim fare rradhë shkruaj tema si me u rëndit në Google ose jan disa teknika që ndoshta i shkruaj por që vet nuk i përdor.

Mos harroni, merrni vizitorët, knaqini ato edhe pastaj do shihni që SEO vjen automatikisht vet.

Burim dhe (c) http://www.romeolab.com/shkruaj-per-njerezit-jo-per-seo

Temat e fundit