×
Hyrja
Profili

Si do te jete interneti pas 10 vjeteve? [Profeci Webmasterash]

Si do te jete interneti pas 10 vjeteve? [Profeci Webmasterash]

· 17 · 1509

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-09-2010, 10:38:51
Le te bejme per pak profetet dhe te parashikojme, ose te tentojme te parashikojme, se ku do te jete interneti pas 10 vjeteve. Ose akoma me mire te bejme nje parashikim ne dy shkalle; ku e shohim internetin ne mesin e ketij dhjetevjecari, pra ne 2015 dhe kur ne fund te tij, ne vitin 2020, pra fiks pas 10 vitesh?

Disa pyetje qe mua me lindin tani per internetin e te ardhmes jane:
Cila/t do te jene te rejat me te medha, qe andej nga 2020 do te jene normale apo standarte te "Interneti-2020"?
Cfare nuk do te jete me nga interneti qe njohim sot?
Do te ekzistoje akoma Google, ose se paku do te jete po kaq i fuqishem sa sot?
Po Facebook do te jete akoma, apo se paku do te jete po kaq popullor sa sot?

Personalisht nuk mund te bej parashikime, sepse interneti eshte kaq shume dinamik sa vete s'mundem te jap nje mendim se cfare do te jete ne ne te pas 10 vjeteve.

Por nje gje mund ta them me siguri dhe ky ka te beje me ate qe sot po njihet me emrin "Real Time Internet". Interneti jo vetem pas 10 vjeteve, por qe ne 2-3 vitet ne vazhdim do te jete gjithmone e me i shpejte ne shperndarjen dhe konsumimin e informacionit. Por besoj se do duhen 10 vjet qe parametrat teknike ta bejme te mundshme qe interneti ne kohe reale te jete i gjithepranishem. Besoj se brenda ketyre 10 vjeteve interneti do te behet ashtu si TV, ku informacioni do te rrjedhe ne kohe reale, duke mos humbur gjithashtu dhe rendesia e atij informacioni te arshivuar.

10 vitet ne vazhdim do te jene dhe vitet e internetit inteligjent, web 3.0. Ne vitet ne vazhdim faqet e internetit do te jene vertete me inteligjente dhe do t'i paraprijne deshirave dhe nevojave te lundruesit. Por s'mund te thuhet se sa inteligjent do te jete interneti pas 10 viteve. Mbase me shume inteligjent se c'mund ta mendojme ne sot.

Jane te mirepritura dhe profeci te tjera.

  • Postime: 22
MrDen
#1 ne: 08-09-2010, 11:07:18
Pas 10 vjetve ???????????
Sdo kete internet fare :D
Te pakten jo me kete perkufizim qe ka interneti sot :)

  • Postime: 982
  • Gjinia: Mashkull
UrL
#2 ne: 08-09-2010, 11:17:08
Nese une do te kisha nje ide se cfare te reja mund te sjelle normalisht do inevesoja siper saj qe te me gjej te gateshem ai lloj "zhvillimi".

Google do ekzistoje dhe do jete serish me e fuqishmja . Per facebook nuk e di, por nese dikush nga kto firmat e medhaja ben dicka me te avancuar se facebook mund ta thyej goxha.

Facebook ne kundershtim me Google , ka bere shume "familje" te vuajne nga ana ekonomike.
Marrim shembullin tone te parin. Sa fitonit para 2 vjeteve? dhe sa fitoni sot? Eshte bere pothuajse monopole facebook. Vizitat neper faqet jashte Facebook jane kufizuar pasi FB ofron gjithcka. Kjo nuk eshte aspak ne favor te tyre sepse ka krijuar shume antipati. Diku lexova qe Kina do krijoj rrjet social te sajen dhe do ndaloj vizitoret kinez qe te vizitojne FB.

Por nese kjo ndodh dhe neper shtete te tjera athere facebook do marr nje goditje poshte mesit.
Google nga ana tjeter na ndihmon , duke filluar nga marketingu "ads, adwords" etj. Dhe keto jane pozitive per Google.

Le te shpresojme qe 'BALOT' te lene ushqim dhe per "MURROT"

  • Postime: 271
  • Gjinia: Mashkull
kokushta
#3 ne: 08-09-2010, 11:56:37
Ndoshta do fantazoj shume por mendoj qe interneti ne te ardhmen do te jete i aksesueshem nga te gjithe, shume me i shpejte, shume me i shpejte. Besoj qe teknologjia do te ofroje pajisje te cilat mjaftojne te jene ne internet dhe cdo sherbim do te jete i hostuar dhe me abonime, pra nuk do te kete nevoje per shkarkime programesh ne pajisjen tuaj. Duke qene qe efekti globalizimit sa vjen edhe rritet, po mendoj qe shume sherbime te ngjashme do shkrihen ne nje te madh dhe te fuqishem.. hm tani qe po e mendoj - kjo e fundit nuk duket gje fort e mire.. Do kemi biblioteka te medha online dhe do mund te lexojme cdo liber ne format elekronik. Do te bejme takimet dhe marreveshjet online duke patur mundesin te firmosim tek pajisja qe ekrani do funksionoje dhe si skaner.
hm.. e humba me duket :)

  • Postime: 22
MrDen
#4 ne: 08-09-2010, 12:14:27
Un mendoj se edhe Blogosfera do kete nje teposhte brenda 4-5 viteve. Pse ? Sepse blogjet do shtohen aq shume, sa cdo kush do kete nje te tille per vete, e si rrjedhoje do behen aq shume sa do humbi interresi. Pervec wikipedias te gjitha faqet e tjera do detyrohen te ndryshojne strategji si rrjedhoje e mbipopullimit dhe kerkeses per cilesi ....

  • Postime: 57
  • Gjinia: Mashkull
3ndrit
#5 ne: 08-09-2010, 14:12:38
Ju theme diqka qe sdo perdore kerkush PC..

Gjithe do perdorin Telefona Wireless ose me Laptop shume te Vegjel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 08-09-2010, 16:02:47
Ju theme diqka qe sdo perdore kerkush PC..

Gjithe do perdorin Telefona Wireless ose me Laptop shume te Vegjel

Profeci per internetin jo per zhvillimin teknologjik te pajisjeve qe lidhen me internetin. Sdq, ide interesante keto te tuat.

  • Postime: 110
html master
#7 ne: 08-09-2010, 19:45:12
Brenda dhjete vjeteve do te kemi webin semantik http://en.wikipedia.org/wiki/Semantic_Web

  • Postime: 229
Epoka X
#8 ne: 09-09-2010, 13:28:48
Google e Facebook do jene faqe te rangut dytesor pas 10 vitesh....

  • Postime: 556
  • Gjinia: Mashkull
Smiba
#9 ne: 09-09-2010, 23:02:22
Ne rradhe te pare do thoja qe si teme eshte shum interesante dhe shpresoj qe te jete ketu dhe pas 10 vitesh qe neve ta shikojme se qfar mendonim dhe qfar u be.

Deri tani interneti ka qen ne zhvillim te vazhdueshem dhe te gjith jemi ne dijeni se sa ka ndryshuar ne keto 10 vite dhe sidomos keto 5 vitet e fundit dhe eshte e qarte se 5 apo 10 vitet e ardhshme do ket ndryshim edhe me rrenjesore.
Deri tani interneti kryesisht ka qen nje mjet argetimi per te kaluar kohen, chatur, pirateri, etj. Ndersa tani ai po shnderrohet ne diqka te demosdoshme dhe shum funksionale.
Qdo dite mund te degjoni ne lajme, gazeta, internet per perdorime te reja qe po i behen internetit, prendaj un mendoj qe interneti pas 10 vitesh do behet gjeja kryesore qe do ndikoje ne jeten tone, prandaj do ju jap disa fantazi te mija se si un e mendoj ate pas 10 vitesh:
Frigoriferi yne do jete nje kompjuter qe kontrollon sasin e gjerave qe ka brenda dhe sapo nje artikull te jete ne mbarim ta porosise automatikisht me ane te internetit tek dyqani dhe postieri te na i bjere tek shtepija.
Mjeku yne do kontaktohet me ane te internetit dhe ai mund te na vizitoje direkt me ane te kameras se pc duke arritur me ane te teknologjise te shohe gjithqa si ne nje vizit qe bejme sot normalish dhe pastaj te na dergoje ilaqet ne shtepi, (nje gje e ngjashme po testohet tashme ne disa zona malore te Italise ku ka pak popullesi dhe farmacite jan nje kompjuter qe te lidhin me nje doktor me ane te internetit).
Me pak fjale shtepija jone do jete nje kompjuter i lidhur me ane te internetit qe do funksionoje pothuajse automatikisht, pra qdo gje do jete e lidhur ne rrjet dhe mund te kontrollohet ne distance.

Sa per koloset e tanishem te internetit, google, fecebook, yahoo, etj mendoj qe ndonjeri dhe do deshtoje por ne pergjithesi do jen akoma lider te internetit pasi ato jan te paret qe do investojne ne qdo ndryshim te mundeshem ne internet.

  • Postime: 28
  • Gjinia: Mashkull
Edi90
#10 ne: 10-09-2010, 11:35:28
Une mendoj se pas 10 vjetesh interneti do perparoje shume sidomos ne Shqiperi. AKEP me siguri do beje automatik regjistrimin e .al duke e renditur shqiperine krahas superfuqive boterore sic jane Somailia, Zimbabwe dhe Afganistani.

  • Postime: 229
Epoka X
#11 ne: 18-09-2010, 01:37:56
Une jam i mendimit se brenda ketyre 10 viteve roli web-it do te bjere shume.
Ne do perdorim me shume apps te ndryshem qe do te realizojne detyra te ndryshme...

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 20-12-2010, 01:48:15
Duke pare ardhjen e shpejte te Chrome OS mendoj se pas 5-10 vjeteve Windows OS do te jete dicka qe do te shihet si relike. Se kam te qarte se cfare do te bejne fanatiket  partizane te Linux-it pastaj? :D

  • Postime: 118
  • Gjinia: Mashkull
Alb4nian
#13 ne: 20-12-2010, 03:39:00
Parasegjithash do te doja te thoja ato gjera te cilat un ne fakt dua te behen deri ne dekaden e ardhshme, shpejtesia e internetit te rritet pertej mundesive qe jan tani, gjithcka te funksionoje me wireless super te shpejte qe transmetohet nga disa antena te medha periferike ashtu sic funksionojne tani rrjetet e telefonave celular, kabllot neper shtepi duhet te jen pjese e te kaluares ashtu sikurse ring ring telefonat e dikurshem.

Perfundimisht te shfaqet nje sistem operativ i cili do te linte mbrapa mundimet dhe lodhjet qe na shkaktojne sistemet operative te kohes se sotme.

Por perfundimisht nuk shoh zhdukje te google ose facebook sepse sic e kishte theksuar edhe dikush me lart keto do te jen te paret qe do te investojne ne gjithcka qe shpiket te pakten 10 vitet e ardhshme, jemi vet deshmitare se nuk mund ti shmangemi nevojes per google atehere kur ngelim ne rrug pa fund, dhe se facebook po evoulon cdo dite duke permisuar gjithcka dhe duke sjelle cdo sherbim qe ka ne perfeksion (mos te hy ne hollesi te theksoj se per cka na sherben facebook sepse nuk do na lejonte as limiti i shkronjave per nje postim.)


Kaq sa i perket temes si do jete Interneti pas 10 vjeteve.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 02-06-2011, 17:13:16
Duke pare prezantimin e Windows 8 nga Microsoft dhe duke ndjekur trendet e fundit ne boten e OS-ve, kompjuterave e Smartphone-ve, mendoj se dhe menyra si ne do te jemi ne internet do te ndryshoje dukshem. Besoj se do t'i ngjaje gjithmon e me shume menyres qe sot ka filluar te perdoret ne telefonat celulare. Pra gati cdo gje ne nje kompjuter do te realizohet me ane te gishtave ne ekrane touchscreen. Ndoshta qe nga 2015, por me siguri ne 2020 mausi do te jete i panevojshem.

Building "Windows 8" - Video #1

  • Postime: 1159
  • Gjinia: Mashkull
Dardan.
#15 ne: 02-06-2011, 18:12:21
Ju theme diqka qe sdo perdore kerkush PC..

Gjithe do perdorin Telefona Wireless ose me Laptop shume te Vegjel

hahhahaha, qesha me ket, se un sperdor PC kam iPhone dhe nje laptop te vogel, mu si the ti ;P

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 04-06-2011, 16:32:22
Edhe Techcrunch ka nje artikull per fundin e pritshem te "miut" http://techcrunch.com/2011/06/03/windows-ate-the-mouse/
 

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 05-06-2020, 23:00:40
nga InfoZ
Interneti dhe rrjetet sociale në Shqipëri, si një instrument i qeverisë

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 30-05-2020, 16:21:22
nga M A X
Si te kemi nje jete te shendetshme?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 22:04:43
nga M A X
Si te kemi fat ne jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 17:48:47
nga M A X
Si te shpetojme nje jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:13:44
nga InfoZ